VT COSMETICS Tx-Toning Special Mask

400.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 11 dhe Tetor 12.

Përshkrimi

VT COSMETICS Tx-Toning Special Mask është një maskë e formuluar për t’i dhënë lëkurës një pamje të njëtrajtshme, të hidratuar dhe me shkëlqim që pas përdorimit të parë. E pasur me përbërës aktivë si niacinamide, acid tranexamic dhe glutathione, kjo maskë ndihmon në zbehjen e njollave dhe njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës, duke rikthyer shkëlqimin e munguar. Përbërësit me veti qetësuese dhe ekstraktet bimore ofrojnë hidratim të thellë dhe ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës, ndërsa ulin skuqjen dhe acarimet. Maska është ideale për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për ato mature apo me tendencë njolla. Zgjidhja perfekte për ata që kërkojnë kujdes të përditshëm, por edhe për raste të veçanta kur dëshironi një efekt “glow” të menjëhershëm dhe një pamje të rigjallëruar.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*25gr

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht, që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

niacinamid, acid tranexamic,  glutathion

Lista e plotë e përbërësve

Purified water, glycerin, methylpropanediol, butylene glycol, niacinamide, caprylic/capric triglyceride, polyglyceryl-3 distearate, dipropylene glycol, 1,2-hexanediol, hydroxyacetophenone, allantoin, polyglyceryl-3 methyl glucose distearate, xanthan gum, hydroxyethyl acrylate/sodium acryloyldimethyl taurate copolymer, adenosine, arginine, carbomer, dipotassium glycyrrhizate, glyceryl stearate citrate, disodium EDTA, sorbitan isostearate, biosaccharide gum-1, centella asiatica extract, sodium hyaluronate, oleracea acmella extract, hydrolyzed elastin, hydrolyzed collagen extract, Silica, human umbilical cord blood cell culture medium, hydroxypropyltrimonium hyaluronate, propolis extract, hydrolyzed hyaluronic acid, sodium acetylated hyaluronate, asiaticoside, asiatic acid, madecassic acid, madecassoside, hyaluronic acid, hydrolyzed sodium hyaluronate, sodium hyaluronate crosspolymer, potassium hyaluronate, ethylhexylglycerin, fragrance

Marka

Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.

Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.

Reviews

Shpërndani

400.00 ALL