MEDIHEAL Madecassoside Cotton Facial Pads
MEDIHEAL Madecassoside Cotton Facial Pads
Nëse keni irritime në lëkurë dhe dëshironi t’i minimizoni ato menjëherë, MEDIHEAL Madecassoside Cotton Facial Pads është zgjidhja ideale! Këto tamponë pambuku janë formuluar me kompleksin Microparticlized CalmingTox™, i cili përdor një ekstraktim dy herë të Centella Asiatica për të rritur përqendrimin e Madecassoside, për të ndihmuar në minimizimin e skuqjes apo irritimeve të ndryshme, duke premtuar një lëkurë të pastër, të shëndetshme dhe plot hidratim. Nga ana tjetër, teknologjia e aplikuar në këto tampona pambuku ndihmon në shpërndarjen e përbërësve aktivë në shtresat më të thella të lëkurës, duke siguruar një efektivitet maksimal. Përbërja me mikrogrimca ofron një eksfolim të butë të qelizave të vdekura, duke pastruar poret dhe duke eliminuar sebumin e tepërt që shkakton bllokimin dhe formimin e akneve. Ky kombinim i avancuar promovon një lëkurë më të pastër, të freskët dhe me një teksturë të shëndetshme. Të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për ato sensitive, me tendencë skuqjeje dhe akneike.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.
*100 tamponë pambuku
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Mund të përdoret çdo ditë si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Microparticlized CalmingTox™
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Glycereth-26, Niacinamide, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Diphenyl Dimethicone, Triethylhexanoin, Hydroxyacetophenone, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Oleate, Centella Asiatica Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Sodium Citrate, Allantoin, Octyldodeceth-16, Citric Acid, Disodium EDTA, Polyglyceryl-10 Laurate, Juniperus Virginiana Oil, Butylene Glycol, Artemisia Vulgaris Oil, Pogostemon Cablin Oil, Madecassoside, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Viola Odorata Leaf Extract, Centella Asiatica Root Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Saccharomyces Ferment, Mangifera Indica (Mango) Fruit Extract, Lactobacillus Ferment, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid
Marka
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
MEDIHEAL N.M.F Aqua Hydrogel
MEDIHEAL N.M.F Aqua Hydrogel
MEDIHEAL N.M.F Aqua Hydrogel është një xhel hidratues shumëfunksional, i krijuar për të ofruar një shpërthim të menjëhershëm lagështie dhe freskie për lëkurën. I përforcuar me përbërës intensivisht hidratues si glicerina, pantenoli dhe alantoina, ky hidrogel ndihmon në ruajtjen e nivelit optimal të lagështisë duke i dhënë lëkurës një ndjesi të lehtë dhe të freskët. Formulimi i tij përfshin gjithashtu ekstrakte të fuqishme si ato nga gjethet e nenexhikut, ekstrakt i pemës së çajit dhe centella asiatica, të cilat ofrojnë një efekt ftohës dhe qetësues, duke reduktuar irritimet dhe duke e lënë lëkurën të hidratuar dhe të rigjallëruar. Ky produkt është i përshtatshëm për t’u përdorur në fytyrë, qafë dhe trup, duke e bërë një zgjidhje të përsosur për kujdesin gjithëpërfshirës të lëkurës. Ky krem ka formulë jokomedogjenike dhe është i përshtatshëm për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artifical, vajra esencial.
*300ml
Përdorimi
Mund të përdoret në çdo pjesë të trupit, sa herë të jetë e nevojshme. Sugjerohet edhe pas ekspozimit në diell gjatë plazhit, dhe ta riaplikoni në zonat e nevojshme.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
glicerinë, pantenol, alantoinë, gjethe nenexhiku, ekstrakt i pemës së çajit, centella asiatica,
Lista e plotë e përbërësve
Water, glycerin, denatured alcohol, 1,2-hexanediol, betaine, allantoin, panthenol, BG, octyldodecanol, hydrogenated lecithin, bifidobacterium culture lysate, centella asiatica extract, mint leaf extract, apple mint leaf extract, Green mint extract, lactobionic acid, ceramide NP, sodium hyaluronate, caprylyl glycol, madecassoside, PEG-60 hydrogenated castor oil, carbomer, TEA, EDTA-2Na, chlorphenesin, bergamot fruit oil, limonene, linalool
Marka
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
SOME BY MI Beta Panthenol Repair Body Cream
SOME BY MI Beta Panthenol Repair Body Cream
Keni menduar ndonjëherë pse disa pjesë të trupit janë më të thata se të tjerat? Kjo ndodh për shkak të gjendrave dhjamore, të cilat prodhojnë sebumin e lëkurës. Duke qënë se këto gjendra janë të shpërndara në të gjithë lëkurën e trupit dhe fytyrës, mund të ndodhë që disa zona të mbeten pa hidratim. Pikërisht për këtë, SOME BY MI Beta Panthenol Repair Body Cream sjell një formulë të avancuar me teknologjinë e patentuar Beta-Panthenol™, e cila kombinon fuqinë e D-panthenolit dhe beta-sitosterolit, një përbërës jashtëzakonisht efektiv që ndihmon në qetësimin dhe shërimin e lëkurës në rastet e djegieve të lehta, si edhe në raste irritimesh të shkaktuara nga fërkimi, rruajtja ose alergjitë. Ky kombinim përforcon barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke ofruar hidratim të thellë dhe qetësim të menjëhershëm ndaj inflamacionit. Nga ana tjetër, ceramidet ndihmojnë në riparimin dhe qetësimin e lëkurës në formulim duke mbrojtur gjithashtu barrierën e saj nga ndikimet e jashtme. Kremi është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, kryesisht për atë të thatë sensitive duke siguruar hidratim afatgjatë. Ka konsistencë të lehtë, përthithet lehtësisht nga lëkura, duke mos e lënë ndjesinë e ngjitjes.
*200ml
Përdorimi
Aplikojeni gjatë kohës që lëkura është akoma e lagësht pas dushit. Masazhojeni mirë, deri sa të përthithet plotësisht.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
Beta-Panthenol™, ceramide
Lista e plotë e përbërësve
Water (Aqua), Glycerin, Butylene Glycol, Panthenol, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Cetearyl Alcohol, Ethylhexyl Palmitate, Glyceryl Stearate, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), 1,2-Hexanediol, Trehalose, Cetyl Ethylhexanoate, Cetearyl Glucoside, Beta-sitosterol, Vinyl Dimethicone, Carbomer, Euphorbia Cerifera (Candelilla) Wax, Arginine, Palmitic Acid, Stearic Acid, Phytosterols, Sodium Stearoyl Glutamate, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Propanediol, Tocopherol, Ectoin, Ceramide Np, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil, Allantoin, Lactococcus Ferment Lysate, Bifida Ferment Lysate, Lactobacillus Ferment Lysate, Sodium Hyaluronate, Polyglutamic Acid
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

