-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.


MARY & MAY Collagen Peptide Vital Mask
MARY & MAY Collagen Peptide Vital Mask
Tashmë maskat “Sheet Mask" do të kthehen në argëtim për këdo! MARY & MAY Collagen Peptide Vital Mask përmban në paketimin e saj plot 30 të tilla të mbivendosura njëra mbi tjetrën! Mund të aplikohen kurdoherë dëshironi, madje dhe çdo ditë! Përsa i përket esencës së këtyre maskave është një temë më vete! Përmbajnë 6 lloje të peptideve dhe adenosine të cilat minimizojnë rrudhat aktuale dhe ofrojnë lëmim të tyre. Nga ana tjetër formulimi me 10,769 ppm kolagjen me peshë të ulët molekulare, depërton në të gjitha shtresat e lëkurës për të nxitur prodhimin e tij, duke adresuar sigurisht shenjave të moshës, dhe rritjen e elasticitetit të lëkurës. Që në momentin e parë që aplikohet mbi fytyrë do të ndjeget hidratim i thellë & butësia që i ofrohen lëkurës! Këto maska janë të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive. Ky produkt është jokomedogjenik dhe i sigurtë për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e këtij produkti është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*30 maska
*400ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-15 min, derisa maska të jetë thatë plotësisht. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
peptide, kolagjen, adenosine
Lista e plotë e përbërësve
Glycerin, Dipropylene Glycol, Hydrolyzed Collagen, Hydroxyacetophenone, Polyglyceryl-10 Laurate, Arginine, Carbomer, Polyglyceryl-4 Laurate, Allantoin, Adenosine, Caprylyl/Capryl Glucoside, Hydroxyethylcellulose, Caprylyl Glycol, 1,2-Hexanediol, Collagen Extract, Soluble Collagen, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Copper Tripeptide-1, Hexapeptide-11, Hexapeptide-9, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Pentapeptide-1, Tripeptide-1
Marka
E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.


MIZON Snail Silky Peeling Scrub
3,300.00 ALL
Çmimi për njesi / perMIZON Snail Silky Peeling Scrub
3,300.00 ALL
Çmimi për njesi / perDëshironi të njiheni me një sekret të mrekullueshëm për një lëkurë më rinore dhe plot gjallëri? Na lejoni t'ju prezantojmë me Peeling Scrub Mizon Snail Silky, një produkt unik që duhet të jetë me patjetër pjesë e rutinës suaj të kujdesit të lëkurës. Formula e tij speciale përmban kompleksin me keramide, që konsistojnë në 5 lloje të ndryshme, si: ceramide EOP, që mbron lëkurën nga faktorët e jashtëm, ceramide NS, që mban lagështinë e nevojshme në brendësi të lëkurës barrierën e saj, ceramide NP, që rrit elasiticitetin e lëkurës, ceramide AS që mbron barrierën nga dëmtimi i agjentëve të jashtëm dhe ceramide AP, që nxit rigjenerimin qelizor të lëkurës. Nga ana tjetër, përmbajtja me sekrecion kërmilli, hidraton në thellësi lëkurën, shëron dhe parandalon aknet, duke pastruar poret në thellësi nga yndyra dhe sebumi i tepërt. Me vetëm njëherë përdorim ky scrub premton të keni lëkurë të butë, të lëmuar dhe plot shkëlqim.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*5 g/ 7.0 oz x 40 ea
Përdorimi
Përdoret 2 herë në javë në mbrëmje. Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni scrubin dhe aplikoni lehtësisht me levizje rrethore. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Mbajeni maskën për 5-10 min. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe të bollshëm. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
5 lloje të ndryshme, sekrecion kërmilli
Lista e plotë e përbërësve
Water, Sodium Bicarbonate, Glycerin, Silica, 1,2-Hexanediol,
Microcrystalline Cellulose, Cellulose, Cellulose Gum, Polyglyceryl-10 Laurate, Ethylhexylslycerin, Hydrogenated Lecithin Butylene Glycol, Cetearyl alcohol, Stearic acid,
Snail Secretion Filtrate, Menthol, Milk Protein Extract, Ceramide NP, Ceramide NG, Centella Asiatica Extract, Nelumbo Nucifera Root Extract, Phytosphingosine, Cholesterol, Ceramide AS, Ceramide AP, Ceramide EOP
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.
Related blog posts

PRODUKTET NEOGEN QË DUHET PATJETËR TË KENI NË RUTINËN TUAJ

SI TË KUJDESEMI PËR FLOKËT GJATË VERËS?

CILAT PRODUKTE NEVOJITEN GJATË PUSHIMEVE VERORE?
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Information
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE