-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MEDICUBE Collagen Glow Booster
2,500.00 ALL
Çmimi për njesi / perPorosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 10 dhe Maj 11.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Serumi MEDICUBE Collagen Glow Booster është një formulë e avancuar që ofron rezultate të shpejta dhe të dukshme, duke i dhënë lëkurës shkëlqim, vitalitet dhe një ndjesi të thellë rigjenerimi. Ky serum, i pasur me përbërës të fuqishëm, është krijuar për të depërtuar në mënyrë efikase në shtresat më të thella të lëkurës, falë kolagjenit me peshë molekulare 260 Dalton, i cili siguron përthithje të menjëhershme dhe efekt maksimal. Çdo pikë e këtij serumi përfaqëson një fuqi të trefishtë veprimi falë kombinimit me përbërës të fuqishëm anti-age si PDRN, peptide dhe glukozë. PDRN (polideoksiribonukleotidi) stimulon procesin e rigjenerimit të lëkurës, ndërsa peptidet hibride dhe glukoza punojnë në harmoni për të ofruar hidratim të thellë dhe ushqim intensiv për lëkurën. Formula është gjithashtu e pasur me përbërës si kolagjeni, elastina dhe proteoglikani, një tjetër trio që forcon barrierën natyrale të lëkurës, përmirëson elasticitetin dhe ndihmon në lëmimin e shenjave të moshës. Kolagjeni dhe elastina ndihmojnë në rikthimin e shkëlqimit rinorë, ndërsa proteoglikani punon për të mbajtur lëkurën të hidratuar dhe të mbrojtur gjatë gjithë ditës. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës dhe siguron një trajtim të plotë kundër shenjave të moshës, duke lënë lëkurën të hidratuar, të ushqyer dhe me një shkëlqim të shëndetshëm.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*15ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, hapni serumin duke e kthyer majtas dhe shtypni pompën për të aplikuar një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
kolagjen, PDRN, peptide, glukozë, elastinë, proteoglikanë,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Milk Protein Extract, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Glycerin, Dicaprylyl Ether, Tocopherol, Isononyl Isononanoate, Dipropylene Glycol, C9-12 Alkane, Polyglyceryl-4 Oleate, Polyglyceryl-3 Polyricinoleate, PEG-30 Dipolyhydroxystearate, Hydrolyzed Collagen, Magnesium Sulfate, Niacinamide, Soluble Proteoglycan, Chlorella Vulgaris Extract, Glucose, Fructooligosaccharides, Fructose, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Beta-Glucan, Hydrolyzed Elastin, Fragrance(Parfum), Caprylyl Glycol, Adenosine, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium DNA, Hexapeptide-2, Biotin
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
Customer Reviews
Shpërndani
2,500.00 ALL
Çmimi për njesi / perRRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE