Shkoni te kontenti

Për Shqipërinë transporti është FALAS për blerje me vlerë 5000 ALL+. Ndërsa, për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, për blerje me vlerë 80€+.

Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës & markat më të njohura koreane.Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës & markat më të njohura koreane.
0
  • Home
  • PRODUKTE
  • TIPE TË LËKURËS
  • PROBLEMATIKA TË LËKURËS
  • MAKEUP
  • KUJDESI I FLOKËVE
  • MARKA
  • KUJDESI I TRUPIT
  • SUPLEMENTE
  • SETE
  • SKIN & SKALP ANALYZER
  • WHOLESALE
  • BLOG
  • PROGRAMI I BESNIKËRISË

We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.

BEAUTY OF JOSEON Green Plum Refreshing Cleanser
BEAUTY OF JOSEON Green Plum Refreshing Cleanser

BEAUTY OF JOSEON Green Plum Refreshing Cleanser

110000
1,400.00 ALL 1,100.00 ALL
Çmimi për njesi /  per 

BEAUTY OF JOSEON Green Plum Refreshing Cleanser

110000
1,400.00 ALL 1,100.00 ALL
Çmimi për njesi /  per 
43916366872833

Kur jeni duke kërkuar për një produkt pastrimi, është e rëndësishme të kontrolloni nëse ai ka aftësi të shkëlqyera pastrimi pa dëmtuar barrierën e lëkurës. I tillë është edhe Green Plum Freshing Cleanser nga marka më e pëlqyer nga ne por jo vetëm"Beauty Of Joseon". Një pastrues fytyre që përmban ekstrakte me origjinë bimore të marra nga farat e kumbullës dhe mungit me një formulë pak acidike e cila siguron pastrimin e thellë të fytyrës por pa e dëmtuar aspak barrierën natyrale të lëkurës. Sipas Donguibogam (libër i mjekësisë tradicionale koreane botuar në 1613), kumbullat janë të tharta dhe jo toksike dhe jo vetëm që ulin temperaturën, por shuajnë etjen dhe rinovojnë muskujt&pulsin. Gjithashtu, kumbullat janë të pasura me acide organike dhe vitamina, dhe prej kohësh janë përdorur si një përbërës bimor. Ndërsa, formulimi me 3% të ekstraktit të  farës së mungit së bashku me fasulet e kuqe dhe krundet e orizit në dinastinë Joseon, e bënë këtë larës efektive për eksfolimin e lëkurës duke larguar qelizat e vdekur dhe sebumin e tepër. Përveç kësaj, saponina e përmbajtur në mung mban lagështinë e duhur dhe forcon barrierën e lëkurës. Gjithashtu, formula në trajtë xheli, ruan lagështinë natyrale të lëkurës duke mos krijuar irritim apo tharje të saj

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial, vaj mineral dhe përbërës me prejardhje shtazore.

*100ml

Përdorimi

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm. 

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Kumbullë, 3% të ekstrakt ifarës së mungit, fasule e kuqe dhe krunde orizi

Lista e plotë e përbërësve

Water, Prunus Mume Fruit Water, Cocamidopropyl Hydroxysultaine, Phaseolus Radiatus Seed Extract, Sodium Cocoyl Isethionate, Glycerin, Sodium Chloride, Camellia Sinensis Leaf Extract, Houttuynia Cordata Extract, Nelumbo Nucifera Flower Extract, Oryza Sativa (Rice) Extract, Prunus Mume Fruit Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Guar Hydroxypropyltrimonium Chloride, Coconut Acid, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Sodium Isethionate, Citric Acid, Butylene Glycol, 1,2-hexanediol, Punica Granatum Extract, Clitoria Ternatea Flower Extract, Garcinia Mangostana Peel Extract, Propylene Glycol Laurate, Sodium Citrate, Disodium EDTA

Marka

Beauty of Joseon është një markë për kujdesin e lëkurës e cila është frymëzuar nga bukuria e femrave gjatë Dinastisë Koreane Joseon. Gjatë asaj kohe gratë nga kjo Dinasti fokusoheshin shumë në kujdesin e lëkurës, për t'a pasur këtë të fundit shumë të pastër dhe të shëndetshme, dhe jo t'a mbulonin këtë të fundit me grim të rëndë. Sekreti i bukurisë së këtyre grave u rregjistrua në Gyuhap Chongseo, e cila konsiderohet si enciklopedia e bukurisë e Dinastisë Joseon e shkruar nga Yi Bingheogak, një studiuese femër e lindur nga një familje prestigjoze në vitet 1809, ku femrat përshkruheshin me një çehre të shëndetshme dhe të shndritshme. Kështu i interpreton dhe marka produktet e kujdesit të kujdesit të lëkurës, të cilat kryesisht fokusohen në kombinimin e magjisë së bimëve tradicionale që përmbajnë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale Koreane), duke u bashkuar me përbërësit modernë të mbeshtetur sigurisht shkencërisht. 

BEAUTY OF JOSEON Matte Sun Stick : Mugwort+Camelia SPF 50+ PA++++
BEAUTY OF JOSEON Matte Sun Stick : Mugwort+Camelia SPF 50+ PA++++

BEAUTY OF JOSEON Matte Sun Stick : Mugwort+Camelia SPF 50+ PA++++

110000
1,600.00 ALL 1,100.00 ALL
Çmimi për njesi /  per 

BEAUTY OF JOSEON Matte Sun Stick : Mugwort+Camelia SPF 50+ PA++++

110000
1,600.00 ALL 1,100.00 ALL
Çmimi për njesi /  per 
43908263379201

Marka shumë e dashur BEAUTY OF JOSEON dhe kimisti kozmetik Ramón, shumë i njohur në Industrinë e K-Beauty, kanë bashkëpunuar për prodhimin e këtij kremi duke kaluar me përpikëri të gjitha proceset në filozofinë e markës BOJ të kujdesit Modern Hanbang të lëkurës. I formuluar me "përbërësin magjik" Artemisia Capillaris ose siç quhet ndryshe Mugwort e bëjnë kremin të ndihmojë në mbrojtjen e barrierës së lëkurës nga agresorët e jashtëm si dhe nga radikalet e lira. Mugwort ka qenë një përbërës i rëndësishëm gjatë gjithë historisë së mjekësisë orientale dhe është përdorur si një ilaç terapeutik për të ulur temperaturën e trupit që nga kohërat e lashta. Ai përmban vitaminë A dhe C, si dhe minerale të ndryshme për të ndihmuar në ushqimin dhe qetësimin e lëkurës. Ndërsa përmbajtja me pluhur silice, bën të mundur përthithjen e sebumit të tepërt të krijuar gjatë ditës, duke krijuar një shtresë mat mbi lëkurë, duke dhënë kështu një ndjesi të lëmuar dhe të butë pa yndyrë. Duke qenë në formë stick-u, është lehtësisht i riaplikueshëm kurdoherë dhe kudo të ndodheni!

Formula e sajështë e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra artificial.

*18gr

Përdorimi

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

 Artemisia Capillaris dhe pluhur i silicës

Lista e plotë e përbërësve

Methyl Methacrylate Crosspolymer, Synthetic Wax, Dibutyl Adipate, Coco-Caprylate/Caprate, Isopropyl Palmitate, Caprylyl Methicone, Caprylyl Trimethicone, Ethylhexyl Palmitate, Silica, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Boron Nitride, Butyloctyl Salicylate, Ethylhexyl Triazone, Microcrystalline Wax, Polysilicone-15, Vinyl Dimethicone, Camellia Japonica Seed Oil, Polyglyceryl-4 Diisostearate/Polyhydroxystearate/Sebacate, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Melia Azadirachta Bark Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Moringa Oleifera Seed Oil, Coccinia Indica Fruit Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Amber Powder, Water, Aloe Barbadensis Flower Extract, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, 1,2-Hexanediol, Artemisia Capillaris Extract, Camellia Sinensis Seed Oil, Hyaluronic Acid, Panthenol, Butylene Glycol, Propanediol, Bambusa Vulgaris Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Glycerin, Methylpropanediol, Centella Asiatica Extract, Morinda Citrifolia Extract, Vigna Radiata Seed Extract, Ethylhexylglycerin

Marka

Beauty of Joseon është një markë për kujdesin e lëkurës e cila është frymëzuar nga bukuria e femrave gjatë Dinastisë Koreane Joseon. Gjatë asaj kohe gratë nga kjo Dinasti fokusoheshin shumë në kujdesin e lëkurës, për t'a pasur këtë të fundit shumë të pastër dhe të shëndetshme, dhe jo t'a mbulonin këtë të fundit me grim të rëndë. Sekreti i bukurisë së këtyre grave u rregjistrua në Gyuhap Chongseo, e cila konsiderohet si enciklopedia e bukurisë e Dinastisë Joseon e shkruar nga Yi Bingheogak, një studiuese femër e lindur nga një familje prestigjoze në vitet 1809, ku femrat përshkruheshin me një çehre të shëndetshme dhe të shndritshme. Kështu i interpreton dhe marka produktet e kujdesit të kujdesit të lëkurës, të cilat kryesisht fokusohen në kombinimin e magjisë së bimëve tradicionale që përmbajnë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale Koreane), duke u bashkuar me përbërësit modernë të mbeshtetur sigurisht shkencërisht. 

BEAUTY OF JOSEON Red Bean Refreshing Pore Mask

BEAUTY OF JOSEON Red Bean Refreshing Pore Mask

130000
1,800.00 ALL 1,300.00 ALL
Çmimi për njesi /  per 

BEAUTY OF JOSEON Red Bean Refreshing Pore Mask

130000
1,800.00 ALL 1,300.00 ALL
Çmimi për njesi /  per 
43925035974913

Poret, janë kanalet përmes të cilave sebumi del nga lëkura jonë. Sebumi i tepërt dhe qelizat e vdekura të lëkurës grumbullohen në këto kanale, duke bërë që poret të zmadhohen. Kështuqë, ne "KORAL SECRETS" kemi menduar për ju duke sjellur produktin më të pëlqyer nga marka BOJ, eksfoliuesin Red Bean Refreshing Pore Mask. Një ekfoliues i cili për formulimin e tij, kompania inovative gjetën përbërësit kryesorë nga Toka, fasulet e kuqe të cilat kanë qenë të pëlqyera gjatë gjithë historisë dhe kaolini ( KAY-ə-lə-nyte, -⁠lih-) është një mineral argjile, me përbërje kimike Al 2 Si 2 O 5 (OH) 4. Fasulja e kuqe ka qenë një përbërës i rëndësishëm bimor gjatë gjithë historisë koreane, si dhe një përbërës i dashur për kujdesin e lëkurës. Gratë e Joseon, të cilat theksuan kujdesin ndaj lëkurës, përdornin fasulen mung dhe fasulen e kuqe të bluara për të larë fytyrat e tyre. Këto dy përbërës së bashku me kaolinë, ndihmojnë në reduktimin e poreve te hapura dhe veprojnë si një eksfoliant natyral, duke ju dhuruar një strukturë të pastër të lëkurës. Nga ana tjetë, formulimi hidratues i baltës së butë ndihmon në thithjen e sebumit dhe largon qelizat e vdekura të lëkurës, pa shkaktuar tharje të saj. Në të njëjtën kohë, ofron një ndjenjë freskuese qetësuese.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial. 

*140ml

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të thatë, sidomos në zonat me pore më të zmadhuara. Mbajeni maskën për 10-15 min. Më pas, masazhoni lehtësisht lëkurën me lëvizje rrethore me ujë të vakët dhe të bollshëm duke hequr çdo mbetje të saj. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Fasule e kuqe dhe kaolini

Lista e plotë e përbërësve

Phaseolus angularis seed extract, glycerin, kaolin, caprylic/capric triglyceride, 1,2-hexanediol, phaseolus angularis seed powder, hectorite, cetyl alcohol, glyceryl stearate se, sorbitan olivate, cetearyl olivate, ultramarines, pyrus communis (pear) fruit extract, ethylhexylglycerin, sodium acrylate/sodium acryloyldimethyl taurate copolymer, hedera helix (ivy) leaf/stem extract, water, polyisobutene, pyrus malus (apple) leaf extract, fragaria chiloensis (strawberry) fruit extract, ci 77491, caprylyl/capryl glucoside, sorbitan oleate, triethoxycaprylylsilane

Marka

Beauty of Joseon është një markë për kujdesin e lëkurës e cila është frymëzuar nga bukuria e femrave gjatë Dinastisë Koreane Joseon. Gjatë asaj kohe gratë nga kjo Dinasti fokusoheshin shumë në kujdesin e lëkurës, për t'a pasur këtë të fundit shumë të pastër dhe të shëndetshme, dhe jo t'a mbulonin këtë të fundit me grim të rëndë. Sekreti i bukurisë së këtyre grave u rregjistrua në Gyuhap Chongseo, e cila konsiderohet si enciklopedia e bukurisë e Dinastisë Joseon e shkruar nga Yi Bingheogak, një studiuese femër e lindur nga një familje prestigjoze në vitet 1809, ku femrat përshkruheshin me një çehre të shëndetshme dhe të shndritshme. Kështu i interpreton dhe marka produktet e kujdesit të kujdesit të lëkurës, të cilat kryesisht fokusohen në kombinimin e magjisë së bimëve tradicionale që përmbajnë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale Koreane), duke u bashkuar me përbërësit modernë të mbeshtetur sigurisht shkencërisht. 

CELIMAX Oil Control Mattifying Sun Stick SPF50+ PA++++

CELIMAX Oil Control Mattifying Sun Stick SPF50+ PA++++

190000
2,400.00 ALL 1,900.00 ALL
Çmimi për njesi /  per 

CELIMAX Oil Control Mattifying Sun Stick SPF50+ PA++++

190000
2,400.00 ALL 1,900.00 ALL
Çmimi për njesi /  per 
50230050914561

CELIMAX Oil Control Mattifying Sun Stick SPF50+ PA++++ është krem mbrojtës nga dielli në formë stick-u, i krijuar posaçërisht për të kombinuar mbrojtjen e lartë UV me kontrollin e shkëlqimit dhe sebumit të tepërt gjatë ditës. Me SPF50+ PA++++, formula ofron mbrojtje të lartë ndaj rrezeve UVB dhe UVA, ndërsa tekstura e saj e lehtë ndihmon në krijimin e një përfundimi më mat dhe të lëmuar në lëkurë. Formula përmban përbërës si Silica, Calamine dhe Centella që ndihmojnë në absorbimin e sebumit të tepërt dhe në reduktimin e pamjes së shkëlqimit, duke e bërë veçanërisht të përshtatshëm për lëkurën e kombinuar dhe me tendencë për yndyrë. Forma praktike stick e bën aplikimin dhe riaplikimin e kremit mbrojtës shumë më të thjeshtë, pa pasur nevojë ta prekni produktin me duar. Mund të përdoret lehtësisht gjatë ditës, edhe kur jeni jashtë, dhe është një zgjedhje praktike për të rifreskuar mbrojtjen nga dielli pa prishur makeup-in.

Formula e sajështë e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra artificial.

*19gr

Përdorimi

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Uvinul A Plus, Uvinul T150, Tinosorb S, Polysilicone-15, Silica, Kalamina, Centella

Lista e plotë e përbërësve

Synthetic Wax, Dibutyl Adipate, Coco-Caprylate/Caprate, Ethylhexyl Palmitate, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Caprylyl Methicone, Isopropyl Palmitate, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Ethylhexyl Triazone, Tocopheryl Acetate, Vinyl Dimethicone, Ozokerite, Polysilicone-15, Silica, Triethoxycaprylylsilane, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Bisabolol, Polyglyceryl-4 Diisostearate/Polyhydroxystearate/Sebacate, Glyceryl Caprylate, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Tocopherol, Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Pueraria Lobata Root Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Centella Asiatica Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Saccharomyces Ferment, Centella Asiatica Root Extract, Asiaticoside, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Calamine

Marka

CELIMAX është një markë e kozmetikës Koreano-Jugore, e themeluar në principin "Sinqeritet"!  Filozofia e tyre ka të bëjë me: kozmatika nuk mund të bëjë mrekulli, por CELIMAX ju ofron një premtim të sinqertë për një lëkurë më të mirë. CELIMAX është një skuadër e përbërë nga njerëz të apasionuar, që kërkojnë të zhvillojnë produkte efikase dhe ofrojnë vërtetë atë që premtojnë. Qëllimi i kësaj marke është angazhimi i principit të sinqeritetit midis konsumatorit dhe produktit, dhe do të mund të arrijë që klientët e saj të kenë një persepktivë ndryshe për industrinë e bukurisë!

Related blog posts

RETINOL VS RETINAL: CILI ËSHTË NDRYSHIMI DHE CILI ËSHTË MË POTENT?

RETINOL VS RETINAL: CILI ËSHTË NDRYSHIMI DHE CILI ËSHTË MË POTENT?

by Arla Hoxha on Oct 10, 2026
RETINOL VS RETINAL Nëse ke kërkuar ndonjëherë një produkt anti-age ose përbërës aktivë për rutinën e kujdesit ndaj lëkurës, me siguri ke hasur si retinolin, ashtu edhe retinalin (retinaldehidin). Të dy janë derivate të vitaminës A dhe njihen për aftësinë e tyre për të ndihmuar në përmirësimin e shenjave të para të moshës, rrudhave, teksturës jo të njëtrajtshme dhe mungesës së shkëlqimit. Megjithatë, ndryshojnë në mënyrën se si shndërrohen në formën aktive dhe në fuqinë e veprimit të tyre. CILI PREJ TYRE ËSHTË MË POTENT DHE PSE? Për ta kuptuar, duhet të ndjekim rrugëtimin e tyre biologjik brenda qelizave të lëkurës. Rrugëtimi i retinoidëve: nga retinoli te acidi retinoik Retinoli dhe retinal-i duhet të shndërrohen në acid retinoik, formën aktive që ndërvepron me receptorët e qelizave të lëkurës. Ky proces ndihmon në rinovimin qelizor dhe stimulimin e prodhimit të kolagjenit, duke përmirësuar teksturën, elasticitetin dhe vijat e holla. Retinoli dhe retinal-i nuk e arrijnë formën aktive me të njëjtin numër hapash. RETINOLI KA DY HAPA KONVERTIMI Për t'u kthyer në formën aktive, retinoli kalon nëpër dy procese enzimatike: Fillimisht, retinoli shndërrohet në retinal. Më pas, retinal-i shndërrohet në acid retinoik. Jo e gjithë sasia e retinolit e aplikuar arrin të shndërrohet në acid retinoik. Rezultati varet gjithashtu nga formulimi, përqendrimi dhe toleranca e lëkurës. RETINAL-I KA NJË RRUGË MË TË SHKURTËR Retinal-i është vetëm një hap larg acidit retinoik, ndaj mund të veprojë më drejtpërdrejt se retinoli. Kjo është një nga arsyet pse shpesh konsiderohet një alternativë më potente. Retinoli kërkon dy hapa konvertimi, ndërsa retinal-i vetëm një. A ËSHTË RETINAL-I GJITHMONË ZGJEDHJA MË E MIRË? Jo domosdoshmërisht. Më potent nuk do të thotë automatikisht më i përshtatshëm për të gjithë. Efektiviteti dhe toleranca varen nga disa faktorë: Formulimi dhe stabiliteti i produktit Teknologjia e kapsulimit të përbërësit aktiv Gjendja e barrierës mbrojtëse të lëkurës Mënyra dhe frekuenca e aplikimit Retinoli mund të jetë pikënisje e mirë për fillestarët. Retinal-i mund të jetë alternativë për ata që kërkojnë një veprim më të drejtpërdrejtë dhe e tolerojnë mirë përdorimin e retinoidëve. PËRFITIMET KRYESORE TË RETINOLIT DHE RETINAL-IT Me përdorim të rregullt, të dy mund të ndihmojnë në: Përmirësimin e pamjes së vijave të holla dhe rrudhave Zbutjen e teksturës së lëkurës Përmirësimin e pamjes së poreve Unifikimin e tonit të lëkurës Zbehjen e disa shenjave pas akneve dhe hiperpigmentimit Përmirësimin e elasticitetit dhe fermitetit Rezultatet kërkojnë kohë dhe përdorim të vazhdueshëm. Rezultatet ndryshojnë nga personi në person. SI TË FILLOSH PËRDORIMIN E RETINAL-IT PA IRRITUAR LËKURËN? Fillo gradualisht: përdore 2–3 mbrëmje në javë në fillim dhe rrite frekuencën sipas tolerancës. Përdor hidratues: zgjidh produkte me ceramide, acid hialuronik ose panthenol. Vendos SPF çdo mëngjes: përdor mbrojtje me spektër të gjerë. Mos e tepro me aktivët: shmang kombinimet irrituese derisa lëkura të krijojë tolerancë. Retinoidët nuk rekomandohen gjatë shtatzënisë. Nëse je shtatzënë, planifikon shtatzëni ose ushqen me gji, këshillohu me mjekun për përdorimin e tyre. PËRFUNDIMI: RETINOL APO RETINAL? Zgjidh retinolin nëse je fillestar/e në përdorimin e retinoidëve dhe dëshiron të fillosh gradualisht. Zgjidh retinal-in nëse ke krijuar tolerancë ndaj retinoidëve dhe kërkon një alternativë që shndërrohet në formën aktive me një hap më pak. Zbulo produktet me retinol dhe retinal nga Koral Secrets dhe gjej alternativën që i përshtatet rutinës tënde. RETINOL Kremra për fytyrën MISSHA Time Revolution Retinol 4000 Shot Intensive CreamShiko produktin ↗ SOME BY MI Retinol Bakuchiol Dual CreamShiko produktin ↗ VILLAGE 11 FACTORY Miracle Youth CreamShiko produktin ↗ Serume për fytyrën Për kujdesin ndaj teksturës së pabarabartë, vijave të holla dhe shenjave të moshës. CENTELLIAN24 Madeca Teca-Retinolsom 0.2+ Firming SerumShiko produktin ↗ NEOGEN DERMALOGY Real Retinol SerumShiko produktin ↗ SOME BY MI Retinol Intense Reactivating SerumShiko produktin ↗ MISSHA Time Revolution Retinol 500 Shot AmpouleShiko produktin ↗ NUMBUZIN No.3 Blue Bio Retinol Pore Refining SerumShiko produktin ↗ CELIMAX The Vita A Retinol Shot Tightening SerumShiko produktin ↗ DR. ALTHEA Gentle Retinol SerumShiko produktin ↗ Cos De BAHA RS Retinol 2.5 SerumShiko produktin ↗ Kremra për zonën e syve ANUA Retinol 0.1 Caffeine Revitalizing Eye CreamShiko produktin ↗ NUMBUZIN No.9 NAD+ Retinol Volumetox Eye CreamShiko produktin ↗ SOME BY MI Retinol Intense Advanced Triple Action Eye CreamShiko produktin ↗ Eye patches KSECRET Advanced Regenerating Eye Gel Patches (Retinol)Shiko produktin ↗ Sheet masks dhe wrapping masks MISSHA Time Revolution Retinol 500 Wrapping MaskShiko produktin ↗ CENTELLIAN24 Madeca TECA-Retinolsom Pore Firming Serum MaskShiko produktin ↗ VT COSMETICS Cica Reti-A MaskShiko produktin ↗ VT COSMETICS Cica Reti-A All In One Mask (3 Step)Shiko produktin ↗ SOME BY MI Retinol Intense Daily MaskShiko produktin ↗ SOME BY MI Retinol Intense Reactivating Mask (1 pc)Shiko produktin ↗ Suplement BB LAB (Nutrione) Retinol C 1000 – 2 g × 30 sticksShiko produktin ↗ RETINAL Kremra për fytyrën KSECRET SEOUL 1988 Cream: Retinal Liposome 1% + Fermented RiceShiko produktin ↗ ARENCIA Retinal Booster ShotShiko produktin ↗ KSECRET Seoul 1988 Advanced Shot: Retinal Liposome 12% + Black RiceShiko produktin ↗ Serume për fytyrën Për kujdesin ndaj teksturës së pabarabartë, vijave të holla dhe shenjave të moshës. KSECRET Seoul 1988 Serum: Retinal Liposome 2% + Black GinsengShiko produktin ↗ Kremra për zonën e syve Kujdes i dedikuar për vijat e holla dhe pamjen e zonës delikate rreth syve. KSECRET SEOUL 1988 Eye Cream: Retinal Liposome 4% + Fermented BeanShiko produktin ↗  
Pse skincare korean ka pushtuar botën? Historia, inovacioni dhe sekreti pas lëkurës “Glass Skin”

Pse skincare korean ka pushtuar botën? Historia, inovacioni dhe sekreti pas lëkurës “Glass Skin”

by Arla Hoxha on Jul 25, 2026
K-BEAUTY & KOREAN SKINCARE Pse skincare korean ka ndryshuar industrinë e bukurisë? Nëse vitet e fundit ke kërkuar produkte për kujdesin e lëkurës, është pothuajse e pamundur të mos kesh dëgjuar për skincare korean, K-Beauty apo efektin e famshëm Glass Skin. Por çfarë e bën kaq të veçantë industrinë koreane të kujdesit për lëkurën? Pse miliona njerëz në mbarë botën po zgjedhin produktet koreane dhe pse dermatologët, estetistët dhe ekspertët e bukurisë flasin gjithnjë e më shumë për to? Në këtë artikull do të zbulojmë historinë e skincare korean, filozofinë që e dallon nga pjesa tjetër e botës dhe arsyen pse Koreja e Jugut konsiderohet sot lider global në inovacionin e kujdesit për lëkurën. HISTORIA E SKINCARE KOREAN Kujdesi për lëkurën në Kore nuk është një trend i viteve të fundit. Ai është pjesë e kulturës koreane prej më shumë se 2.000 vitesh. Që në dinastitë Goryeo dhe Joseon, gratë dhe burrat përdornin përbërës natyralë për të ruajtur lëkurën të shëndetshme. Uji i orizit, ekstraktet bimore, çaji jeshil, xhenseni, fasulet e fermentuara dhe mjalti ishin pjesë e rutinave të përditshme shumë kohë përpara se të ekzistonin serumet moderne. Në kulturën koreane, kujdesi për lëkurën lidhet jo vetëm me pamjen, por edhe me shëndetin dhe balancën e saj. Ndryshe nga shumë kultura të tjera, ku kujdesi për lëkurën lidhej kryesisht me estetikën, në Kore ai shihej si një mënyrë për të ruajtur shëndetin dhe ekuilibrin e lëkurës. Kjo filozofi vazhdon edhe sot. SI LINDI INDUSTRIA MODERNE E K-BEAUTY? Pas viteve 1980 dhe veçanërisht në fund të viteve 1990, Koreja e Jugut investoi fuqishëm në kërkimin shkencor dhe industrinë kozmetike. Sot, vendi konsiderohet një nga qendrat më të avancuara të kërkimit dhe zhvillimit (R&D) në industrinë e bukurisë. Kompani të mëdha investojnë vazhdimisht në laboratorë modernë, testime klinike dhe zhvillimin e formulave të reja. Falë këtij investimi, shumë teknologji që sot përdoren në mbarë botën u prezantuan fillimisht nga industria koreane. LABORATORËT KOREANË – ZEMRA E INOVACIONIT Një nga arsyet kryesore pse produktet koreane dallohen është puna e laboratorëve të specializuar. Laboratorët në Kore bashkëpunojnë ngushtë me dermatologë, kimistë dhe ekspertë të formulimit për të krijuar produkte që: Mbështesin barrierën natyrale të lëkurës Hidratojnë në thellësi Minimizojnë irritimin Mund të përdoren çdo ditë pa e rënduar lëkurën Në vend që të krijojnë produkte me përqendrime shumë agresive, fokusi është te formulat e balancuara që japin rezultate gradualisht. FILOZOFIA E SKINCARE KOREAN Parandalimi është më i rëndësishëm se trajtimi Një nga ndryshimet më të mëdha mes skincare korean dhe shumë rutinave tradicionale është filozofia. Në vend që të presësh derisa të shfaqen problemet, rutina koreane synon t’i parandalojë ato. Prandaj, në një rutinë koreane do të gjesh gjithmonë rëndësi të veçantë për: Hidratimin Mbrojtjen e barrierës së lëkurës Përdorimin e SPF çdo ditë Përbërësit qetësues Kujdesin afatgjatë Kjo është edhe arsyeja pse shumë njerëz raportojnë se lëkura e tyre ndihet më e ekuilibruar pas kalimit në një rutinë koreane. PËRBËRËSIT QË E BËNË K-BEAUTY TË FAMSHËM Një pjesë e suksesit të skincare korean lidhet me përdorimin e përbërësve tradicionalë dhe inovativë në formula moderne. 🐌 Snail Mucin Mucina e kërmillit është një nga përbërësit më të famshëm të K-Beauty, e njohur për hidratimin dhe mbështetjen e rigjenerimit të lëkurës. 🌾 Ekstrakti i orizit Përdoret prej shekujsh në Kore dhe ndihmon në hidratimin dhe përmirësimin e pamjes së lëkurës. 🌿 Centella Asiatica Një përbërës shumë i dashur për qetësimin e lëkurës së ndjeshme dhe mbështetjen e barrierës mbrojtëse. 🍣 PDRN Polydeoxyribonucleotide është një përbërës inovativ i njohur për mbështetjen e rigjenerimit, elasticitetit dhe rikuperimit të barrierës së dëmtuar. 🍃 Madecassoside Një përbërës aktiv i nxjerrë nga Centella Asiatica, i njohur për vetitë qetësuese, reduktimin e skuqjes dhe forcimin e barrierës. 🧬 Peptidet Ndihmojnë në ruajtjen e elasticitetit dhe pamjes së shëndetshme të lëkurës. 🍯 Propolisi dhe mjalti Vlerësohen për vetitë hidratuese dhe qetësuese, veçanërisht në rutinat për lëkurë të thatë ose të ndjeshme. MARKAT QË KANË FITUAR BESIMIN E MILIONA PËRDORUESVE Industria koreane numëron mijëra marka, por disa prej tyre janë kthyer në emra të njohur globalisht. Ndër markat që gjeni edhe te Koral Secrets janë: MISSHA MEDIHEAL COSRX CENTELLIAN24+ NEOGEN DERMALOGY SOME BY MI SKIN1004 ABIB I’M FROM BEAUTY OF JOSEON Secila prej tyre fokusohet në nevoja të ndryshme të lëkurës, duke ofruar zgjidhje për hidratim, ndjeshmëri, njolla, akne dhe kujdes anti-age. PËRFUNDIMI Skincare korean nuk është thjesht një trend i rrjeteve sociale. Ai është rezultat i një kulture mijëravjeçare të kujdesit për lëkurën, i kombinuar me kërkim shkencor, laboratorë modernë dhe inovacion të vazhdueshëm. Filozofia e tij është e thjeshtë: kujdesu për lëkurën çdo ditë, mbroje barrierën e saj dhe investo në shëndetin afatgjatë. Nëse dëshiron të krijosh një rutinë që respekton lëkurën dhe i jep asaj kujdes të vazhdueshëm, produktet K-Beauty janë një pikënisje ideale. Në Koral Secrets kemi përzgjedhur marka autentike koreane për t’ju ndihmuar të gjeni rutinën që i përshtatet më mirë nevojave të lëkurës suaj. Zbulo botën e K-Beauty Eksploro produktet koreane të përzgjedhura nga Koral Secrets dhe ndërto një rutinë sipas nevojave të lëkurës tënde. Shiko Koleksionin
A Duhet të Përdorni Retinol Gjatë Verës?

A Duhet të Përdorni Retinol Gjatë Verës?

by Arla Hoxha on Jun 27, 2026
Mitet & Keqkuptimet rreth Retinolit në Verë Retinoli konsiderohet prej vitesh si një nga përbërësit më efektivë në kujdesin e lëkurës, i cili ndihmon në përshpejtimin e rinovimit qelizor, stimulon prodhimin e kolagjenit dhe redukton shenjat e moshës, aknet dhe hiperpigmentimin. Megjithatë, përdorimi i tij vazhdon të shoqërohet me shumë keqkuptime, veçanërisht gjatë muajve të verës. Shumë njerëz shqetësohen për ndjeshmërinë ndaj diellit, irritimin, skuqjen apo dëmtimin e barrierës së lëkurës. Kjo ka krijuar bindjen se retinoli duhet ndërprerë sapo temperaturat rriten. Por a është vërtet kështu? KEQKUPTIMET MË TË ZAKONSHME RRETH RETINOLIT NË VERË Një nga mitet më të përhapura është se retinoli nuk mund të përdoret gjatë verës. Në realitet, ai mund të përdoret gjatë gjithë vitit nëse lëkura e toleron mirë dhe SPF-ja aplikohet rregullisht. Një tjetër keqkuptim është se retinoli hollon lëkurën. E kundërta është e vërtetë: me përdorim afatgjatë, retinoidet stimulojnë prodhimin e kolagjenit dhe trashin shtresat e lëkurës, duke e bërë atë më të fortë dhe më rezistente. A DUHET TË NDËRPRITET RETINOLI GJATË VERËS? Sipas dermatologëve, ideja që retinoli duhet ndalur gjatë verës është një rregull i vjetër  që nuk mbështetet plotësisht nga shkenca moderne. Ajo që ka më shumë rëndësi është sa mirë e toleron lëkura retinolin dhe sa i/e kujdesshëm/kujdesshme je me përdorimin e kremit mbrojtës ndaj diellit (SPF). Retinoli duhet të aplikohet gjithmonë në mbrëmje dhe të shoqërohet me SPF çdo mëngjes! Kur filloni të përdorni retinol, rekomandohet të nisni me një përqendrim të ulët, vetëm një herë në javë, dhe gradualisht të rrisni frekuencën sipas tolerancës së lëkurës. Ekspertët theksojnë se retinoidet mund ta bëjnë lëkurën më të ndjeshme ndaj djegieve nga dielli nëse nuk përdoret mbrojtje adekuate. Megjithatë, paradoksalisht, disa persona e tolerojnë më mirë retinolin gjatë verës, pasi moti i nxehtë redukton tharjen e lëkurës dhe humbjen e ujit. ËSHTË MË MIRË TË ULET FREKUENCA APO TË NDALET PLOTËSISHT? Konsistenca është çelësi kur bëhet fjalë për retinolin. Përfitimet reale vijnë nga përdorimi i rregullt për muaj apo vite. Nëse lëkura bëhet më reaktive ose e irrituar gjatë verës, është më e arsyeshme të reduktoni frekuencën e përdorimit (p.sh. çdo natë të dytë ose të tretë) sesa ta ndërprisni plotësisht. CILAT JANË RREZIQET E PËRDORIMIT TË TEPËRT? Retinoidet përshpejtojnë rinovimin qelizor, gjë që mund të dobësojë përkohësisht barrierën e lëkurës dhe të shkaktojë: Skuqje dhe tharje Irritim dhe ndjesi djegieje Lëkurë që "ripet" Një gabim i shpeshtë është rritja shumë e shpejtë e përqendrimit ose kombinimi i tij me shumë përbërës aktivë irritues, si acide eksfoliuese të forta (AHA/BHA). SA SPF DUHET TË PËRDORNI? Përdorimi i kremit mbrojtës është i domosdoshëm gjatë gjithë vitit, por bëhet jetik me retinol. Dermatologët rekomandojnë aplikimin e një SPF-je me spektër të gjerë SPF50+ PA++++ çdo mëngjes dhe riaplikimin. Një rregull i thjeshtë është “rregulli i dy gishtave”, ku sasia e kremit shtrihet përgjatë gishtit tregues dhe atij të mesit për të siguruar mbulim të mjaftueshëm për fytyrën. GJITHASHTU, SPF-JA DUHET TË RIAPLIKOHET: Çdo 2 orë kur jeni direkt në diell Pas notit ose pas djersitjes së tepërt Edhe gjatë qëndrimit pranë dritareve për periudha të gjata RETINOL VS DËMTIM NGA DIELLI: SI T'I DALLONI? Ndjeshmëria nga retinoli zakonisht shfaqet pak ditë pasi filloni produktin dhe shfaqet me: Skuqje, tharje, lëkurë që "ripet" dhe ndjesi shtrëngimi. Këto simptoma prekin zonat ku produkti grumbullohet më shumë, si mjekra dhe nofulla. Dëmtimi nga dielli (djegia) shkakton: Skuqje intensive, dhimbje, djegie të menjëhershme dhe flluska. Rrezet e diellit prekin kryesisht pikat e larta si balli, hunda, faqet dhe dekolteja. CILËT PËRBËRËS NDIHMOJNË LËKURËN GJATË VERËS? Për të ruajtur një barrierë të fortë dhe të shëndetshme, kombinoni retinolin med përbërës hidratues dhe qetësues: • Acid Hialuronik CENTELLIAN24+ Hyaluronic Tox Boosting Ampoule • Ceramide BENTON Ceramide Cream • PDRN CENTELLIAN24+ 360° Shot PDRN Active Serum • Peptide CENTELLIAN24+ Lifting Peptide Serum • Panthenol SOME BY MI Beta Panthenol Repair Cream Gjithashtu, niacinamidet ndihmojnë në reduktimin e skuqjes, ndërsa vitamina C ofron mbrojtje antioksiduese në mëngjes. SI DUKET NJË RUTINË IDEALE VERORE ME RETINOL? ☀️ Rutina e Mëngjesit Hapi 1: Pastrues NEOGEN DERMALOGY Calming Cicatree Micellar Foam Hapi 2: Serum Antioksidues NEOGEN DERMALOGY Real Vita C Serum Hapi 3: Krem Hidratues CENTELLIAN24+ Madeca Cream Time Reverse Zero Hapi 4: Mbrojtje SPF NEOGEN DERMALOGY Day-Light Protection Airy Sun Screen Hapi 5: Riaplikimi MIZON Inout Smooth Mineral Sun Stick SPF50+ PA++++ 🌙 Rutina e Mbrëmjes me Retinol Hapi 1: Pastrim i Dyfishtë Vajor: NEOGEN Micellar Oil | Ujor: NEOGEN Micellar Foam Hapi 2: Toner SOME BY MI Beta Panthenol Repair Toner Hapi 3: Retinol Zgjidh produktin tuaj nga Koleksioni i Retinolit Hapi 4: Serum SUR.MEDIC™ Super Peptide 100 Triple Collagen Serum Hapi 5: Krem Hidratues Zgjidh një Krem Hidratues Qetësues PËRFUNDIMI Retinoli nuk është domosdoshmërisht një përbërës që duhet të hiqni nga rutina juaj gjatë verës. Çelësi qëndron te përdorimi i kujdesshëm, zgjedhja e përqendrimit të duhur dhe mbi të gjitha, përdorimi i përditshëm i kremit mbrojtës ndaj diellit. Nëse lëkura juaj e toleron mirë, vazhdimi i përdorimit të retinolit gjatë muajve të nxehtë mund t’ju ndihmojë të ruani rezultatet afatgjata në luftën kundër shenjave të moshës, akneve apo të njollave. Gjej Retinolin e duhur për ty Eksploro koleksionin tonë të përzgjedhur për rezultate maksimale pa irrituar barrierën. Shiko Koleksionin

RRETH NESH

KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!

Informacion

  • Faq
  • Na kontaktoni
  • Termat dhe kushtet
  • Adresa
  • Kthimet dhe rimbursimet

ADRESA

Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001

Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001

ABONOHUNI / SUBSCRIBE

  • American Express
  • Apple Pay
  • Diners Club
  • Discover
  • Google Pay
  • JCB
  • Mastercard
  • Visa

© 2026,

Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës & markat më të njohura koreane..
  • Rifreskoni faqen.
  • Do të vazhdoni në një faqe të re.