CENTELLIAN24+ Madeca Real Green Pore Nose Pack

1,600.00 ALL 1,300.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.

Nëse dëshironi një hundë të pastër pa pika të zeza dhe pore, atëherë CENTELLIAN24+ Madeca Real Green Pore Nose Pack është zgjidhja ideale për ju! Ky trajtim inovativ pastron thellësisht, duke larguar butësisht papastërtitë dhe yndyrën e tepërt brenda vetëm 10-20 minutash, duke lënë lëkurën e zonës së hundës të butë dhe të freskët pa asnjë irritim. Përbërësit natyralë të tij, si ekstrakti i lëvores së shelgut të bardhë me vetitë e tij eksfoliuese, ekstrakti Virginia Sweetspire i cili balancon mbiprodhimin e yndyrës, dhe ekstrakti i livandës i cili ofron qetësim të menjëhershëm, sigurojnë një trajtim të plotë dhe efektiv për të eliminuar pikat e zeza dhe për të reduktuar dukshëm pamjen e poreve.


Hapi 1: Sebum Melting Sheet

Siguron pastrim të thellë të pikave të zeza, duke përdorur përbërës të butë dhe miqësor me lëkurën, pa krijuar aspak irritime. I shpërbën ato nga poret e bllokuara butësisht.
 

*3ml x 5 copë

Hapi 2: Pore Cleaning Sheet

Përbërësit qetësues dhe tejet elastikë të maskës, tkurrin butësisht poret.

Formula e maskave është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, jokomedogjenike dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra artificial dhe të përshtatshme për përdorim gjatë shtatëzanisë.

*4ml x 5 copë

Pasi të pastruar lëkurën tuaj nga çdo papastërti, në lëkurë të thatë aplikoni në zonën e hundës Safe Blackhead Clear Mask dhe mbajeni për rreth 10-15 minuta. Më pas hiqeni maskën dhe me anë të pambukut fshini sebumin e tepërt dhe pikat e zeza të dala në sipërfaqe. Më pas aplikoni maskën Soothing Pore Tightening Mask dhe mbajeni për 5-10 minuta. Pasi ta largoni masazhoni esencën e mbetur në mënyrë që të depërtojë thellësisht.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i lëvores së shelgut të bardhë, ekstrakt Virginia Sweetspire, ekstrakt i livandës

Lista e plotë e përbërësve

Water/Aqua,Dipropylene Glycol,Niacinamide,Glycerin,Hydroxyacetophenone,Butylene Glycol,Pentylene Glycol,Pinus Sylvestris Leaf Extract,Caprylyl Glycol,Polyglyceryl-10 Isostearate,1,2-Hexanediol,Xanthan Gum,Betaine,Illicium Verum (Anise) Fruit Extract,Polyglyceryl-10 Oleate,Adenosine,Sodium Gluconate,Citrus Grandis (Grapefruit) Peel Oil,Dipotassium Glycyrrhizate,Allantoin,Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil,Scutellaria Baicalensis Root Extract,Citric Acid,Asiaticoside,Madecassic Acid,Asiatic acid,Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil,Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil,Ascophyllum Nodosum Extract,Sodium Citrate,Citrus Aurantifolia (Lime) Oil,Epilobium Angustifolium Flower/Leaf/Stem Extract,Centella Asiatica Extract,Protease,Sambucus Nigra Fruit Extract,Vaccinium Macrocarpon (Cranberry) Fruit Extract,Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Extract,Mentha Rotundifolia Leaf Extract,Camellia Sinensis Leaf Extract,Thymus Vulgaris (Thyme) Leaf Extract,Vaccinium Myrtillus Fruit Extract,*Limonene,*Linalool

Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.



Shpërndani

1,600.00 ALL 1,300.00 ALL