BENTON Mineral Sun Stick SPF50 PA++++
BENTON Mineral Sun Stick SPF50 PA++++
Nëse jeni duke kërkuar një mbrojtës ndaj rrezeve të diellit me përmbajtje 100% minerale, pa u shqetësuar për përthithjen e rrezeve UV nga lëkura, gjithashtu i përshtatshëm për të gjithë familjen duke mos shkaktuar aspak irritim edhe ndaj lëkurës sensitive, atëherë BENTON Mineral Sun Stick SPF50 PA++++ është zgjidhja e duhur! Përmban mbrojtjen maksimale të rrezeve UV në Korenë e Jugut pa u shqetësuar për irritimin që zakonisht këta mbrojtës i krijojnë syve. Përmban filtra mineral si titanium dioxide, 3 lloje acidesh hialuronik, dhe tocopherol që njihet si vitaminë E, për ta ushqyer dhe mbrojtur lëkurën nga radikalet e lira. Konsistenca e tij është e lehtë duke mos lënë njollë të bardhë apo ndjesinë e rëndë dhe ngjitëse në lëkurë. Është në formë stick-u, çka e bën shumë të lehtë riaplikimin e tij gjatë ditës, nëse jeni në lëvizje, në plazh dhe i përshtatet çdo stine. BENTON Mineral Sun Stick SPF50+/ PA++++ është prodhuar duke kaluar testin e "low-irritating", për lëkurën sensitive me indeks shumë të vogël 0.04. Përshtatet me të gjithë tipet e lëkurës, edhe atë të yndyrshme dhe shumë sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*15gr
Përdorimi
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
filtra fizikë (dioksid titaniumi), 3 lloje të acidit hialuronik, tochoperol (vitaminë E).
Lista e plotë e përbërësve
Coco-caprylate/caprate, sunflower seed wax, propylene glycol dicaprylate, H-di/trimethylol hexyllactone cross polymer, C12-15 alkyl benzoate, titanium dioxide, dicaprylyl carbonate, Synthetic fluorphlogopite, vinyl dimethicone, microcrystalline wax, aluminum stearate, polyhydroxystearic acid, purslane extract, centella extract, sodium hyaluronate, hydrolyzed hyaluronic acid, sodium Acetylated hyaluronate, caprylic/capric triglyceride, polyglyceryl-4diisostearate/polyhydroxystearate/sebacate, silica, alumina, pentylene glycol, allantoin, panthenol, Glycerin, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Xylyl Glucoside, Anhydroxylitol, Xylitol, Glucose, Glyceryl Caprylate, Triethoxycaprylylsilane, Stearic Acid, Tocopherol, Purified Water, 1, 2-hexanediol, ethylhexylglycerin
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).
BENTON Goodbye Redness Centella Gel
BENTON Goodbye Redness Centella Gel
BENTON Goodbye Redness Centella Cica Gel është një locion në formë xheli, ku me plot gojë mund ta quajmë një shpëtim për lëkurën akneike dhe atë sensitive! Ky xhel është i formuluar me 80% ekstrakt nga centella asiatica, që qetëson lëkurën e irrituar, duke forcuar njëkohësisht edhe barrierën e saj mbrojtëse. Përbërësit bimorë si houttuynia cordata, tea tree (ekstrakt nga pema e çajit jeshil) dhe fish mint (një lloj nenexhiku), japin kontributin e tyre për të ushqyer, pastruar dhe hidratuar lëkurën në thellësi. Ka konsistencë shumë të lehtë duke u përthithur lehtësisht, pa lënë aspak ndjesinë e ngjitjes. E sugjerojmë për lëkurën që ka tendencë skuqjeje, rosacea, akne dhe mbiprodhim të yndyrës. Mund të jetë një trajtim shumë i mirë, ashtu si maska BENTON Goodbye Redness Centella Mask, pas qëndrimit në diell ndërsa pushoni në plazh.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe PEG.
*100gr
Përdorimi
Pasi të keni larë fytyren dhe të keni aplikuar tonerin, vendosni një sasi të moderuar në fytyrë dhe shtypeni butë derisa të përthithet plotësisht.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
centella asiatica, houttuynia cordata, tea tree
Lista e plotë e përbërësve
Centella Asiatica Extract, Aqua (Water), Glycerin, Pentylene Glycol, Arginine, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sodium Gluconate, Chamaecyparis Obtusa Water, Propanediol, Butylene Glycol, Enantia Chlorantha Bark Extract, Oleanolic Acid, 1,2-Hexanediol, Dipotassium Glycyrrhizate, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Portulaca Oleracea Extract, Houttuynia Cordata Extract, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Asiaticoside, Madecassoside, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated phosphatidylcholine, Sucrose Stearate, Cetearyl Alcohol
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).
BENTON Vitamin C Serum
BENTON Vitamin C Serum
Serumi më i fundit i prodhuar dhe dalë në treg nga marka BENTON, vjen ekskluzivisht në KORAL SECRETS! BENTON Vitamin C Serum është zgjidhja ideale nëse shenjat post akne, hiperpigmentimin, shenjat e moshës dhe dehidratimin e lëkurës po kthehen në shqetësimin tuaj kryesor! Përbërja speciale me 20% vitaminë C të pastër, nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe parandaluar formimin e vijave të imëta. Gjithashtu vitamina C bllokon mbiprodhimin e melaninës e cila lehtësisht shkaktohet nga ekspozimi i rrezeve të dëmshme diellore. Por nuk mbaron këtu! Ky serum ka veti të fuqishme antioksiduese, falë formulimit me acid ferulik dhe glutathione. Këto dy përbërës luajnë një rol shume të rëndësishëm në mbajtjen e lëkurës të shëndetshme dhe të re. Nga ana tjetër formulimi me ektoinë, mbron lëkurën nga dëmtimi i rrezeve të dritës ultraviolet, si dhe zbut dhe ul inflamacionin në lëkurë. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim gjatë shtatëzanisë.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, tundeni shishen lehtësisht 1-2 herë dhe aplikoni disa pika në lëkurë. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+ ose më të lartë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
20% vitaminë C të pastër, acid ferulik, glutathione, ektoin
Lista e plotë e përbërësve
Propanediol, Ascorbic Acid, Butylene Glycol, Glycerin, Pentylene Glycol, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Glyceryl Glucoside, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Panthenol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Prunus Armeniaca (Apricot) Kernel Oil, Sodium Polyacrylate, Polyquaternium-10, Adenosine, Ferulic Acid, Ectoin, Glutathione, Oryza Sativa (Rice) Bran Oil, Tocotrienols, Tocopherol
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).
BENTON Cica Gel Sunscreen Serum SPF50+ PA++++
BENTON Cica Gel Sunscreen Serum SPF50+ PA++++
BENTON Cica Gel Sunscreen Serum SPF50+ PA++++, është kremi mbrojtës me review më të mira e markës BENTON, dhe tani bëhet pjesë e koleksionit tonë. Ky ashtu si vete emri është i formuluar me cica, përbërës që qetëson lëkurën e irrituar, duke forcuar njëkohësisht edhe barrierën e saj mbrojtëse. Formulimi i tij përfshinë gjithashtu centella asiatica, e cila zbut irritimet, duke ndihmuar në reduktimin e skuqjeve dhe shenjave të akneve. Acidi hialuronik, një përbërës i fuqishëm hidratues, hidraton thellësisht dhe ruan lagështinë e lëkurës, duke e bërë atë të duket e freskët dhe e rigjeneruar gjatë gjithë ditës. Panthenoli, i njohur gjithashtu si provitamina B5, ushqen dhe forcon barrierën e lëkurës, duke përmirësuar elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e saj. Kjo formulë e pasur ofron mbrojtje të fuqishme kundër rrezeve UV, duke mbajtur lëkurën tuaj të hidratuar dhe të shëndetshme. E sugjerojmë për lëkurën që ka tendencë skuqjeje, rosacea, akne dhe mbiprodhim të yndyrës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe PEG.
*50ml
Përdorimi
Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
Cica, centella asiatica, acid hialuronik, panthenol,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Propanediol, Dibutyl Adipate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Silica, Ethylhexyl Triazone, Methylene Bis-Benzotriazolyl Tetramethylbutylphenol, Caprylyl Methicone, Diethylhexyl Butamido Triazone, Coco-Caprylate / Caprate, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Saccharide Isomerate, Pentylene Glycol, Panthenol, Caprylic/Capric Triglyceride, Decyl Glucoside, Behenyl Alcohol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Betaine, Sodium Acrylate/Acryloyldimethyltaurate/Dimethylacrylamide Crosspolymer, Polyisobutene, Hydrogenated Poly(C6-20 Olefin), Glycerin, Dipotassium Glycyrrhizate, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Butylene Glyco, HDI/Trimethylol Hexyllactone Crosspolymer, Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hyaluronic Acid, Vincetoxicum Atratum Extract, Biosaccharide Gum, Caprylyl/Capryl Glucoside, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Sorbitan Oleate, Centella Asiatica Extract (100PPM), Tocopherol, Althaea Rosea Flower Extract, Allantoin, Ectoin, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Asiaticoside, Madecassic Acid, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Asiatic Acid, Centella Asiatica Leaf Extract, Fructan, Ceramide NP, Hydrogenated Lecithin, Hydroxyacetophenone, Tromethamine, Sodium Phytate, Xanthan Gum, Acetyl Glucosamine, Citric Acid, Sodium Citrate, Octanediol, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).
VT COSMETICS PDRN Moist Tone Up Sun Essence RX SPF50+ PA++++
VT COSMETICS PDRN Moist Tone Up Sun Essence RX SPF50+ PA++++
VT COSMETICS PDRN Moist Tone Up Sun Essence RX SPF50+ PA++++ është një formulë hibride që funksionon si korrigjues i menjëhershëm i tonit të lëkurës (Tone-Up), esencë hidratuese dhe mbrojtës ndaj rrezeve të diellit. Që në aplikimin e parë, ky produkt i jep lëkurës një shkëlqim natyral dhe një nuancë të lehtë rozë, duke shërbyer si një bazë perfekte për makeup ose si zëvendësues i tij. Formula e tij unike përmban PDRN bimore (Phyto-PDRN), e cila stimulon rigjenerimin qelizor dhe riparon dëmtimet e shkaktuara nga dielli, ndërsa Niacinamidet dhe Adenozina punojnë në harmoni së bashku për të njëtrajtësuar njollat kafe dhe për të trajtuar rrudhat e para. Për të siguruar një ndjesi freskie pa peshën e kremrave tradicionalë, esenca përmban filtra dielli të teknologjisë së fundit që ofrojnë mbrojtje maksimale kundër rrezeve UVA/UVB, të ndërthurur me Acid Hialuronik dhe Ceramide për të ruajtur lagështinë dhe elasticitetin e lëkurës gjatë gjithë ditës. Tekstura e saj si "essence" përthithet menjëherë pa lënë ndjesi ngjitëse apo mbetje të bardha, ndërsa kompleksi i patentuar CICA HYALON™ siguron qetësimin e menjëhershëm të irritimeve. Ky produkt është zgjidhja ideale për këdo që kërkon një lëkurë rrezatuese, të mbrojtur dhe të rigjeneruar në një hap të vetëm, duke i dhënë fytyrës atë pamjen e kërkuar "glass skin" me një shkëlqim të shëndetshëm që zgjat.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe PEG.
*60ml
Përdorimi
Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
PDRN, Niacinamide, Adenozinë, Acid Hialuronik, Ceramide, CICA HYALON™
Lista e plotë e përbërësve
Water(Aqua), Butylene Glycol, Ethylhexyl Salicylate, Glycerin, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Ben zoate, Butyloctyl Salicylate, Titanium Dioxide (CI 77891), Coco-Caprylate/Caprate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Niacinamide, Dibutyl Adipate, Caprylyl Methicone, C12-15 Alkyl Benzoate, Ethylhexyl Triazone, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Panthenol, VP/He xadecene Copolymer, Ethylhexyl Palmitate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acry loyldimethyl Taurate Copolymer, Polyhydroxystearic Acid, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Fragrance (Parfum), Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Dimethiconol, Trisiloxane, Alumina, Triethoxycaprylylsilane, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Hydroxypropyl Methylcellulose Stearoxy Ether, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, Adenosine, Sodium Polyacrylate, Sorbitan Isostearate, Lauryl Glucoside, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Polyether-1, t-Butyl Alcohol, Ascorbic Acid, Panax Ginseng Root Extract, Sodium DNA(0.05ppm), Selaginella Lepidophylla Extract, sh-Polypeptide-121, Potassium Sorbate, sh-Oligo peptide-1, sh-oligopeptide-2, sh-Polypeptide-1, sh-Polypeptide-16, sh-Polypeptide-3, sh-Polypeptide-60, sh-Polypeptide-62, sh-Polypeptide-9.
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
VT COSMETICS PDRN Moist Tone Up Sun Essence SPF50+ PA++++
VT COSMETICS PDRN Moist Tone Up Sun Essence SPF50+ PA++++
VT COSMETICS PDRN Moist Tone Up Sun Essence SPF50+ PA++++ është krem mbrojtës ndaj diellit, i formuluar për të kombinuar mbrojtjen e fuqishme UV me kujdesin intensiv të lëkurës. I pasuruar me PDRN (Polydeoxyribonucleotide) të nxjerrë nga gjinsengu i egër i malit Jirisan, ky kompleks unik nxit rigjenerimin qelizor, rrit elasticitetin dhe jep një shkëlqim natyral lëkurës. Formula përmban gjithashtu niacinamide dhe vitaminë C, të cilët ndihmojnë njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe reduktimin e njollave, ndërsa panthenol dhe acidi hialuronik në formulim sigurojnë një hidratim të thellë, duke e lënë lëkurën të butë dhe të hidratuar gjatë ditës. I përforcuar me EGF dhe peptide që ndihmojnë në përmirësimin e teksturës së lëkurës dhe reduktimin e shenjave të moshës, ky krem përmban gjithashtu ekstrakt Jericho Rose, i njohur për vetitë e tij të fuqishme antioksiduese dhe mbrojtëse ndaj faktorëve të jashtëm. Tekstura e tij e lehtë dhe ujore si esencë përthithet menjëherë, pa lënë njollë të bardhë apo ndjesi ngjitëse, ndërkohë që ofron një efekt të butë “tone-up”, duke i dhënë lëkurës një pamje të ndritshme dhe të njëtrajtshme. I përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe për të gjitha tipet e lëkurës, jo vetëm që ofron mbrojtje maksimale SPF50+ PA++++ kundër rrezeve UVA/UVB, por edhe vepron si një kujdes i gjithanshëm për lëkurën, duke kombinuar mbrojtjen, rigjenerimin dhe hidratimin në një hap të vetëm.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe PEG.
*50ml
Përdorimi
Fillimisht tundeni shishen dhe më pas aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
PDRN (Polydeoxyribonucleotide), Niacinamide, Vitaminë C, Panthenol, Acidi Hialuronik, EGF, peptide, ekstrakt Jericho Rose
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Ethylhexyl Salicylate, Titanium Dioxide, Glycerin, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Butyloctyl Salicylate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Niacinamide, Dibutyl Adipate, Caprylyl Methicone, C12-15 Alkyl Benzoate, Coco-Caprylate/Caprate, Ethylhexyl Triazone, Pentylene Glycol, Ethylhexyl Palmitate, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyhydroxystearic Acid, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Fragrance, VP/Hexadecene Copolymer, Stearic Acid, Aluminum Hydroxide, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Hydroxypropyl Methylcellulose Stearoxy Ether, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Dimethiconol, Trisiloxane, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, Alumina, Triethoxycaprylylsilane, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Adenosine, Sodium Polyacrylate, Sorbitan Isostearate, Lauryl Glucoside, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Polyether-1, t-Butyl Alcohol, Ascorbic Acid, Panax Ginseng Root Extract, Sodium DNA, Selaginella Lepidophylla Extract, sh-Polypeptide-121, Potassium Sorbate, sh-Oligopeptide-1, sh-Oligopeptide-2, sh-Polypeptide-1, sh-Polypeptide-16, sh-Polypeptide-3, sh-Polypeptide-60, sh-Polypeptide-62, sh-Polypeptide-9