Në kohën e zhvillimeve të fundit në fushën e kujdesit për lëkurën, MADECA DERMA Microbiome Ampoule dallohet si një inovacion i jashtëzakonshëm që po tërheq vëmendje për rezultate të dukshme brenda një muaji përdorimi. Formuluar nga gjigandi farmaceutik, Dongkook Pharmaceutical Co., lider në prodhimin e filler-it (injeksion) të cilësisë më të lartë, këto ampula janë krijuar me acid hialuronik (jo nga ai i zakonshmi) për të sjellë një standard cilësie të lartë që nuk gjendet në produktet e tjera të kujdesit për lëkurën dhe kozmetikës. Veç kësaj, një veçori tjetër e këtij produkti është aftësia e tij për të imituar mikrobiomën e një lëkure 20-vjeçare, duke përdorur teknologjinë më të fundit në fushën e kozmetikës. MADECA DERMA Hydra Boosting Microbiome Ampoule është një shembull i shkëlqyer i kësaj teknologjie. Kjo ampulë është zgjedhja perfekte për ata që kërkojnë më shumë se thjesht lëndë ushqyese për të luftuar shenjat e plakjes. Përmban mikrobiomë unike nga gadishulli Skandinav, të kombinuara me acid hialuronik për të stimuluar pesë komponentët kryesorë strukturorë të lëkurës (kolagjenin, fibrilinën, elastinën, acidin hialuronik dhe keramidin), duke forcuar barrierën e lëkurës dhe reduktuar shenjat e moshës. Këto ampula ofrojnë një fuqi hidratuese 1.2 herë më të lartë sesa acidi hialuronik, duke mbajtur lagështinë në shtresat e lëkurës dhe siguruar hidratim afatgjatë. Një shishe është e mjaftueshme për një javë të tërë.
Për të përfituar një efekt maksimal, sugjerojmë që të përdoret së bashku me: CENTELLIAN24+ Madeca Prime Bundle.
*7ml / 0.23 fl oz * 5ea
Fillimisht, hiqni kapakun dhe mbulesën mbyllëse të ampulës sipas udhëzimeve të ilustruara. Vendosni grykën dhe tundeni për të shpërndarë topin e biomës dhe për ta kombinuar atë me përzierjen e acidit hialuronik përpara aplikimit. Aplikoni disa pika në lëkurë dhe shpërndajeni në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur plotësisht, duke shmangur zonën rreth syve. Më pas vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipheny Dimethicone, Pentylene Glycol, Niacinamide, Glycerin, Methy|propanediol, Sodium Hyaluronate, Melia Azadirachto leat Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Aureobasidium Pullulans Ferment, Coccinia Indica Fruit Extract, Aloe Barbodensis Flower. Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Corallma Officinalis Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Chlorello Vulgaris Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Sodium PCA, Panthenol, Adenosine, Sodium Citrate, Citric Acid, Glucose, Butylene Glycol, Fructooligosaccharides, Fructose, 1,2 Hexanediol, Dextrin, Mannose, Ribose, Glyceryl Coprylale, Hydroxypropy|trimonium Hyaluronate, Ethylhexyglycerin, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate, Fragrance(Parfum),Limonene, Alpha Isomethy! lorione, Linalool, Citronellol
MADECA DERMA, është ndërtuar mbi 50 vjet përvoje në kujdesin për lëkurën, me rrënjë të thella në trajtimin e plagëve. Ata krijuan pomadën e kujdesit për plagët 'Madecassol' me përbërësin kryesor Centella Asiatica, e cila ka qenë pomada më e shitur në Kore. Si një markë kryesore derma-kozmetike e Dongkook Pharmaceutical, ky brand integron ekspertizën pioniere në përdorimin e Centella Asiatica. Duke shfrytëzuar fuqinë e kësaj bime të mrekullueshme, produktet Centellian 24 janë krijuar për të rinovuar dhe ushqyer lëkurën, duke siguruar mbrojtje dhe vitalitet gjatë gjithë kohës.