MARY & MAY Rose Hyaluronic Hydra Wash off Pack
MARY & MAY Rose Hyaluronic Hydra Wash off Pack
MARY & MAY Rose Hyaluronic Hydra Wash Off Pack është maskë me shpëlarje në formë argjile, dhe do konsiderohet një trajtimi intensiv, por në kushtet e shtëpisë. Një përzierje fantastike e mirëbalancuar e kaolinës dhe bentonitit, mban në kontroll sebumin e tepërt të lëkurës, duke i dhuruar kësaj të fundit efekte të shkëlqyera qetësuese dhe hidratuese. Formulimi me 6000ppm ekstrakt të petaleve të trëndafilit francez dhe 9300ppm ujë të trëndafilit Damask premtojnë butësi në lëkurë. Nga ana tjetër ekstrakti i frutit të fikut, një përbërës shumë i mirë antioksidues, ofron rritje të elasticitetit të lëkurës dhe minimizimin e shenjave të moshës. Ndërsa acidi hialuronik, panthenoli dhe keramidet dhurojnë hidratim të thellë dhe forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës. Konsistenca e maskës është e butë dhe përhapet butësisht në lëkurë, duke mos krijuar aspak irritim të saj. Dhe menjëherë pasi t'a keni shpëlarë maskën, do ta ndjeni lëkurën të butë dhe të pastër se kurrë më parë! Maska është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, dhe i adresohet shenjave të moshës.
Formula e saj është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.
*125gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të thatë, sidomos në zonat me pore më të zmadhuara. Mbajeni maskën për 10-15 min. Më pas, masazhoni lehtësisht lëkurën me lëvizje rrethore me ujë të vakët dhe të bollshëm duke hequr çdo mbetje të saj. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
petalet e trëndafilit francez, ekstrakt fiku, acid hialuronik, panthenol, ceramide
Lista e plotë e përbërësve
Aqua/Water/Eau, Diglycerin, Glycerin, Kaolin, Bentonite, Propanediol, Zea Mays (Corn) Starch, 1,2-Hexanediol, Rosa Damascena Flower Water, Panthenol, Rosa Gallica Flower Powder, Xanthan Gum, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Betaine, Butylene Glycol, Fragrance (Parfum), Ethylhexylglycerin, Dipropylene Glycol, CI77491, Disodium EDTA, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Allantoin, Hydrogenated Lecithin, Centella Asiatica Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Ceramide NP, Sodium Hyaluronate, Tocopherol, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate
Marka
E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.

COSRX The Hyaluronic Acid 3 Serum
COSRX The Hyaluronic Acid 3 Serum
COSRX The Hyaluronic Acid 3 Serum është një nga serumet të dala në treg së fundmi nga COSRX! Ky serum është zgjidhja ideale nëse keni nevojë për hidratim të thellë dhe të menjëhershëm! Serumi është i formuluar me 3% acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, për të depërtuar thellësisht në të gjitha shtresat e lëkurës duke ofruar hidratim afatgjatë. Nga ana tjetër formulimi me NMF (kompleksi aminoacidesh) krijon një barrierë mbrojtëse dhe të shëndetshme, duke e mbrojtur lëkurën nga agjentët e jashtëm dhe radikalet e lira. Ndërsa formulimi me tocopherol mban në kontroll shenjat e moshës, duke i ofruar lëkurës elasticitet. Ky serum mund të miksohet me cilindo produkt tuajin të preferuar, si: toner, serum me përbërje vitaminë C, krem hidratues etj, duke i dhuruar efektet fantastike të acidit hialuronik produktit me të cilin do të përzjehet. Konsistenca e tij është shumë e lehtë dhe përthithet menjëherë nga lëkura. Në momentin e aplikimit vihet re një shkëlqim i menjëhershëm në lëkurë! Serumi ppërshtatet për lëkurë të thatë, të dehidratuar dhe mikse.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, fragrancë artficiale, vajra artificial.
*20ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
acid hialuronik, kompleks aminoacidesh, keramide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Propanediol, Glycerin, Sodium Hyaluronate(3%), Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Diethoxyethyl Succinate, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Betaine, Xanthan Gum, Dimethicone, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Sodium PCA, Sodium Lactate, PCA, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Hydrogenated Lecithin, Ethylhexylglycerin, Serine, Alanine, Glycine, Sodium Phytate, Sorbitan Isostearate, PVM/MA Copolymer, Glutamic Acid, Citric Acid, Lysine HCl, Threonine, Arginine, Sodium Methyl Stearoyl Taurate, Proline, Ceramide NP, Cholesterol, Caprylic/Capric Triglyceride, Phytosphingosine, Stearic Acid, Oleic Acid, Alcohol, Tocopherol, Lactic Acid, Caprylyl Glycol, Caprylhydroxamic Acid
Marka
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

BENTON Ceramide Cream
BENTON Ceramide Cream
Keni lëkurë të dehidratuar, me tendencë skuqjeje dhe shpeshherë me shpërthime akneike? E gjithë kjo vjen si pasojë e një barriere mbrojtëse të dëmtuar dhe që mund të jetë në kolaps! Hapi i parë emergjent do të ishte forcimi i saj, sepse ajo është mbrojtja e parë që bën lëkura për bllokimin e faktorëve të jashtëm të dëmshëm, dhe bllokimi i lagështisë së nevojshme brenda saj. Përgjigjen për këtë problematikë, ne e kemi nëpërmjet kremit më të ri të dalë në treg nga BENTON Ceramide Cream! Kremi përmban 10000 ppm keramide, që konsistojnë në 5 lloje të ndryshme keramidesh, si: ceramide EOP, që mbron lëkurën nga faktorët e jashtëm, ceramide NS, që mban lagështinë e nevojshme në brendësi të lëkurës barrierën e saj, ceramide NP, që rrit elasiticitetin e lëkurës, ceramide AS që mbron barrierën nga dëmtimi i agjentëve të jashtëm dhe ceramide AP, që nxit rigjenerimin qelizor të lëkurës. Ky krem lehtëson kruarjen, shpërbën qelizat e vdekura, qetëson sensitivitetin dhe sigurisht ofron hidratim të thellë duke parandaluar formimin e vijave të holla dhe rrudhave. Nga ana tjetër kompleksi i lipideve *L22®, ndihmon në rigjenerimin e lëkurës dhe furnizimin e vazhdueshëm të saj me hidratim. Ndërsa panthenoli, trehalose, tocopherol (Vitaminë E) dhe ekstrakt nga bima Cynmachum Atratum, ofrojnë qetësim të lëkurës dhe minimizim të skuqjes. Kremi ka një aromë fantastike dhe delikate të nerolit. Përhapet lehtësisht në lëkurë duke mos lënë aspak ndjesi ngjitjeje. I përshtatshëm për lëkurën e thatë, të dehidratuar, dhe sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, vegane, e patestuar në kafshë, dhe ka kaluar të gjitha testet e irritimit. Nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: sulfate, alkool, fragrancë artificiale, silikon etj.
*80ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
10000 ppm ceramide, kompleksin e lipideve *L22®
Lista e plotë e përbërësve
Aqua (Water), Propanediol, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, ethylpropanediol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Bis-Diglyceryl Polyacyladipate-2, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil,Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Ceramide NP, Glyceryl Stearate, Glyceryl Stearate Citrate, Butylene Glycol, Trehalose, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Jojoba Oil/Macadamia Seed Oil Esters, Carbomer, Allantoin, Arginine, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, 1,2-Hexanediol, Tocopherol, Pentylene Glycol, Panthenol, Squalene, Hydrogenated Lecithin, Caprylyl Glycol, Citrus Paradisi (Grapefruit) Fruit Extract, Cetearyl Alcohol, Stearic Acid, Eriobotrya Japonica Leaf Extract, Sodium Phytate, Phytosteryl Macadamiate, Acorus Calamus Root Extract, Perilla Ocymoides Leaf Extract, Schisandra Chinensis Fruit Extract, Sucrose, Phytosterols, Citrus Aurantium Amara (Bitter Orange) Flower Oil, Cynanchum Atratum Extract, Mineral Salts, Ceramide NS (1,500ppb), Cholesterol, Phytosphingosine, Ceramide AS(500ppb), Ceramide AP(500ppb), Ceramide EOP(1ppb)
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

MIZON The Firming Deep Cleansing Oil
3,000.00 ALL
Çmimi për njesi perMIZON The Firming Deep Cleansing Oil
3,000.00 ALL
Çmimi për njesi perMIZON The Firming Deep Cleansing Oil, i formuluar me kolagjen marine ky larës i adresohet shenjave të moshës dhe rritjes së elasticitetit të lëkurës! Nga ana tjetër ekstrakti i rrënjës së Curcuma Longa, i cili ka veti anti-inflamatore, antibakteriale dhe antioksidante, ndihmon në rregullimin prodhimit të sebumit si dhe në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës. Nga ana tjetër formulimi me vaj të farës Vitis Vinifera (rrushi), ofron hidratim të thellë duke mos e lënë lëkurën aspak të dehidratuar apo të thatë pas pastrimit. I përshatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht duke iu adresuar shenjave të moshës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial, vaj mineral dhe përbërës me prejardhje shtazore.
*150ml
Përdorimi
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kolagjen marine, ekstrakt i rrënjës së Curcuma Longa, vaj të farës Vitis Vinifera (rrushi),
Lista e plotë e përbërësve
Cetyl Ethylhexanoate, Sorbeth-30 Tetraoleate, Hydrolyzed Collagen, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil, Camellia Sinensis Seed Oil, Moringa Oleifera Seed Oil, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Seed Oil, Solanum Lycopersicum (Tomato) Seed Oil, Daucus Carota Sativa (Carrot) Seed Oil, Ribes Nigrum (Black Currant) Seed Oil
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON The Nourishing Deep Cleansing Oil
3,000.00 ALL
Çmimi për njesi perMIZON The Nourishing Deep Cleansing Oil
3,000.00 ALL
Çmimi për njesi perMIZON The Nourishing Deep Cleansing Oil, do të kthehet në larësin tuaj të preferuar nëse sekrecioni i filtruar i kërmillit është përbërësi juaj i preferuar. Falë këtij përbërësi "magjik" ky larës pastron thellësisht sebumin, qelizat e vdekura të lëkurës dhe mbetjet në pore, duke e lënë lëkurën të pastër dhe më e rëndësishmja, të hidratuar. Ky larës përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës, dhe është special për atë të yndrshme dhe sensitive!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial, vaj mineral dhe përbërës me prejardhje shtazore.
*150ml
Përdorimi
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
sekrecioni i filtruar i kërmillit
Lista e plotë e përbërësve
Cetyl Ethylhexanoate, Sorbeth-30 Tetraoleate, Snail Secretion Filtrate, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil, Camellia Sinensis Seed Oil, Moringa Oleifera Seed Oil, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Seed Oil, Solanum Lycopersicum (Tomato) Seed Oil, Daucus Carota Sativa (Carrot) Seed Oil, Ribes Nigrum (Black Currant) Seed Oil, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Bark Extract, Corallina Officinalis Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON The Hydrating Deep Cleansing Oil
3,000.00 ALL
Çmimi për njesi perMIZON The Hydrating Deep Cleansing Oil
3,000.00 ALL
Çmimi për njesi perMIZON The Hydrating Deep Cleansing Oil, është larësi ideal për të pasur një lëkurë të pastër dhe shumë të shëndetshme. I formuluar me acid hialuronik dhe kompleks vajor me përmbajtje të 10 farave të ndryshme, ky larës do të krijojë një barrierë mbrojtëse hidratimi, duke bërë të mundur minimizimin e humbjes së lagështisë pas pastrimit. I përshtatshëm për lëkurën e thatë, dehidratuar dhe atë sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial, vaj mineral dhe përbërës me prejardhje shtazore.
*150ml
Përdorimi
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit
MIZON The Hydrating Deep Cleansing Oil
Përbërësit "magjik"
acid hialuronik, kompleks vajor me përmbajtje të 10 farave të ndryshme
Lista e plotë e përbërësve
Cetyl Ethylhexanoate, Sorbeth-30 Tetraoleate, Sodium Hyaluronate, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil, Camellia Sinensis Seed Oil, Moringa Oleifera Seed Oil, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Seed Oil, Solanum Lycopersicum (Tomato) Seed Oil, Daucus Carota Sativa (Carrot) Seed Oil, Ribes Nigrum (Black Currant) Seed Oil, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Bark Extract, Corallina Officinalis Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Aloe Barbadensis Flower Extract, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

TORRIDEN Solid-IN Ceramide Cream
TORRIDEN Solid-IN Ceramide Cream
Kremi TORRIDEN Solid-IN Ceramide është një produkt inovativ, i cili synon të përmirësojë dhe të hidratojë lëkurën në mënyrë të thellë dhe efektive. Ky krem përmban një kompleks të avancuar 5D që konsiston në pesë lloje të ndryshme keramidesh si: ceramide EOP, që mbron lëkurën nga faktorët e jashtëm, ceramide NS, që mban lagështinë e nevojshme në brendësi të lëkurës barrierën e saj, ceramide NP, që rrit elasiticitetin e lëkurës, ceramide AS që mbron barrierën nga dëmtimi i agjentëve të jashtëm dhe ceramide AP, që nxit rigjenerimin qelizor të lëkurës. Kjo formulë ndihmon në lehtësimin e kruarjes, shpërbërjen e qelizave të vdekura dhe qetësimin e sensitivitetit të lëkurës, duke siguruar gjithashtu hidratim të thellë dhe parandalimin e formimit të vijave të holla dhe rrudhave. Nga ana tjetër, kompleksi Phytosphingosine kontribuon në rigjenerimin e vazhdueshëm të lëkurës dhe ofron hidratim të vazhdueshëm. Ndërsa ekstrakti i frutit Citrus Unshiu ndihmon në zbehjen e njollave kafe dhe mban në kontroll sebumin e tepërt. Kremi është i përshtatshëm për lëkurën e thatë, të dehidratuar dhe sensitive, duke siguruar kështu hidratim të thellë.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, vegane, e patestuar në kafshë, dhe ka kaluar të gjitha testet e irritimit. Nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: sulfate, alkool, fragrancë artificiale, silikon etj.
*70ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Kompleks 5D, kompleks Phytosphingosine, Citrus Unshiu
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Caprylic/Capric Triglyceride, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Cetearyl Alcohol, Ethylhexyl Palmitate, 1,2-Hexanediol, Glyceryl Stearate, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Trehalose, Allantoin, Panthenol, Betaine, Adansonia Digitata Seed Oil, Hydrogenated Rice Bran Oil, Ceramide NP (486ppm), Ceramide NS (18ppm), Ceramide AS (18ppm), Ceramide EOP (9ppm), Ceramide AP (9ppm), Phytosphingosine, Stearic Acid, Cholesterol, Soluble Collagen, Thymus Vulgaris (Thyme) Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Mentha Suaveolens Leaf Extract, Citrus Unshiu Peel Extract, Propanediol, 2,3-Butanediol, Vinyl Dimethicone, Hydrogenated Lecithin, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Sucrose, Carbomer, Tromethamine, Xanthan Gum, Disodium EDTA, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Ethylhexylglycerin
Marka
Misioni i markës koreane të kujdesit të lëkurës Torriden është të jetë pjesë e udhëtimit të çdo individi drejt bukurisë optimale. Linja e saj më e shitur DIVE-IN përmban acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, i provuar për të nxitur rinovimin e qelizave, duke reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave për të rikthyer një pamje rinore. CELLMAZING, një linjë tjetër më e shitur, përmban ekstrakt centella asiatica për të qetësuar lëkurën dhe stimuluar rritjen e qelizave. Të dyja linjat janë formuluar me kujdes për të plotësuar nevojat e përditshme të lëkurës. Si ylli udhëzues i udhëtimit tuaj, Torriden zbulon rrugën për të gjetur përbërësit e duhur për lëkurën tuaj!

TORRIDEN Cellmazing Firming Cream
TORRIDEN Cellmazing Firming Cream
Kremi TORRIDEN Cellmazing Firming Cream është krijuar për të ofruar kujdes të veçantë kundër shenjave të moshës, duke ndihmuar në ruajtjen e rinisë dhe shkëlqimit të lëkurës. Ky krem përmban kolagjen të formuluar në struktura dhe peshë shumë të vogla molekulare, i cili nxit prodhimin e kolagjenit në lëkurë. Kjo ndihmon në minimizimin dhe parandalimin e vijave të holla dhe rrudhave. Formulimi i tij gjithashtu përmban Hialuronat natriumi që siguron hidratim të thellë dhe nxjerr në pah një lëkurë më të re dhe të shndritshme, glicerina që ndihmon në mbajtjen e lagështisë dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës, dhe niacinamidet që zbehin njollat kafe dhe hiperpigmentimin, duke njëtrajtësuar tonin e lëkurës. Kremi është ideal për të gjithë ata që kërkojnë një zgjidhje efektive kundër shenjave të moshës. Ai ndihmon në përmirësimin e strukturës së lëkurës, duke e bërë atë më të re, të shndritshme dhe të shëndetshme.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, vegane, e patestuar në kafshë, dhe ka kaluar të gjitha testet e irritimit. Nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: sulfate, alkool, fragrancë artificiale, silikon etj.
*60ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Kolagjen, Hialuronat natriumi, glicerinë, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Collagen Extract(30,520ppm), Caprylic/Capric Triglyceride, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Cetearyl Olivate, Cetyl Ethylhexanoate,Soluble Collagen, Hydrolyzed Collagen, Collagen Amino Acids, Collagen, Hexapeptide-2, Panthenol, Allantoin, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Heptyl Undecylenate, Glyceryl Stearate, C10-18 TRIGLYCERIDES, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Valine, Threonine, Proline, Isoleucine,Histidine, Methionine, Cysteine, Biotin, Pentylene Glycol, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Adenosine, Sorbitan Olivate, Sorbitan Isostearate, Cetearyl Alcohol, Vinyl Dimethicone, Tromethamine, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, PVM/MA Copolymer, Xanthan Gum, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin
Marka
Misioni i markës koreane të kujdesit të lëkurës Torriden është të jetë pjesë e udhëtimit të çdo individi drejt bukurisë optimale. Linja e saj më e shitur DIVE-IN përmban acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, i provuar për të nxitur rinovimin e qelizave, duke reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave për të rikthyer një pamje rinore. CELLMAZING, një linjë tjetër më e shitur, përmban ekstrakt centella asiatica për të qetësuar lëkurën dhe stimuluar rritjen e qelizave. Të dyja linjat janë formuluar me kujdes për të plotësuar nevojat e përditshme të lëkurës. Si ylli udhëzues i udhëtimit tuaj, Torriden zbulon rrugën për të gjetur përbërësit e duhur për lëkurën tuaj!

ILLIYOON Ceramide Ato Concentraye Cream
ILLIYOON Ceramide Ato Concentraye Cream
Nëse lëkura juaj është e dehidratuar, e skuqur dhe me shpërthime akneike, kjo mund të tregojë një barrierë mbrojtëse të dobësuar. Forcimi i kësaj barriere është thelbësor për të mbrojtur lëkurën nga faktorët e jashtëm dhe për të ruajtur lagështinë e saj. Kremi ILLIYOON Ceramide Ato Concentraye Cream vjen me formulën ideale për këtë problem. Ky krem inovativ është formuluar me një kompleks të patentuar, Ceramide Skin™, i cili është i njohur për aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të krijuar një barrierë mbrojtëse të fuqishme mbi sipërfaqen e lëkurës. Ky kompleks jo vetëm që mbron lëkurën nga ndikimet e jashtme, por gjithashtu ndihmon në ruajtjen e hidratimit të saj të brendshëm, duke parandaluar humbjen e lagështisë dhe duke promovuar një lëkurë më të butë dhe të shëndetshme. Formula e tij është pasuruar me fitoceramide, të cilat luajnë një rol kyç në forcimin e barrierës së lëkurës dhe përmirësimin e elasticitetit të saj. Këto fitoceramide punojnë në harmoni me Ceramide Skin™ për të rritur hidratimin dhe për të rikthyer një pamje të ndritshme dhe rinore. Për më tepër, përqendrimi i lartë i ceramideve në formë kapsulash sigurojnë një hidratim të menjëhershëm dhe afatgjatë. I përshtatshëm për lëkurën e thatë, të dehidratuar, të ndjeshme dhe të prirur ndaj ekzemës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, vegane, e patestuar në kafshë, dhe ka kaluar të gjitha testet e irritimit. Nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: sulfate, alkool, fragrancë artificiale, silikon etj.
*200ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Ceramide Skin™️, fitoceramide, ceramide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Dimethicone, Pentaerythrityl Tetraisostearate, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Stearic Acid, Behenyl Alcohol, Palmitic Acid, Cetyl Ethylhexanoate, 1,2-Hexanediol, Arachidyl Alcohol, C14-22 Alcohols, Hydroxypropyl Bispalmitamide MEA(Ceramide PC-104), Polyacrylate-13, Arachidyl Glucoside, Mannitol, C12-20 Alkyl Glucoside, Polyisobutene, Glyceryl Caprylate, Panax Ginseng Root Water, Ethylhexylglycerin, Acrylates/Ammonium Methacrylate Copolymer, Polysorbate 20, Sorbitan Isostearate, Carbomer, Perilla Ocymoides Seed Extract, Myristic Acid, Arachidic Acid, Cholesterol, Bupleurum Falcatum Root Extract, Angelica Acutiloba Root Extract, Ophiopogon Japonicus Root Extract, Glucose, Silica, Glycine Max (Soybean) Oil, Ceramide NP, Phytosphingosine, Hydrogenated Lecithin, Tocopherol, Canola Oil, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract
Marka

TORRIDEN Solid-IN Ceramide Essence
TORRIDEN Solid-IN Ceramide Essence
Esenca TORRIDEN Solid-IN Ceramide Essence është krijuar për të ofruar hidratim intensiv dhe mbrojtje të lëkurës që nga shtresa e saj më e thellë. Formuluar me kompleksin e avancuar 5D të pesë llojeve të keramidesh – Ceramide EOP, që mbron nga faktorët e jashtëm, Ceramide NS, që ruan lagështinë e nevojshme, Ceramide NP, që përmirëson elasticitetin, Ceramide AS dhe Ceramide AP, të cilat mbrojnë barrierën natyrale të lëkurës dhe nxisin rigjenerimin qelizor. Kjo esencë minimizon ndjeshmërinë e lëkurës dhe qetëson kruarjet, duke larguar qelizat e vdekura dhe duke ofruar një ndjesi të freskët dhe të hidratuar. Falë Phytosphingosine, lëkura rigjenerohet vazhdimisht, duke ruajtur hidratimin gjatë gjithë ditës. Ekstrakti i frutit Citrus Unshiu ndihmon në zbehjen e njollave kafe dhe kontrollin e sebumit të tepërt, duke e bërë këtë esencë të përshtatshme për lëkurë të thatë, të dehidratuar dhe sensitive. Aplikimi i kësaj esence krijon një bazë të shkëlqyer për përkujdesje të mëtejshme, duke e lënë lëkurën të hidratuar, të freskët dhe të mbrojtur në mënyrë të përkryer.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, vegane, e patestuar në kafshë, dhe ka kaluar të gjitha testet e irritimit. Nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: sulfate, alkool, fragrancë artificiale, silikon etj.
*100ml
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Kompleks 5D, kompleks Phytosphingosine, Citrus Unshiu
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Panthenol, Ceramide NP,
Ceramide NS, Ceramide AS, Ceramide
EOP, Ceramide AP, Chamomilla Recutita (Matricaria) Leaf Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Extract, Mentha Suaveolens Leaf Extract, Allantoin, Sodium Hyaluronate, Trehalose, Sucrose, Cholesterol, Glycereth-26, C14-22 Alcohols, C12-20 Alkyl Glucoside, PVM/MA Copolymer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Hydrogenated Lecithin, Tromethamine, Tocopherol, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Adansonia Digitata Seed Oil, Xanthan Gum, Stearic Acid, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin