Dr.FORHAIR Phyto Therapy Scalp Essence

2,300.00 ALL 1,900.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 27 dhe Gusht 28.

Përshkrimi

Dr.FORHAIR Phyto Therapy Scalp Essence është një trajtim i formuluar posaçërisht për të ofruar kujdes të avancuar për skalpin e ndjeshëm, të thatë ose të irrituar. Formula përmban kompleksin unik Herb Clean Complex, një përzierje ekstraktesh bimore me veti qetësuese dhe detoksifikuese, si uji i bambusës, panthenoli dhe ekstrakte nga limoni, mente dhe eukalipti, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e kruarjes, skuqjes dhe ndjesisë së parehatshme në skalp. Acidi salicilik ndihmon në pastrimin e butë të poreve të skalpit dhe në reduktimin e sebumit të tepërt, duke krijuar një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm për rritjen e flokëve. Por nuk mbaron këtu! Për të forcuar barrierën mbrojtëse të skalpit, esenca është e pasuruar me përbërës si ceramide, betaine dhe një kompleks hidratues me bazë ekstrakte bimore, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe mbrojnë lëkurën nga agresorët e jashtëm. Ka një teksturë ultra të lehtë me bazë uji, që përthithet menjëherë pa lënë ndjesi ngjitëse apo yndyrore. Aroma e saj freskuese, me nota bimore dhe citrus, e përmirëson përvojën e përdorimit duke ofruar një ndjesi të menjëhershme pastërtie dhe rifreskimi. Përdorimi i rregullt ndihmon në uljen e ndjeshmërisë, përmirëson mikroqarkullimin dhe krijon një bazë të shëndetshme për flokë më të fortë dhe më të dendur. Formula është pa silikonë dhe pa përbërës të dëmshëm, e përshtatshme për përdorim të përditshëm dhe për të gjitha tipet e flokëve, madje edhe për skalpin më të ndjeshëm. Ideale për ata që përjetojnë kruarje, skuqje apo ndjesi nxehtësie në kokë.

Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me: Dr.FORHAIR Phyto Therapy Shampoo dhe Dr.FORHAIR Phyto Therapy Treatment.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.

*80ml

Përdorimi

Pas larjes me shampoo dhe tharjes me peshqir, aplikojeni në skalp dhe masazhoni butësisht me majat e gishtave për të përthithur produktin. Gjithashtu mund t’a aplikoni përpara përdorimit të pajisjeve stiluese, si: tharëse flokësh, pjastër etj., për të mbrojtur flokët nga dëmtimi i nxehtësisë. Mund të aplikohet edhe në flokë të thatë. 



Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Uji i bambusës, Panthenol, Limoni, Menta, Eukalipti, Acid salicilik, Ceramide, Betaine,

Lista e plotë e përbërësve

Ethanol, purified water, dipropylene glycol, butylene glycol, panthenol, pentylene glycol, menthol, lemon peel oil, orange peel oil, eucalyptus leaf oil, castor seed oil, peppermint oil, cornmint oil, star anise /Seed oil, lychee fruit oil, lime seed oil, avocado oil, spearmint leaf oil, vegetable oil, bambusa vulgaris water, gardenia extract, tree leaf soap berry fruit extract, soap grass leaf extract, drumstick seed extract, matricaria flower /Leaf extract, rosemary flower extract, oregano leaf extract, spearmint extract, western pine tree extract, lemon balm extract, camellia flower extract, thyme leaf extract, carob fruit extract, apple mint leaf extract, camellia leaf extract, green tea extract, persimmon Extract, arrowroot extract, king pine needle extract, elm root extract, evening primrose extract, lavender flower extract, algin, dipotassium glycyrrhizate, niacinamide, tocopherol, polysorbate 20, ammonium acryloyldimethyl taurate /VPicopolymer, acrylate /C10-30 alkyl acrylate crosspolymer, aminomethylpropanol, disodium EDTA, propanediol, 1,2-hexanediol, ethylhexylglycerin, limonene, citral, linalool

Marka

Dr. FORHAIR është një markë globale për kujdesin e kokës në konstante kërkimi për flokë të bukur dhe skalp të shëndetshëm! E themeluar në vitin 2014, Dr. FORHAIR është e përkushtuar të adresojë probleme të ndryshme të flokëve dhe kokës përmes programeve të kujdesit profesional të kuruar. Dr. FORHAIR ka 22 qendra për kujdesin e kokës, një sallon bukurie të specializuar në programet e avancuara të kujdesit të kokës dhe flokëve, dhe një laborator që fokusohet në kërkimin dhe zhvillimin e kujdesit të kokës/flokut të vendosur në Korenë e Jugut për të siguruar ruajtjen e një skalpi të shëndetshëm. Dr. FORHAIR, e dinë se kujdesi i kokës është themeli për të pasur flokë të shëndetshëm dhe të bukur. Kështuqë, produktet e tyre janë formuluar me përbërës të dobishëm që premtojnë të nxjerrin në pah më të mirën e shëndetit, flokë të bukur me një skalp të shëndetshëm dhe të pastër!

Reviews

Shpërndani

2,300.00 ALL 1,900.00 ALL