CENTELLIAN24+ 360º Shot PDRN Lifting Eye cream
CENTELLIAN24+ 360º Shot PDRN Lifting Eye cream
Ju prezantojmë CENTELLIAN24+ 360º Shot PDRN Lifting Eye Cream, një krem i avancuar për zonën e syve që vepron në mënyrë 360°, duke targetuar njëkohësisht rrudhat, ënjtjet, rrathët e zinj dhe humbjen e elasticitetit. Formula e tij përmban kompleksin TECA™ + Multi-Molecule PDRN™ Complex, një kombinim i fuqishëm i cili ndihmon në rigjenerimin dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës në thellësi, si edhe në qetësimin e saj. Nga ana tjetër, përbërësit si niacinamide, ceramide dhe antioksidantë ndihmojnë në njëtrajtësimin e tonit, forcimin e barrierës së lëkurës dhe mbrojtjen ndaj faktorëve të jashtëm. Por nuk mbaron me kaq! Falë formulimit me retinol të trefishtë, kremi vepron në nivele të ndryshme të lëkurës për të lëmuar linjat e imëta dhe rrudhat më të thella, duke përmirësuar dukshëm zonën e syve por pa e irrituar atë. Tekstura e tij unike me efekt “thread-like collagen”, krijon një efekt "lifting të menjëhershëm", duke e bërë zonën e syve të duket më e freskët, tonifikuar, hidratuar dhe dukshëm më rinore.
Çfarë bën këtë produkt të veçantë
-
Lifting dhe tonifikim i gjithë zonës së syve
-
Redukton rrudhat, vijat e imëta dhe “crow’s feet” (rrudhat anash zonës së syve)
-
Zbeh ënjtjet dhe rrathët e zinj
-
Rrit elasticitetin dhe densitetin e lëkurës
- Hidraton dhe forcon barrierën mbrojtëse
Formula është e testuar dermatologjikisht dhe e përshtatshme për zonën delikate të syve.
Nuk përmban përbërës agresivë dhe është e dizajnuar për përdorim të përditshëm.
30ml
Përdorimi
Pas serumit, aplikoni një sasi të vogël në zonën rreth syve.
Përhapeni butësisht me lëvizje lifting (nga brenda jashtë) derisa të përthithet. Përdoret vetëm në mbrëmje.
Përbëresit
Përbërësit "magjik"
TECA (Centella Asiatica e pastruar), PDRN (Sodium DNA), Triple Retinol Complex, Niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Octyldodecanol, Cocoglycerides, Cetearyl Alcohol, Niacinamide, Polyglyceryl-6 Distearate, Jojoba Esters, Glyceryl Stearate, Polyglyceryl-3 Stearate, Sorbitan Stearate, Centella Asiatica Extract, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Sodium DNA, Hydroxypinacolone Retinoate, Retinol, Retinyl Palmitate, Retinal, Hydrolyzed Extensin, Tremella Fuciformis Extract, Ascorbic Acid, Glutathione, Ceramide NP, Ceramide AP, Ceramide NS, Ceramide EOP, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Arginine, Carbomer, Vinyl Dimethicone, Hydrogenated Lecithin, Cetyl Alcohol, Polyglyceryl-3 Beeswax, Sodium Polyacrylate, Xanthan Gum, Polyglyceryl-4 Oleate, Polyacrylate-13, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Hydrogenated Polyisobutene, Disodium EDTA, Stearic Acid, Polyglyceryl-10 Laurate, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Ethylhexyl Palmitate, Sorbitan Isostearate, Dimethyl Isosorbide, Beta-Glucan, Tocopherol, Ethoxydiglycol, Dipropylene Glycol, Lecithin, Dextrin, Polysorbate 20, Maltodextrin, Portulaca Oleracea Extract, Colloidal Calla Extract, Caprylic/Capric Triglyceride, Coffee Seed Extract, Vitis Vinifera (Grape) Seed Extract, Houttuynia Cordata Extract, 2,3-Butanediol, Saccharomyces/Oryza Sativa Ferment Filtrate, Phytosterols, Cholesterol, Caviar Extract, Angelica Gigas Root Extract, Propolis Extract, Pearl Extract, Black Ginseng Extract, Rosa Damascena Flower Extract, Tuber Melanosporum Extract, Arginine/Lysine Polypeptide, Citronellol, Linalool, Limonene, Fragrance (Parfum)
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
CENTELLIAN24+ 360° Shot PDRN Active Serum
CENTELLIAN24+ 360° Shot PDRN Active Serum
Nëse dëshironi një përmirësim të vërtetë 360°, ju prezantojmë serumin revolucionar CENTELLIAN24+ 360° Shot PDRN Active Serum, i cili transformon lëkurën brenda një jave! Me një formulë të avancuar dhe inovative, ky serum vepron në të gjitha shtresat e lëkurës, duke nxitur prodhimin e kolagjenit, reduktuar shenjat e moshës dhe rritur elasticitetin. Me vetëm një aplikim, formula e tij depërton deri në dhjetë shtresa të lëkurës dhe përmban përbërësin më të përfolur Hyper PDRN (sp*rmën e salmonit). Një përbërës i vlerësuar për aftësitë e saj rigjeneruese dhe efektin e fuqishëm anti-rrudhë. Në kombinim me kolagjenin, PDRN fuqizon sintezën e kolagjenit dhe rikthen elasticitetin e lëkurës, duke zbutur dukshëm shenjat e lodhjes dhe rrudhat e imëta. Por nuk mbaron me kaq! Përveç efektit të tij të menjëhershëm, ky serum krijon një barrierë të fuqishme mbrojtëse, e cila siguron elasticitet dhe hidratim të qëndrueshëm për 24 orë falë përmbajtjes me kolagjen dhe elastinë të hidralizuar. Formula e tij inovative ndihmon gjithashtu në riparimin e barrierës së dëmtuar të lëkurës, duke e bërë atë më të fortë dhe më rezistente ndaj faktorëve të jashtëm. I krijuar për të synuar gjashtë zonat kyçe të fytyrës që preken më shumë nga shenjat e moshës si: balli, zona rreth syve, faqet, konturin e buzëve, rrudhat nasolabiale dhe zonën poshtë mjekrës, ky serum ofron një efekt lifting të fuqishëm, duke ndihmuar në forcimin dhe ngritjen e kontureve të fytyrës. Me përdorimin e këtij serumi, lëkura do të fitojë elasticitet të përmirësuar dhe një pamje më të freskët dhe rinore.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sugjerohet të përdoret çdo ditë në mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PDNR, kolagjen, elastinë të hidralizuar
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Polyglycerin3, Methyl Gluceth-20, 1,2-Hexanediol, Nia cinamide, Methylpropanediol, Butylene Gly col, Pichia Ferment Lysate Filtrate, Xylityglu coside, xylitol, Hydrolyzed Collagen extract, Sodium Hyaluronate, Theobroma Cacao (Co coa) Extract, Rosa Damascena Flower Water, Rosa Damascena Flower Oil, Hydrolyzed Col lagen, Panax Ginseng Berry Extract, Malus Domestica Fruit Cell Culture Extract, Gyno stemma Pentaphyllum Leaf/Stem Extract, Co llagen Amino Acids, Tillandsia Usneoides Ex tract, Collagen Extract, Aspergillus Ferment, Swiftlet Nest Extract, Propanediol, Anhydro xylitol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Cro sspolymer, Polyglyceryl-10 Laurate, Glyceryl Polyacrylate, Tromethamine, Sodium DNA, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Adenosine, C 12-13 Alketh-3, Dextrin, Sodium Phytate, Be ta-Glucan, Palmitoyl Tripeptide-5, Tocophe rol, Glycosaminoglycans, Hydrolyzed Elastin, Ethyl Hexanediol, Fragrance (Parfum), Limonene
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.

