MEDIHEAL Derma Clear Teatree Cica Spot Patch

1,000.00 ALL 900.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 06 dhe Prill 07.

MEDIHEAL Derma Clear Teatree Cica Spot Patch është një trajtim topik (lokal) për luftimin e akneve, duke ofruar një zgjidhje të shpejtë dhe efektive për një lëkurë më të pastër. Pasi vendosen në lëkurë, këto ngjitëse përshpejtojnë procesin natyral të shërimit, duke ndihmuar në pastrimin e infeksionit dhe eliminimin e baktereve që shkaktojnë akne. Falë përmbajtjes të pemës së çajit (Tea tree), i njohur për vetitë e tij antibakteriale dhe anti-inflamatore, ky trajtim qetëson irritimet dhe ndihmon në reduktimin e skuqjes. Nga ana tjetër, kompleksi Cica, i njohur për aftësinë e tij për të qetësuar lëkurën, ndihmon në reduktimin e skuqjes dhe irritimeve të shkaktuara nga rrezet e diellit dhe faktorët e jashtëm. Këto ngjitësa mund t’i përdorni me lehtësi edhe gjatë ditës sepse nuk lëvizin dhe nuk do t’ju shkaktojnë aspak bezdi.

Formula e tij është dermatologjikisht e testuar, hipoalergjike, vegane dhe e pa testuar në kafshë. Nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, sulfat, alkool, vaj esencial dhe silikon.

 *160 ngjitëse 10mm*4 copë x 60 ea

Shpërndani