CENTELLIAN24+ Madeca Prime Madeca Max

50,000.00 ALL 37,000.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Janar 17 dhe Janar 18.

Përshkrimi

CENTELLIAN24+ Madeca Prime Max është pajisja premium e kujdesit të lëkurës që sjell në shtëpi rezultate të ngjashme me trajtimet profesionale estetike, falë teknologjisë me mikro-rrymë 3-në-1. Zhvilluar nga marka derma-kozmetike e besuar CENTELLIAN24+, kjo pajisje inovative punon për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës, për të rritur ndjeshëm përthithjen e serumeve dhe kremrave, si dhe për t’i dhënë lëkurës një pamje sa më rinore.

Prime Max ofron tre modalitete të specializuara, secili i krijuar për t’u fokusuar në problematika të ndryshme të lëkurës:

Modaliteti me dritë të kuqe: ndihmon në eksfolim të butë dhe përmirësim të teksturës së lëkurës.

Shoqërohet me serumin: CENTELLIAN24+ Glutathion Toning Boosting Ampoule

Përmban 20% Toning Complex, një formulë e fuqishme që ndihmon në zbutjen e hiperpigmentimit dhe rregullimin e prodhimit të melaninës, duke bërë që lëkura të duket më e ndritshme dhe më e njëtrajtshme. Ndërsa, përbërësi inovativ milk exosomes në formulë luan një rol të rëndësishëm në rigjenerimin e qelizave dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, ndërsa kombinimi i acidit tranexamik dhe acidit ascorbik (Vitamina C) stimulon prodhimin e kolagjenit, duke ndihmuar në zvogëlimin e shenjave të moshës dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Gjithashtu ky kombinim ndihmon në minimizimin e poreve, përmirëson strukturën dhe teksturën e lëkurës, duke e bërë atë më të butë dhe të tonifikuar

*30ml

Modaliteti me dritë blu: rrit ndjeshëm përthithjen e produkteve duke krijuar mikro-kanale të imëta në lëkurë për depërtim më efektiv.

Shoqërohet me serumin: CENTELLIAN24+ Hyaluronic Tox Boosting Ampoule

Përmban 250,000 ppm Kompleksi HYA10 i përbërë nga 10 lloje të acidit hialuronik për hidratim të thellë të lëkurës. Kjo ampulë përmban gjithashtu përbërësin ekskluzivë të acidit hialuronik të Dongkook Pharmaceutical, për të hidratuar thellësisht lëkurën e thatë deri në 120 orë.

*30ml

Modaliteti me dritë rozë: forcon elasticitetin dhe nxit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, për një lëkurë më të fortë dhe më të tonifikuar.

Shoqërohet me serumin: CENTELLIAN24+ PDRN Firming Boosting Ampoule

Përmban 300,000 ppm kompleks PDRN, kolagjen të hidrolizuar dhe elastinë për të promovuar një pamje më të fortë të lëkurës. ADN-ja e nxjerrë nga salmoni, përbërësi kryesor aktiv që gjendet në ampulën PDRN Firming Boosting, ndihmon në promovimin e rigjenerimit të indeve, përmirëson strukturën dhe qëndrueshmërinë e lëkurës dhe redukton inflamacionin. PDRN gjithashtu ndihmon në rritjen e aktivitetit të fibroblasteve, të cilat janë qeliza përgjegjëse për prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, duke rezultuar në rritjen e elasticitetit dhe qëndrueshmërisë së lëkurës.

*30ml

KËSHILLË: Për personat me lëkurë sensitive do ju sugjeronim që të filloni me modalitetin e dritës blu për të testuar reagimin e lëkurës, pastaj kaloni gradualisht në dritën e kuqe dhe rozë.

Përdorimi
  1. Filloni duke pastruar fytyrën me një pastrues të butë për të hequr çdo papastërti ose makeup.
  2. Fillimisht zgjidhni modalitetin me dritë të kuqe dhe aplikojeni në lëkurë duke e lëvizur pajisjen ngadalë. 
  3. Më pas zgjidhni serumin ose ampulën tuaj të preferuar dhe aplikojeni në fytyrë apo në zonën e qafës/dekoltesë.
  4. Lëvizni pajisjen ngadalë mbi fytyrë dhe qafë duke ndjekur linjat natyrore të fytyrës. Shmangni zonat e ndjeshme si rreth syve.
  5. Përdorni pajisjen për 5-10 minuta në çdo sesion. Për rezultate më të mira, këshillohet përdorimi 2-3 herë në javë.
  6. Pas çdo përdorimi, pastroni pajisjen me një leckë të butë dhe të pastër për të hequr çdo mbetje produkti.

 

Marka

Centellian 24 është një markë derma-kozmetike që ofron zgjidhje inovative dhe efektive të kujdesit të përditshëm të lëkurës bazuar në teknologjinë shkencore të lëkurës të Dongkook Pharmaceutical e zhvilluar për më shumë se gjysmë shekulli; që nga viti 1968. Ne shfrytëzojmë fuqinë shëruese të centella asiatica dhe ekspertizën tonë në shkencën e lëkurës për të zhvilluar produkte për të riparuar lëkurën tuaj dhe për ta mbajtur lëkurën tuaj të shëndetshme dhe rinore për 24 orë në të njëjtën kohë.

Shpërndani

50,000.00 ALL 37,000.00 ALL