

NEOGEN DERMALOGY Real Polish White Rice & Sugar
NEOGEN DERMALOGY Real Polish White Rice & Sugar
Dëshironi të keni një lëkurë të pastër, të butë dhe të shëndetshme? Tashmë është e mundur falë NEOGEN DERMALOGY Real Polish White Rice & Sugar. Ky scrub nga vetë emri që ka, është i formuluar me ekstrakte të kokrrizave të orizit Icheon i cili bën të mundur njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe zbehjen e njollave kafe, dhe përmbajtjes me kokrrizat e sheqerit të cilat bëjnë të mundur eksfolimin e lëkurës, duke larguar papastërtitë e grumbulluara në pore si edhe pikat e zeza. Nga ana tjetër formulimi me vajin esencial të pemës Vitamin Tree, do t'i ofrojë lëkurës hidratim të thellë dhe shumë qetësim. Ndërsa përmbajtja me vitaminë E dhe glutathione do të forcojë barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke i ofruar kësaj të fundit një pamje plot shkëlqim!
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale.
*100gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, në lëkurë të thatë aplikoni scrub-in duke e masazhuar butësisht derisa të largojë qelizat e vdekura dhe papastërtitë. Më pas e shpëlani me ujë të vakët.
*Sigurohuni që ta përdorni vetëm në duar dhe fytyrë plotësisht të thatë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt vaji nga pema Vitamin Tree, glutathione, ekstrakte orizi Icheon, sheqer
Lista e plotë e përbërësve
Glycerin, Sucrose, Capylic/Capric Triglyceride, Dicapylyl Carbonate, Polyglyceryl-4 Caprate, Euphorbia Cerifera (Candelilla) Wax, Disteardimonium Hectorite, Xylose, Water, Oryza Sativa (Rice) Extract, Glutathione, Hippophae Rhamnoides Oil, Zinc Oxide, Sodium Polyacryloyidimethyl Taurate, Hydroxyacetophenone, Dipropylene Glycol, Caprylyl Glycol, Hydrogenated Polydecene, Ethyl hexylglycerin, Viola Odorata Flovver/Leaf Extract, Hedera Helix (Ivy) Leaf/Stem Extract, Pimpinella Anisum (Anise) Fruit Extract, Maltodextrin, Vanilla Planifolia Fruit Extract, Tridaeth-10, Musa Sapientum (Banana) Fruit Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

JUMISO All Day Vitamin Brightening & Balancing Facial Serum
JUMISO All Day Vitamin Brightening & Balancing Facial Serum
JUMISO All Day Vitamin Brightening & Balancing Facial Serum është versioni i ri dhe i përmirësuar i serumit JUMISO Drop The Vita C Serum. I formuluar me të gjithë llojet e antioksidantëve, ky serum do të ushqejë dhe hidratojë thellësisht lëkurën tuaj. Përmban një kompleks vitaminash, si: A, B, D, E, K si dhe vitaminë C, për të ofruar njëtrajtësim të tonit të lëkurës. Nga ana tjetër formulimi me 86.14% ekstrakt Vitamin Tree një përbërës anti-inflamator dhe antioksidues së bashku me 20.000 ppm Niacinamide do t'ju ndihmojnë në zbehjen e hiperpigmentimit dhe lëmimin e vijave të holla dhe rrudhave. Lëkurën do e ndjeni gjithmonë të hidratuar falë përmbajtjes me acid hialuronik. Ndërsa ekstrakti i bimës centella asiatica dhe ekstrakti i lules së kamomilit (Matricaria), do t'ju ndihmojë në trajtimin dhe kurimin e akneve për të pasur një lëkurë më të shëndetshme se kurrë më parë. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës. Një mrekulli brenda një shisheje!
*30ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
acid hialuronik, ekstrakt të bimës centella asiatica, ekstrakt i lules së kamomilit (Matricaria), ekstrakt Vitamin Tree.
Lista e plotë e përbërësve
Marka
JUMISO është një filial i markës HELLOSKIN që ofron të gjitha llojet e maskave qetësuese dhe produkteve hidratuese të kujdesit të lëkurës, të cilat rinovojnë dhe ushqejnë lëkurën. Marka e ka marrë emrin nga fjalët koreane "ju", që do të thotë "të japësh" dhe "miso", që do të thotë "buzëqeshje" - emri i markës është mishërimi i përsosur i ndikimeve pozitive që kanë produktet e tyre dhe shërbimi ndaj klientit. Duke i dhënë përparësi kënaqësisë së klientit mbi të gjitha, kjo është një markë ku mund të gjeni produkte adresuar hiperpigmentimit, shenjave të moshës, mungesës së hidratimit si edhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë përbërësish të provuar dhe të testuar si vitamina C, ekstrakti centella asiatica apo sekrecioni i filtruar i kërmillit, JUMISO ka arritur të krijojë formula të krijuara me mjeshtëri që i japin lëkurës tuaj një gjallëri krejtësisht të re. Ofrojini lëkurës shkëlqimin që meriton.

BENTON Let's Carrot Moisture Cream
BENTON Let's Carrot Moisture Cream
BENTON Let’s Carrot Moisture Cream është një krem hidratues, pjesë e linjës me ekstrakt karrote nga marka BENTON! Ekstrakti i karrotës është një përbërës i shkëlqyer, pasi përmban beta-karoten, të cilën trupi e shndërron në vitaminë A. Kjo e fundit ndihmon në lëmimin e shenjave të moshës për një lëkurë më të butë dhe me më shumë shkëlqim. Kremi përthithet lehtësisht nga lëkura, duke mos e lënë aspak ndjesinë e ngjitjes. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës madje dhe për atë të irrituar dhe sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*50gr
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
ekstrakt karrote, vaj farash, beta-karoten, lycopene, tokoferoli
Lista e plotë e përbërësve
Aqua (Water), Dipropylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Water, Glycerin, Arachidyl Alcohol, Ethylhexyl Palmitate, Cetearyl Alcohol, 1,2-Hexanediol, Behenyl Alcohol, Panthenol, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Arachidyl Glucoside, Sorbitan Olivate, Glyceryl Caprylate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Helianthus annuus (Sunflower) Seed Oil, Propanediol, Pentylene Glycol, Canola Oil, Sodium PCA, Sodium Gluconate, Glycine Soja (Soybean) Oil, Dipotassium Glycyrrhizate, Butylene Glycol, Glucose, Tocopheryl Acetate, Allantoin, Hydrogenated Lecithin, Daucus Carota Sativa (Carrot) Seed Oil(100ppm), Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Santalum Album (Sandalwood) Oil, Camellia Japonica Flower Extract, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract(66ppm), Sodium Hyaluronate, Bixa Orellana Seed Oil, Phytosteryl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Beta-Carotene, Ceramide NP, Tocopherol
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

MIZON Collagen Set
3,000.00 ALL
Çmimi për njesi perMIZON Collagen Set
3,000.00 ALL
Çmimi për njesi perNëse dëshironi t'i riktheni lëkurës tuaj shkëlqimin e humbur prej vitesh, MIZON Collagen Set është zgjidhja e duhur! E renditur si linja "BESTSELLER", mbetet nga më të preferuarat ndër vite për vetitë e saj rigjeneruese, hidratuese dhe kundër shenjave të moshës. Seti është i përbërë nga këto produkte:
MIZON Collagen Power Firming Eye Cream
Zbutni dhe rigjeneroni sytë tuaj me kremin forcues të syve MIZON Collagen Power Firming Eye Cream, një formulë kundër plakjes e krijuar posaçërisht për të trajtuar zonën delikate rreth syve. I formuluar me tripeptid bakri-1 dhe 42% të kolagjenit detar shumë të përqendruar, ky kremi i syve krijon një shtresë hidratuese dhe forcues për të ndihmuar në reduktimin e shfaqjes së rrudhave rreth syve. Hidraton efektivisht dhe përmirëson elasticitetin, përmban një përzierje të vajit organik të arganit, adenozinës dhe acidit hialuronik për të ushqyer thellësisht, duke promovuar lëkurën më të lëmuar dhe të rigjeneruar. Nëse keni problematikë me vijat e theksuara të moshës, sugjerohet të përdoret me maskat e linjës: MIZON Collagen Eye Gel Patch!
*10ml
MIZON Collagen Power Lifting Emulsion
MIZON Collagen Power Lifting Emulsion, pjesë e linjës: Collagen Power, është i formuluar për të rikthyer shëndetin, forcën dhe shkëlqimin e lëkurës me cilësinë e lartë, që prisni nga një prej markave më të mira të kujdesit për lëkurën MIZON. Ky krem ka në përbërjen e tij 54% kolagjen detar, një përbërës i fuqishëm dhe shumë efektiv i cili ushqen lëkurën me minerale dhe proteina nga deti, duke e mbrojtur atë nga faktorët e jashtëm të dëmshëm. Nga ana tjetër, formulimi me peptide bën të mundur rigjenerimin qelizor dhe neurotransmetuesit, duke reduktuar shfaqjen e rrudhave dhe duke premtuar kështu një lëkurë më rinore dhe plot hidratim! Konsistenca e tij është shumë e butë dhe përthithet lehtësisht nga lëkura pa lënë ngjitje dhe shtresë të yndyrshme. Kremi është i përshtatshëm për lëkurë sensitive, të yndyrshme dhe i adresohet shenjave të moshës!
*40ml
MIZON Collagen Power Lifting Toner
Ky tonik është i mbushur me një dozë të lartë kolagjeni për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës, acid hialuronik për forcimin, ekstrakt mjedër për të përmirësuar rrudhat dhe ekstrakt i rrënjës coptis chinensis për të qetësuar lëkurën. Menjëherë pas aplikimit, lëkura hidratohet thellësish. Konsistenca e tij është e lehtë dhe përthithet menjëherë në lëkurë, duke mos lënë aspak ndjesi ngjitje ose rëndese.
*40ml
MIZON Collagen Power Lifting Cream
Ktheni kohën pas me një nga kremat më të fuqishëm! MIZON Collagen Power Lifting Cream, pjesë e linjës me Collagen të markës MIZON, është i krijuar për të parandaluar shfaqjen e rrudhave dhe linjave për një lëkurë sa më rinore! Falë formulimit të tij të pasuruar me 75% të kolagjenit detar, ky krem ushqen lëkurën me minerale dhe proteina nga deti, duke e mbrojtur atë nga faktorët e jashtëm të dëmshëm. Gjithashtu, përmbajtja me tripeptide-1, adenosine dhe ekstrate bimore premton dhe siguron rikthimin e lagështisë, hidratimin e munguar, forcimin e barrierës mbrojtëse dhe lëminin e rrudhave dhe vijave të imëta në lëkurë Është i përshtatshëm për çdo tip lëkure dhe rekomandohet për lekurën që kanë nisur të shfaqen shenjat e para të moshës.
*15ml
E gjithë formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
Përdorimi
MIZON Collagen Power Firming Eye Cream
Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve, pikat nazolabiale, qafë dhe dekolte.
MIZON Collagen Power Lifting Emulsion
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe të keni vendosur toner aplikojeni në fytyrë. Merrni një sasi të vogël në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Mund të përdoret dhe në vend të serumit.
MIZON Collagen Power Lifting Toner
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni 1-2 sprucime të tonerit në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
MIZON Collagen Power Lifting Cream
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
MIZON Collagen Power Firming Eye Cream
Përbërësit "magjik"
tripeptid bakri-1 dhe 42% të kolagjenit detar, vaj organik të arganit, adenozinës dhe acidit hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
water, Butylene Glycol, Cyclopentasiloxane, Isododecane, Cyclohexasiloxane, Cetyl Ethylhexanoate, Dimethicone, Cetyl Peg/Ppg-10/1 Dimethicone, Polysilicone-11, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Collagen, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Argania Spinosa Kernel Oil, Adenosine, Tropolone, Disodium Edta, Honey Extract, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Mangifera Indica (Mango) Seed Butter, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Sodium Hyaluronate, Coptis Chinensis Root Extract, Betaine, Propylene Glycol, Sodium Pca, Sorbitol, 1,2-Hexanediol, Iris Florentina Root Extract, Serine, Glycine, Glutamic Acid, Lysine, Betaglucan, Alanine, Arginine, Threonine, Copper Tripeptide-L, Proline, Tbhq
MIZON Collagen Power Lifting Emulsion
Përbërësit "magjik"
54% kolagjen detar, peptide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Hydrogenated C6-14 Olefin Polymers, Cyclopentasiloxane, PEG/PPG-17/6 Copolymer, Caprylic/Capric Triglyceride, Dimethicone, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Trehalose, Cetearyl Alcohol, Hydrolyzed Collagen, Stearic Acid, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, 1, 2-Octanediol, Ethylhexylglycerin, Tropolone, Triethanolamine, Carbomer, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Coptis Japonica Extract, Palmitoyl Pentapeptide-4, Copper Tripeptide-1, Propylene Glycol, Hydrolyzed Extensin, Adenosine, Disodium EDTA
MIZON Collagen Power Lifting Toner
kolagjen, acid hialuronik, ekstrakt mjedër, ekstrakt i rrënjës coptis chinensis
Përbërësit “magjik”
Lista e plotë e përbërësve
Water, Methylpropanediol, Glycerin, PEG/PPG-17/6 Copolymer, 1,2-Hexanediol, Trehalose, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Bis-PEG-18 Methyl Ether Dimethyl Silane, Hydrolyzed Collagen (1,718Ppm), Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Chondrus Crispus Extract, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Butylene Glycol, Tocopherol, Beta-Glucan, Coptis Japonica Root Extract, Copper Tripeptide-1, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract
MIZON Collagen Power Lifting Cream
Përbërësit “magjik”
75% kolagjen detar, tripeptide-1
Lista e plotë e përbërësve
Water, Hydrolyzed Collagen, Houttuynia Cordata Extract, Trehalose, Sorbitan Isostearate, Royal Jelly, Dextrin, Copper Tripeptide-1, Polyisobutene, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, BHT, Glycerin, Beta-Glucan, Polyacrylate-13, Polysorbate 20, Phenoxyethanol, Cetearyl Dimethicone Crosspolymer, Cyclopentasiloxane, Propanediol, Iris Florentina Root Extract, Dimethicone, Adenosine, Coptis Chinensis Root Extract, Salvia Hispanica Seed Extract, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Bis-PEG-18 Methyl Ether Dimethyl Silane, Centella Asiatica Extract, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Seed Extract, Propolis Extract, Carbomer, Butylene Glycol, Hydrolyzed Royal Jelly Protein, 1,2-Hexanediol, Cyclohexasiloxane, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Tromethamine
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja..Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.