-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MEDICUBE Collagen Jelly Cream
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 26 dhe Prill 27.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
MEDICUBE Collagen Jelly Cream është një krem inovativ dhe shumë i kërkuar nga një prej markave më të njohura dhe virale të momentit, MEDICUBE. Ky produkt përfaqëson një përvojë të jashtëzakonshme për kujdesin e lëkurës, falë formulimit të avancuar që kombinon përbërës të fuqishëm me teknologjinë më të fundit në fushën e kozmetologjisë. Me 98% kolagjen të hidrolizuar (HC) dhe peptide me peshë të ulët molekulare (3-6 kDa), ky krem depërton thellë në shtresat e lëkurës, duke ofruar hidratim intensiv, rigjenerim dhe një ndjesi të menjëhershme butësie dhe elasticiteti. Kolagjeni i hidrolizuar njihet për efektet e tij të jashtëzakonshme për të përmirësuar elasticitetin dhe fortësinë e lëkurës, duke e bërë atë të duket më e re dhe më e freskët. Por, nuk mbaron me kaq! Formula përmban gjithashtu niacinamide, një përbërës me fuqi të shumëfishtë e cila ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit, shenjave post-akne, balancimin e prodhimit të sebumit dhe minimizimin e poreve. Ndërkohë, adenosina në formulim stimulon sintezën natyrale të kolagjenit, mbron barrierën e lëkurës dhe vepron si agjent anti-inflamator, duke ndihmuar në qetësimin dhe përmirësimin e teksturës së saj. Ky krem është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë mature dhe me tendencë hiperpigmentimi.
*55gr
Pas pastrimit në mëngjes dhe në mbrëmje, përdoreni në fazën e fundit të rutinës së kujdesit për lëkurën. Me anë të spatulës merrni një kapsulë në ngjyrë ari dhe trajtën xhelore, dhe duke i përzier të dyja përbërjet, aplikojeni në të gjithë fytyren dhe qafën, duke e shtypur butësisht derisa të jetë përthithur nga lëkura.
Përbërësit “magjik”
98% kolagjen të hidrolizuar (HC), peptide, niacinamide, adenosinë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Propanediol, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Methylpropanediol, Diethoxyethyl Succinate, Ethoxydiglycol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Beheneth-25 Methacrylate Crosspolymer, Niacinamide, Trehalose, 1,2-Hexanediol, Chlorella Vulgaris Extract, Collagen, Hydrolyzed Collagen, Cynanchum Atratum Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Soluble Collagen, Allium Sativum (Garlic) Bulb Extract, Avena Sativa (Oat) Kernel Extract, Bertholletia Excelsa Seed Extract, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract, Camellia Sinensis Seed Extract, Salmon Egg Extract, Solanum Lycopersicum (Tomato) Fruit Extract, Spinacia Oleracea (Spinach) Leaf Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Wine Extract, Polyglyceryl-10 Isostearate, Tromethamine, Glucose, Polyglyceryl-10 Oleate, Ethylhexylglycerin, Fructooligosaccharides, Fructose, Adenosine, Sodium Phytate, Cyanocobalamin, Tocopherol, Pullulan, Glycerin, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Squalane, Soluble Proteoglycan, Hydrolyzed Elastin, Sodium DNA, Carbomer, Xanthan Gum, Fragrance(Parfum)
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE