NUMBUZIN No.1 Dewy Glow Spa Sheet Mask (1pc.) dhuron qetësim të lëkurës, duke trajtuar çdo irritim ose skuqje në të. Përbërësi kryesor është ekstrakti Heartleaf (Houttuynia Cordata), që njihet për vetitë e tij anti-inflamatore dhe antibakteriale, duke shëruar edhe lëkurën më sensitive! Esenca e kësaj maske përmban gjithashtu 81% ujë selvi për të rritur nivelet e hidratimit. Gjithashtu, falë pëlhurës delikate të maskës, esenca depërton më shpejt dhe më thellë, duke dhuruar rezultate të jashtëzakonshme që ndihen dhe duken që nga aplikimi i parë. Maska është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë të yndryshme, me tendencë akneike, ekzemë, skuqje dhe hipersensitivitet.  Ky produkt është jokomodogjenik dhe i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

*27ml
*1 copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

ekstrakti Heartleaf, 81% ujë selvi

Lista e plotë e përbërësve

Cypress Water (81%), Glycerin, Dipropylene Glycol, Methylpropanediol, Purified Water, 1,2-Hexanediol, Yakushi Extract (1000Ppm), Indian Mulberry Leaf Extract, Chlorella Vulgaris Extract, Guzo Tree Leaf Oil, Indian Mulberry Flower Extract, Sodium Hyaluronate, Mexican Juniper Oil, Hollyhock Extract, Cacao Seed Extract, Tangerine Peel Oil, Glyceres-26, Polyglycerin-3, Hydroxyacetophenone, Polyglyceryl-10 Laurate, Allantoin, Betaine, Tromethamine, Butylene Glycol, Ethylhexyl Glycerin, Pentylene Glycol, Glucose, Acetylglucosamine, Fructooligosaccharide, Fructose, Dextrin, Sodium Hyaluronate Crosspolymer , Caprylyl Glycol, Algin, Xanthan Gum, Caffeine, Carbomer, Disodium EDTA

Numbuzin është një markë koreane e njohur për përqendrimin e saj në krijimin e produkteve të personalizuara të kujdesit të lëkurës, bazuar në nevojat specifike të lëkurës së çdo individi. Emri "numbuzin" vjen nga ideja e numërimit të produkteve, ku secili produkt përfaqëson një numër dhe zgjidhet në varësi të llojit të lëkurës dhe problematikës që përdoruesi dëshiron të trajtojë. 

Kjo markë është bërë e njohur për produktet e saj të serumit dhe esencave që janë shumë të vlerësuara në komunitetin e kujdesit të lëkurës, veçanërisht për përbërësit cilësorë dhe efektivitetin e tyre. Numbuzin fokusohet në formulime që japin rezultate të shpejta dhe janë të thjeshta për t'u përdorur, duke ofruar një përvojë praktike dhe efektive për përdoruesit.

Produktet e tyre përfshijnë serume, tonikë, kremra hidratues dhe esenca, të cilat përmbajnë përbërës të njohur për efektet e tyre të dobishme, si niacinamide, qeliza staminale, acid hialuronik dhe ekstrakte bimore të përzgjedhura. Ata synojnë të ofrojnë zgjidhje për një gamë të gjerë të problemeve të lëkurës, përfshirë hiperpigmentimin, teksturën e pabarabartë të lëkurës, dhe lëkurën e dehidratuar.

Customer Reviews

Based on 2 reviews Write a review

NUMBUZIN No.1 Dewy Glow Spa Sheet Mask (1pc.)

200 ALL 500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI