-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
CENTELLIAN24+ Madeca Powder Teatree Ac
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 26 dhe Gusht 27.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
I krijuar për lëkurën e ndjeshme, të yndyrshme apo me tendencë aknesh, kjo formulë unike e CENTELLIAN24+ sjell një përvojë ndryshe nga çdo produkt tjetër. Në formën e një pluhuri të butë si bora, që shkrin në kontakt me lëkurën, Madeca Powder Tea Tree AC është një pluhur me funksion të avancuar dermatologjik, i certifikuar nga autoritetet koreane si kozmetikë funksionale, duke qenë produkti i parë i këtij lloji në Korenë e Jugut. Formula është e menduar për përdorim lokal në zonat problematike si; poret e zmadhuara, zonat me skuqje, puçrra të shfaqura apo shpërthime të papritura dhe ndihmon në balancimin e yndyrës dhe qetësimin e lëkurës. Formula e tij unike përmban Hyper-Tea Tree Extract me veti të fuqishme antibakteriale dhe qetësuese, të kombinuara me niacinamide për njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, BHA për pastrimin e poreve, si dhe përbërës aktivë të marrë nga Centella Asiatica (Madecassic Acid, Asiaticoside dhe Asiatic Acid) që rigjenerojnë dhe forcojnë barrierën e lëkurës. Për më tepër, ekstraktet si çaji jeshil, rozmarina dhe menteja ofrojnë një efekt freskues dhe antioksidant, ndërsa përbërësit si silica dhe boron nitride ndihmojnë në balancimin e yndyrës së tepërt dhe minimizimin e pamjes së poreve. Testuar klinikisht për efikasitetin e menjëhershëm, ky pluhur siguron reduktim të dukshëm të yndyrës brenda ditës së parë, minimizim të pamjes së poreve dhe përmirësim të teksturës së lëkurës në vetëm tre ditë. I përshtatshëm për përdorim të përqendruar, ky produkt mund të aplikohet direkt mbi zonat problematike pas pastrimit, ose të kombinohet me serum/krem për një trajtim më gjithëpërfshirës.
Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me: CENTELLIAN24+ Madeca Gel Serum Hyalron Dew!
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban 20 përbërës kimikat që shkaktojnë probleme në lëkurë, dhe: si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë articiale.
*10ml
Pasi të keni pastruar lëkurën dhe vazhduar me hapat e tjerë bazik, si aplikimi i tonerit dhe serumit, vendoseni trajtimin topik në zonat e irrituara ose në gjithë fytyrën dhe përhapeni butësisht për një përthithje sa më të mirë.
Përbërësit "magjik"
Hyper-Tea Tree Extract, Niacinamide, BHA (Beta Hydroxy Acid), Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, ekstrakt çaji jeshil, ekstrakt rozmarine, ekstrakt menteje, Silica, Boron Nitride
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Silica Silylate, Polymethylsilsesquioxane, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Niacinamide, Boron Nitride, Allantoin, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Gardenia Florida Fruit Extract, Madecassic Acid (5,000 ppm), Asiaticoside, Asiatic Acid, Camellia Sinensis Leaf Extract, Coffea Arabica (Coffee) Seed Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Cladosiphon Okamuranus Extract, White Willow Bark Extract, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Leaf Extract, Pinus Densiflora Leaf Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil (500 ppm), Diospyros Kaki Leaf Extract, Mentha Aquatica Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Cryptomeria Japonica Leaf Extract, Nelumbo Nucifera Leaf Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Dextrin, Dimethicone, Citric Acid, Adenosine, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Dipropylene Glycol, Decyl Glucoside, Centella Asiatica Juice, Ethylhexylglycerin, Saccharomyces Ferment Filtrate, Dehydroacetic Acid, Sodium Benzoate, Salicylic Acid, Limonene
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE