Nëse keni tendencë të keni lëkurë të prirur ndaj akneve dhe po kërkoni një trajtim hidratues që nuk është i rëndë, atëherë  VILLAGE 11 FACTORY Moisture Cream, është kremi ideal për ju! Formula e tij, përmban kompleksin Eco Ceramides, i cili ndihmon në ruajtjen e lagështisë dhe forcimin e barrierës së lëkurës. Ndërsa, ekstrakti i rrënjës së kthetrave të Djallit, i njohur gjithashtu si harpagophytum, ka veti të jashtëzakonshme hidratuese, rregulluese të sebumit dhe anti-inflamatore. Gjithashtu, ky përbërës ofron efekte të fuqishme antioksiduese dhe kundër plakjes. Përmirëson aknet dhe parandalon keratinizimin e lëkurës, duke ngadalësuar kështu procesin e plakjes.Por nuk mund të harrojmë pa përmendur edhe përbërësit kryesorë si: acidi hialuronik dhe centella asiatica, ideale për hidratimin shërimin dhe qetësimin e lëkurës së irrituar. I përshtatshëm për lëkurën e yndyrshme, mikse dhe atë akneike!

Formula e tij është patestuar në kafshë, vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*55ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

 kompleks Eco Ceramides, ekstrakti i rrënjës së kthetrave të Djallit, acidi hialuronik dhe Centella Asiatica

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Methylpropanediol, Dimethicone, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Hydrogenated Poly (C6-14 Olefin), Cyclopentasiloxane, Glyceryl Stearate, 1,2-Hexanediol, Polysorbate 60, PEG-100 Stearate, Cyclohexasiloxane, Cetyl Alcohol, Stearyl Alcohol, Salvia Hispanica Seed Extract, Centella Asiatica Extract, Houttuynia Cordata Extract, Carbomer, Tromethamine, Polyacrylate -13, Butylene Glycol, Fructooligosaccharides, Saccharide Hydrolysate, Polyisobutene, Propanediol, Ethylhexylglycerin, Pullulan, Disodium EDTA, Polysorbate 20, Sorbitan Isostearate, Sodium Hyaluronate, Harpagophytum Procumbens Root Extract, Moringa Oleifera Seed Oil, Ceramide NP, Phytosphingosine, Hydrogenated Lecithin, Fragrance

VILLAGE 11 FACTORY është marka më e re e koleksionit “Koral Secrets”. Paketimi dhe marketingu i markës përdorin konceptin e një shkencëtari të çuditshëm për të përcjellë qasjen e tij argëtuese por të thelluar për zhvillimin e zgjidhjeve për kujdesin e lëkurës. VILLAGE 11 FACTORY mori çmimin Hi-Seoul për produktet e saj novatore, 100% të bëra në Kore.

 

VILLAGE 11 FACTORY Moisture Cream

1,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI