

ANUA Niacinamide 10%+TXA 4% Dark Spot Correcting Serum
ANUA Niacinamide 10%+TXA 4% Dark Spot Correcting Serum
Nëse hiperpigmentimi dhe shenjat e akneve janë kthyer në shqetësimin tuaj më të madh, atëherë ANUA Niacinamide 10% + TXA 4% Dark Spot Correcting Serum është zgjedhja ideale për ju. Ky serum i avancuar është formuluar me 10% niacinamide, një formë e fuqishme e vitaminës B3, e cila ndihmon në ndërtimin e proteinave të lëkurës dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të saj. Niacinamidet janë të njohura si edhe për aftësinë e tyre në tkurrjen e poreve, trajtimin e hiperpigmentimit post-akne dhe nxitjen e prodhimit të kolagjenit, duke krijuar një shtresë lipidike që ruan lagështinë e lëkurës dhe përmirëson elasticitetin e saj. Por, nuk mbaron me kaq! Serumi gjithashtu përmban 4% TXA dhe 2% arbutin, një kombinim i fuqishëm për trajtimin e akneve të inflamuara dhe cicatriceve. Gjithashtu, kjo trini e fuqishme përbërësish redukton mbiprodhimin e melaninës, duke zbehur njollat kafe dhe shenjat e moshës, si dhe ndihmon në kontrollin e sebumit të tepërt, i cili shpesh shkakton pika të bardha apo dhjamore në lëkurë. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë më sensitive, duke siguruar një trajtim të plotë dhe efektiv për një lëkurë më të shëndetshme dhe plot shkëlqim.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Niainamide 10%, TXA 4%, 2% arbutin
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Niacinamide, Tranexamic Acid, Butylene Glycol, Diethoxyethyl Succinate, 1,2-Hexanediol, Arbutin, Sodium Hyaluronate, Alpha-Arbutin, Coccinia Indica Fruit Extract, Eclipta Prostrata Extract, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Prunus Persica (Peach) Flower Extract, Camellia Sinensis Seed Oil, Yeast Ferment Extract, Centella Asiatica Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Hyaluronic Acid, Pentylene Glycol, Betaine Salicylate, Sucrose Palmitate, Hydrogenated Lecithin, Gellan Gum, Sodium Phytate, Cellulose, Caprylic/Capric Triglyceride, Panthenol, Cyanocobalamin, Polyglutamic Acid, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Ceramide NP, Dextrin, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Xanthan Gum
Marka
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.


CENTELLIAN24+ Madeca Derma Revitalizing Serum
CENTELLIAN24+ Madeca Derma Revitalizing Serum
Dëshironi të riktheni shkëlqimin rinor dhe butësinë e lëkurës? Centellian24+ Madeca Derma Revitalizing Serum është zgjidhja ideale për të luftuar shenjat e moshës dhe për të dhuruar një pamje të freskët dhe të rigjallëruar. Me një teksturë të lehtë dhe përthithje të shpejtë, ky serum vepron në thellësi për të hidratuar, forcuar dhe riparuar lëkurën, duke e bërë atë të ndjehet e butë si mëndafsh dhe e mbrojtur nga faktorët e jashtëm. Formula e tij e avancuar bazohet në TECA Complex™, një kompleks ekskluziv i zhvilluar nga Dongkook Pharmaceutical Co., i nxjerrë me kujdes nga Centella Asiatica, një bimë e njohur për vetitë e saj të jashtëzakonshme rigjeneruese. Ky kompleks jo vetëm që qetëson dhe riparon lëkurën, por edhe forcon barrierën mbrojtëse, duke ndihmuar në reduktimin e irritimeve dhe forcimin e elasticitetit. Nga ana tjetër, për më shumë hidratim dhe ushqim, serumi është i pasur me një shtresë të trefishtë të acidit hialuronik dhe kolagjen detar, të cilët bashkëpunojnë së bashku për të rritur lagështinë në shtresat më të thella të lëkurës, duke e lënë atë të plotë, të fortë dhe të rinuar. Me aplikimin e rregullt, vijat e holla dhe rrudhat do të zbehen gradualisht, duke ju dhuruar një pamje të freskët dhe rrezatuese. I përshtatshëm për lëkurë të thatë dhe për atë mature. Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me:CENTELLIAN24+ Madeca Derma Revitalizing Cream.
Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
TECA Complex™, acid hialuronik, kolagjen detar,
Lista e plotë e përbërësve
Centela Aslatica Extract, Glycerin, Butylene G lycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogen oled Lecithin, Niacinamide, Pentylene Glycol, Proponediol, Water, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Asiaticoside, Madecassic Acid, Phenoxyeihanol, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Diphenyl Di methicone, Asialic Acid, Triethylhexanoin, Acr ylates/CI0-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, P yrus Malus (Apple) Fruit Water, Tromethamine, Ammonium Acryloy|dimethylfaurate/Beheneth-25Methacrylate Crosspolymer, Sodium Polya crylate, PEG-14M, Inulin Lauryl Carbamate, A denosine Disodium EDTA, Xanthan Gum, Qtrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Heli anthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Oled Eur opaea (Olive) Fruit Oil, Pelargonium Graveole ns Flower Ol, Cirus Aurantium Dulcis (Orange) Oil, Citrus Grandis (Grapefruit) Peel Oil, Silica, Lavandula Angustifia (Lavender) Oil, Canang a Odorata Flower Oil, Cedrus Atlantica Bark Oi. Rosa Damascena Flower Oil, Copaifera O fficinalis (Balsam Copaiba) Resin, Jasminum O ficinale (Jasmine) Ol, Artemisia Absinthium Ex tract, Rose Flower Oi, Ferula Galbanifua (Gal banum) Resin Oil, Thuja Occidentalis Leaf Of, Sodium Hyaluronate, Polyglutamic Acid, Hydr olyzed Hyaluronic Acid, Ethylhexyl Palmitate, Hydrolyzed Collagen, Slica Dimethyl Silylate, Asparagus Officinolis Stem Extract, Carbomer, Caprylyl Glycol, Calcium Gluconale, Gluconol actone, Polysorbate 20, Potassium Sorbate, Sodium Benzoale, Hexylene Glycol, Palitoy Tripeptide 5, Palmiloy Tripeptide-1, Polnitoyl Tetrapepiide 7
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.

Dr. ALTHEA Gentle Retinol Serum
Dr. ALTHEA Gentle Retinol Serum
Nëse përdorni serumin e mëngjesit Dr. ALTHEA Vitamin C Boosting Serum, atëherë do të adhuroni edhe partnerin e tij ideal për rutinën e darkës:Dr. ALTHEA Gentle Retinol Serum. Ky serum është i formuluar me 0.1% retinol të pastër (vitaminë A), një përbërës i fuqishëm kundër shenjave të plakjes, që ndihmon në zbutjen e linjave të imta dhe rrudhave më të theksuara, duke rikthyer elasticitetin dhe vitalitetin e lëkurës. Fuqia e tij përforcohet më tej nga Bakuchiol-i, një përbërës bimor me veti të ngjashme me retinolin, i cili stimulon rigjenerimin qelizor dhe ndihmon në përmirësimin e tonit dhe strukturës së lëkurës. Përbërja e pasur e këtij serumi i ofron lëkurës një kujdes të gjithanshëm falë pranisë së Panthenolit (vitamina B5), që përshpejton shërimin dhe forcon barrierën natyrale mbrojtëse, si dhe lëngut të betulës, i cili është i pasur me vitamina, minerale dhe acide organike dhe vepron në mënyrë ushqyese, tonifikuese dhe zbutëse. Vaji i sojës, nga ana tjetër, ofron mbrojtje anti-inflamatore dhe antioksiduese, duke ndihmuar në rikthimin e lagështirës dhe në reduktimin e dëmtimeve të shkaktuara nga rrezatimi UV. Për të garantuar qetësim të menjëhershëm dhe mbrojtje të lëkurës së ndjeshme, formula është pasuruar me kompleksin bimor Blue Complex-HR, që përfshin ekstrakte nga zambaku blu, livanda, kamomili, sherebela dhe lule gruri. Për më tepër, serumi përmban edhe Allantoin, përbërës me veti zbutëse dhe rigjeneruese për epidermën, si dhe Tokoferol (vitamina E), që parandalon tharjen dhe ndihmon në rikthimin e balancës lipidike. Konsistenca e tij është e lehtë, jo ngjitëse dhe përthithet menjëherë nga lëkura, duke e bërë ideal për këdo që dëshiron të nisë përdorimin e retinolit me një përqindje të ulët, por efektive dhe të sigurt për përdorim të përditshëm.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
0.1% Retinol, Bakuchiol, Panthenol (vitamina B5), Lëng i betulës Vaj i sojës, Blue Complex-HR, Allantoin,Tokoferol (vitamina E)
Lista e plotë e përbërësve
Polyacrylate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Sodium Acrylates/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Retinol, Bakuchiol, Polyisobutene, Allantoin, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Sorbitan Isostearate, PVM/MA Copolymer, Sorbitan Oleate, Caprylyl/Capryl Glucoside, Hyacinthus Orientalis (Hyacinth)Extract, Borago Officinalis Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Centaurea Cyanus Flower Extract, Salvia Sclarea (Clary) Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, Tocopherol, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin
Marka

MAKEP:REM Safe Me. Relief Moisture Green Ampoule
MAKEP:REM Safe Me. Relief Moisture Green Ampoule
MAKEP:REM Safe Me. Relief Moisture Green Ampoule është një serum inovativ në trajtë ampule i cili siguron hidratim të thellë dhe ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës. Ky produkt përmban propolis jeshil brazilian, një përbërës i njohur për vetitë e tij të fuqishme anti-inflamatore dhe rigjeneruese. Propolisi kontribuon në qetësimin e irritimeve dhe reduktimin e inflamacionit të lëkurës. Përveç kësaj, serumi është i pasur me agjentë natyralë hidratues, të cilët ruajnë lagështinë në lëkurë, duke parandaluar tharjen dhe duke promovuar një pamje të lëmuar dhe elastike. Formulimi përmban gjithashtu 18 përbërës të sigurt të certifikuar nga EWG, të cilët janë të njohur për efektet e tyre të dobishme dhe sigurinë në përdorim. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, ky serum është zgjidhja perfekte për ata që kërkojnë një produkt të butë dhe efektiv, që mbron lëkurën nga faktorët e jashtëm, ofron qetësim dhe siguron një hidratim të qëndrueshëm.
Sugjerohet për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht asaj me tendencë akneike dhe sensitive.
*50ml
Përdorimi
Në rutinën tuaj të mbrëmjes, pasi të keni pastruar lëkurën dhe aplikuar tonerin dhe esencën, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
propolis jeshil brazilian,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Propanediol, Glycereth-26, 1,2-Hexanediol, Cetyl Ethylhexanoate, Propolis Extract, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Caprylyl Glycol, Glyceryl Stearate, Tromethamine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Carbomer, Citric Acid, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Butylene Glycol
Marka
Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.