MISSHA All Around Safe Block Aqua Sun SPF50+ PA++++
MISSHA All Around Safe Block Aqua Sun SPF50+ PA++++
MISSHA All Around Safe Block Aqua Sun është një nga kremrat mbrojtës ndaj rrezeve të diellit më të parapëlqyer dhe të njohur në K-Beauty. Është një krem me faktor mbrojtës SPF 50+ ndaj rrezeve UVA dhe UVB. I formuluar me filtra mbrojtës kimik dhe me teknologjinë e shtresës së dyfishtë, ky krem është rezistent ndaj ujit. Versioni i ri dhe i përmirësuar tashmë nuk vjen në variantin xhel por krem, duke e bërë këtë krem mbrojtës ndaj diellit më hidratues, edhe për lëkurat e thata. Formulimi i tij gjithashtu me vitaminë E dhe tocopherol, mundëson forcim të barrierës mbrojtëse të lëkurës duke i rritur elasticitetin kësaj të fundit. Ka një konsistencë të lehtë, përthithet shumë shpejt dhe nuk e lë lëkurën të yndyrshme dhe me shkëlqim. Pas përdorimit të këtij produkti, në lëkurë nuk do të mbetet asnjë njollë e bardhë dhe gjithashtu është një bazë e mirë për makeup-in. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e saj është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben dhe sulfate.
*50ml
Përdorimi
Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vitaminë E, ekstrakt i lules Krizantemë, filtra kimik SPF50+
Lista e plotë e përbërësve
Water, Homosalate, Alcohol Denat., Ethylhexyl Salicylate, Dipropylene Glycol, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Silica, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Isoamyl p-Methoxycinnamate, Octocrylene, Bis-PEG/PPG-20/5 PEG/PPG-20/5 Dimethicone, Methoxy PEG/PPG-25/4 Dimethicone, Dimethicone, Caprylyl Glycol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Caprylic/Capric Triglyceride, Fragrance, Ethylhexylglycerin, Sodium Hydroxide, 1,2-Hexanediol, BHT, Disodium EDTA, Limonia Acidissima Extract, Butylene Glycol, VP/Hexadecene Copolymer, Cyclopentasiloxane, Acrylates/Dimethicone Copolymer, Chrysanthemum Indicum Flower Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Phenoxyethanol, Morus Alba Fruit Extract, Cinnamomum Cassia Bark Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Leaf Water, Centaurea Cyanus Flower Water, Helichrysum Italicum Flower Water
Marka
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
SOME BY MI Galactomyces Pure Vitamin C Glow Serum
SOME BY MI Galactomyces Pure Vitamin C Glow Serum
Pas përdorimit të serumit SOME BY MI Galactomyces Pure Vitamin C Glow Serum, siç e thotë edhe vetë emri i tij, do të arrini të keni një lëkurë që do të shkëlqejë dhe kështu do të merrni komplimente pafund! Falë formulës së tij me 3% vitaminë C dhe 75% filtrat i fermentuar i Galactomyces (me origjinë nga majaja), ky serum do t’ju ndihmojë në heqjen e njollave, dhe njëkohësisht do të hidratojë dhe rrisë elasticitetin e lëkurës suaj.
Formula e tij nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, sulfat, produkte me prejardhje shtazore, silikon, dhe vaj mineral.
*30ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Evitoni zonën rreth syve. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF50+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vitaminë C e pastër, galactomyces
Lista e plotë e përbërësve
Galactomyces Ferment Filtrate (75%),Dipropylene Glycol,Glycerin,Ascorbic Acid (30,000ppm),Butylene Glycol,1,2-Hexanediol ,Niacinamide,Tromethamine, Water,Trehalose,C12-14 Pareth-12,Allantoin,Hydroxyethylcellulose,Xanthan Gum ,Ethylhexylglycerin,Adenosine,Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil,Hydrogenated Lecithin,Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer ,Sodium Hyaluronate,Pvm/Ma Copolymer ,Polyglyceryl-10 Stearate,Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil,Panthenol,Sodium Ascorbyl Phosphate (25pmm),Phenylethyl Resorcinol,Propolis Extract,Aronia Melanocarpa Fruit Extract,Bambusa Vulgaris Extract,Aspalathus Linearis Extract,Saccharide Hydrolysate,Maltodextrin,Ficus Carica (Fig) Fruit Extract,Phoenix Dactylifera (Date) Fruit Extract,Tuber Magnatum Extract,Pyridoxine,Houttuynia Cordata Extract,Folic Acid,Biotin,Opuntia Ficus-Indica Extract,Opuntia Coccinellifera Fruit Extract,Caprylic/Capric Triglyceride,Adansonia Digitata Seed Extract,Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate,Sparassis Crispa Extract,Calendula Officinalis Flower E Tract ,Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract,Tocopherol,Cyanocobalamin,Vaccinium Myrtillus Fruit Extract,Vaccinium Macrocarpon (Cranberry) Fruit Extract,Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract,Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract,Rubus Fruticosus (Blackberry) Fruit Extract,Ribes Nigrum (Black Currant) Fruit Extract,Euterpe Oleracea Fruit Extract,Spirulina Maxima Extract,Thiamine Hcl,Linoleic Acid,Inositol,Astaxanthin,Caramel,Linalool,Limonene
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
TORRIDEN Balanceful Centella Asiatica Extract Cleansing Gel
TORRIDEN Balanceful Centella Asiatica Extract Cleansing Gel
Larësi më i njohur dhe më i shitur në Korenë e Jugut për vitet e fundit, i vlerësuar gjithashtu me çmimin “Larësi më i Mirë për Lëkurë Sensitive”,TORRIDEN Balanceful Centella Asiatica Extract Cleansing Gel, i është bashkuar më në fund koleksionit tonë “KORAL SECRETS”! Formulimi i tij unik përmban kompleksin T-TECA, i cili përfshin pesë komponentë të bimës centella asiatica: ekstraktin Centella Asiatica, asiaticoside, acidin madecassic, acidin asiatic dhe madecassoside. Këto përbërës ndihmojnë në qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e skuqjes. Nga ana tjetër, përbërësi aktiv LHA (Lipo Hydroxy Acid), kujdeset për pastrimin e thellë të poreve, dhe gjithashtu i ofron lëkurës njëtrajtësim. Konsistenca e tij është e lehtë, dhe shpëlahet plotësisht. Lëkura juaj do të ndihet e pastër dhe gati për të vazhduar me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*200ml
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
T-TECA, LHA (lipo hydroxy acid)
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Sodium Cocoyl Alaninate, Lauryl Glucoside, Lauryl Hydroxysultaine, Coco-Betaine, Disodium Cocoamphodiacetate, Centella Asiatica Extract, Madecassoside, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Panthenol, Capryloyl Salicylic Acid, Ceramide NP, Allantoin, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Nymphaea Caerulea Flower Extract, Swertia Japonica Extract, Lactobacillus Ferment, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Quillaja Saponaria Bark Extract, Aloe Ferox Leaf Extract, Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Hexylene Glycol, Coco-Glucoside, Sodium Chloride, Sodium Cocoyl Isethionate, Caprylyl Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Octanediol, Acrylate/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Hydrogenated Lecithin, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Citric Acid, 1,2-Hexanediol, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Ethylhexylglycerin
Marka
Misioni i markës koreane të kujdesit të lëkurës Torriden është të jetë pjesë e udhëtimit të çdo individi drejt bukurisë optimale. Linja e saj më e shitur DIVE-IN përmban acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, i provuar për të nxitur rinovimin e qelizave, duke reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave për të rikthyer një pamje rinore. CELLMAZING, një linjë tjetër më e shitur, përmban ekstrakt centella asiatica për të qetësuar lëkurën dhe stimuluar rritjen e qelizave. Të dyja linjat janë formuluar me kujdes për të plotësuar nevojat e përditshme të lëkurës. Si ylli udhëzues i udhëtimit tuaj, Torriden zbulon rrugën për të gjetur përbërësit e duhur për lëkurën tuaj!
CENTELLIAN24+ Madeca Cream Time Reverse Zero
CENTELLIAN24+ Madeca Cream Time Reverse Zero
Kremi CENTELLIAN24+ Madeca Cream Time Reverse ka mbërritur në Koral Secrets me një formulë ultra të lehtë dhe freskuese, perfekte për ditët e nxehta të verës. Ky krem është i mbushur me fuqi rigjeneruese që lufton shenjat e para të moshës dhe rikthen vitalitetin e lëkurës. Me teksturë ujore dhe teknologjinë Triple ZERO (pa yndyrë, pa ngarkesë, pa ndjesi ngjitjeje), CENTELLIAN24+ Madeca Cream Time Reverse Zero përthithet menjëherë dhe i jep lëkurës një ndjesi të freskët, të lehtë dhe të hidratuar. Formula e tij është e pasur me 30% Blue Active TECA™, të përftuar nga Centella Asiatica, dhe përbërësin inovativ Ectoin, i cili është zbuluar në mikroorganizma që mbijetojnë në kushte ekstreme si në shkretëtira, duke e bërë atë një përbërës jashtëzakonisht të fuqishëm për mbrojtjen dhe rigjenerimin e lëkurës. Brenda vetëm 5 sekondash ky krem qetëson lëkurën dhe në vetëm 30 sekonda rrit hidratimin me 30% dhe ul temperaturën e lëkurës me 6°C. Rezultatet klinike tregojnë përmirësim të ndjeshëm në elasticitetin e lëkurës, lëmim të rrudhave deri në 19% dhe një efekt të fuqishëm antioksidues. Në një test real, një mollë e trajtuar me këtë krem qëndroi më e freskët dhe me më shumë shkëlqim për orë të tëra, duke treguar fuqinë e jashtëzakonshme mbrojtëse që ky produkt ofron. Gjithashtu, ky krem është cilësuar si kremi ideal edhe për Gjeneratën Z (brezi i viteve 1997–2012). Kjo pasi ky brez po përjeton ndryshime të shpejta në stilin e jetës dhe dëshiron të mbajë lëkurën e freskët dhe të shëndetshme, pavarësisht sfidave të plakjes së hershme. Sugjerohet për të gjitha tipologjitë e lëkurës, veçanërisht për ato shumë të yndyrshme që kanë nevojë për kujdes pa ndjesi rëndese apo ngjitjeje.
*80ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
30% Blue Active TECA™, Ectoin,
Lista e plotë e përbërësve
water, dipropylene glycol, 2,3-butanediol, hydrogenated poly(c6-14 olefin), caprylic/capric triglyceride, niacinamide, isodecyl neopentanoate, glyceryl stearate, polyglyceryl-6 distearate, cetearyl alcohol, vinyl dimethicone, dicaprylyl ether, candelilla/jojoba/rice bran polyglyceryl-3 esters, 1,2-hexanediol, sodium polyacryloyldimethyl taurate, panthenol, polyglyceryl-10 laurate, glycerin, sodium stearoyl glutamate, hydroxyacetophenone, madecassic acid, asiaticoside, asiatic acid, allantoin, ethylhexylglycerin, citrus aurantium dulcis (orange) oil, butylene glycol, xanthan gum, disodium edta, adenosine, citrus nobilis (mandarin orange) peel oil, hydrogenated lecithin, lavandula angustifolia (lavender) oil, cyclodextrin, candida bombicola/glucose/methyl rapeseedate ferment, centella asiatica extract, ficus carica (fig) fruit extract, jojoba esters, citrus aurantium bergamia (bergamot) fruit oil, sodium laurate, olea europaea (olive) fruit oil, litsea cubeba fruit oil, ethoxydiglycol, xylitylglucoside, malt extract, rosmarinus officinalis (rosemary) leaf oil, citrus aurantium dulcis (orange) peel oil, helianthus annuus (sunflower) seed wax, anhydroxylitol, lauric acid, ceramide np, xylitol, centella asiatica leaf extract, caffeine, arginine, citrus grandis (grapefruit) peel oil, copaifera officinalis (balsam copaiba) resin, juniperus virginiana oil, cedrus atlantica bark oil, octyldodecanol, macadamia ternifolia seed oil, tocopherol, pelargonium graveolens flower oil, glycolipids, polyglycerin-3, c12-13 alketh-9, sodium hyaluronate, cyanocobalamin, madecassoside, sucrose distearate, hydrolyzed hyaluronic acid, glycine soja (soybean) oil, jasminum officinale (jasmine) oil, palmitic acid, maltodextrin, lepidium meyenii root extract, propanediol, ascorbyl asiatate, stearic acid, myrtus communis oil, artemisia absinthium extract, rose flower oil, centella asiatica oil, vanilla planifolia fruit extract, retinol, centella asiatica polypeptide, ferula galbaniflua (galbanum) resin oil, phytosterols, resveratrol, cimicifuga racemosa root extract, silybum marianum extract, taurine, hydrolyzed centella asiatica extract, phytosphingosine, centella amino acid, centella asiatica protein extract, salix alba (willow) bark extract, origanum vulgare leaf extract, chamaecyparis obtusa leaf extract, laminaria japonica extract, aloe barbadensis leaf extract, dioscorea japonica root extract, ulmus davidiana root extract, viola mandshurica flower extract, myristic acid, arachidic acid, cinnamomum cassia bark extract, portulaca oleracea extract, scutellaria baicalensis root extract, lactobacillus/soybean ferment extract, sodium dna, limonene, linalool, citral
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
NEOGEN DERMALOGY Poreraser Clear BHA Pad
NEOGEN DERMALOGY Poreraser Clear BHA Pad
Neogen Dermalogy Poreraser Clear BHA Pad, është një eksfoliant 2 në 1 që kombinon vetitë e një eksfolianti fizik dhe kimik. Ky produkt përmban 30 tamponë të njomur me PHA (poly hydroxy acids), AHA (alpha hydroxy acid), BHA (beta hydroxy acid), dhe LHA (lipo hydroxy acid). Përmbajtja e acidit salicilik (0.9%) ndihmon në pastrimin e poreve dhe zvogëlimin e prodhimit të sebumit, ndërsa acidi glikolik ofron një efekt “peeling” për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës në sipërfaqe. Ndërkohë, përmbajtja me PHA dhe LHA, ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të hidratimit së lëkurës. Menjëherë pas përdorimit do të shikoni rezultate dhe do ta ndjeni lëkurën të pastër dhe të butë.
*60 tamponë
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 2 herë në javë, ose sipas nevojës.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
PHA (poly hydroxy acids), AHA (alpha hydroxy acid), BHA (beta hydroxy acid), dhe LHA (lipo hydroxy acid).
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, 1,2-HexanedioI, Glycerin, Betaine Salicylate, Arginine, Glycereth-25 PCA Isostearate, Ethylhexylglycerin,Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Guaiazulene, Gluconolactone, Panthenol, Capylcyl Salicylic, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Glycolic Acid, Camellia Sinensis Leaf Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Zanthoxylum Schinifolium Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, Diospyros Kaki Fruit Extract, Pentylene Glycol, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolyner
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
NEOGEN DERMALOGY Hyal Glow Rose Essence
NEOGEN DERMALOGY Hyal Glow Rose Essence
NEOGEN DERMALOGY Hyal Glow Rose Essence është esenca më e re nga koleksioni Koral Secrets, e krijuar për të dhuruar efektin “glow” dhe për ta bërë lëkurën të butë si petalet e trëndafilit. Me 74% ujë dhe ekstrakt trëndafili Damask, kjo esencë ndihmon në freskimin dhe rigjallërimin e lëkurës së lodhur, duke i rikthyer vitalitetin dhe shkëlqimin. Vaji i trëndafilit bullgar, i njohur për vetitë ushqyese dhe aromën e tij delikate, e zbut dhe ushqen thellësisht lëkurën. Përtej përbërësve floralë, kjo formulë përmban kompleksin me 8 lloje të acidit hialuronik, të cilët veprojnë në shtresa të ndryshme të epidermës për të ruajtur lagështinë, përmirësuar elasticitetin dhe lëmuar pamjen e përgjithshme të lëkurës. Përbërës të tjerë si niacinamide, panthenol dhe alantoina ndihmojnë në njëtrajtësimin e tonalitetit, forcimin e barrierës mbrojtëse dhe qetësimin e irritimeve. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë më sensitive.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurë, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.
*160ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
74% ujë dhe ekstrakt trëndafili Damask, vaj i trëndafilit bullgar, niacinamide, panthenol, alantoinë
Lista e plotë e përbërësve
Rosa Damascena Flower Water(74%), Glycerin, Cetyl Ethylhexanoate, Water, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Polysorbate 60, Propanediol, Coco-Caprylate/Caprate, Rosa Damascena Extract(1500ppm), Tromethamine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ethylhexylglycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Adenosine, Carbomer, Xanthan Gum, Allantoin, Panthenol, Hydrogenated Lecithin, Butylene Glycol, Rice Ferment Filtrate (Sake), Cucumis Sativus (Cucumber) Fruit Extract, Morus Alba Bark Extract, Phytosteryl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Ceramide 3, Cyanocobalamin, Zingiber Officinale (Ginger) Root Extract, Houttuynia Cordata Extract, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Hydrolyzed Collagen, Rosa Damascena Flower Oil(10ppm), Caprylyl Glycol, Prunus Armeniaca (Apricot) Fruit Extract, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, C12-16 Alcohols, Palmitic Acid, Psidium Guajava Fruit Extract, Saussurea Involucrata Extract, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Royal Jelly Extract, Maltodextrin, Prunus Serrulata Flower Extract, Centella Asiatica Extract, Prunus Persica (Peach) Fruit Extract, Hippophae Rhamnoides Oil, Achillea Millefolium Extract, Oryza Sativa (Rice) Bran Extract, Leontopodium Alpinum Flower/Leaf Extract, Milk Extract, Pearl Extract, Cholesterol, Propolis Extract, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Retinyl Palmitate, Lepidium Meyenii Root Extract, Sodium Hyaluronate(500ppb), Saccharide Hydrolysate, Stearic Acid, Glucose, Chondrus Crispus (Carrageenan) Extract, Melissa Officinalis Leaf Extract, Rubus Fruticosus (Blackberry) Fruit Extract, Nelumbo Nucifera Seed Extract, Tocopherol, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate(20ppb), Rutin, Hydroxycinnamic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid(2ppb), Sodium Acetylated Hyaluronate(2ppb), Squalane, Hyaluronic Acid(0.5ppb), Sodium Hyaluronate Crosspolymer(0.2ppb), Hydrolyzed Sodium Hyaluronate(0.2ppb), Potassium Hyaluronate(0.1ppb), Dunaliella Salina Extract, Disodium EDTA, Fragrance, Citronellol, Alpha-Isomethyl Ionone
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
Cos De BAHA AZ Azelaic Acid 15 Serum
Cos De BAHA AZ Azelaic Acid 15 Serum
Aknet mund të shfaqen në çdo moshë dhe shpesh janë të vështira për t'u mbajtur nën kontroll. Nëse përballeni me akne inflamatore, akne cistike, skuqje, shenja post-akne apo lëkurë të ndjeshme, Cos De BAHA AZ Azelaic Acid 15 Serum është një zgjedhje ideale për t'u përfshirë në rutinën tuaj të kujdesit për lëkurën. Formula përmban 15% acid azelaik, një përbërës shumë efektiv që ndihmon në luftimin e baktereve që shkaktojnë aknet, reduktimin e inflamacionit dhe zbehjen e njollave të errëta të mbetura pas tyre. Acidi azelaik është gjithashtu i njohur për aftësinë e tij për të përmirësuar tonin e lëkurës, për të trajtuar hiperpigmentimin dhe për të ndihmuar në qetësimin e lëkurës me tendencë ndaj rosaceas. Formula është e pasur me 1% MSM (Methylsulfonylmethane), një përbërës i njohur për vetitë e tij qetësuese dhe anti-inflamatore, i cili ndihmon në reduktimin e skuqjes dhe qetësimin e lëkurës. Ekstrakti i Aloe Vera-s dhe ai i Rozmarinës ofrojnë mbrojtje antioksiduese dhe ndihmojnë në qetësimin e irritimeve të shkaktuara nga faktorët e jashtëm. Ndërkohë, acidi hialuronik dhe panthenoli sigurojnë hidratim të thellë dhe ndihmojnë në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës. Formula plotësohet me niacinamide, e cila ndihmon në balancimin e sebumit, përmirësimin e pamjes së poreve dhe ndriçimin e përgjithshëm të lëkurës. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën akneike, të yndyrshme, me njolla post-akne, rosacea ose ndjeshmëri ndaj skuqjes dhe inflamacionit.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Përdoret 1 herë në ditë (në mëngjes ose në mbrëmje) pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Këshillë: Duke qenë se ndjeshmëria ndaj acidit azelaik ndryshon nga një person në tjetrin, sugjerojmë që në fillim ta testoni produktin në një zonë të vogël para se ta përdorni. Për ta testuar, aplikoni një sasi të vogël, pas veshit ose nën mjekër dhe prisni 2-3 minuta. Nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim, mund të vazhdoni përdorimin e tij pa asnjë shqetësim.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
15% acid azelaik, 1% MSM, niacinamide, panthenol, acid hialuronik.
Lista e plotë e përbërësve
Water/Aqua, Propylene Glycol, Azelaic Acid, Sodium Hydroxide, 1,2-Hexanediol, Polysorbate 20, Dimethyl Sulfone, Propanediol, Betaine, Panthenol, Dipotassium Glycyrrhizate, Allantoin, Ceramide NP, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Centella Asiatica Extract, Madecassoside, Hydroxyethylcellulose, Sodium Polyacrylate, Polyglyceryl-10 Laurate, Camellia Sinensis Leaf Extract, Sambucus Nigra Flower Extract, Momordica Charantia Fruit Extract, Leontopodium Alpinum Extract
Marka
Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA janë të prodhuara në Korenë e Jugut.

