TIRTIR Milk Skin Toner Light

2,500.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 08 dhe Prill 09.

TIRTIR Milk Skin Toner Light është zgjidhja e përsosur për të gjitha llojet e lëkurave që kanë humbur elasticitetin dhe vitalitetin e tyre. Ky toner i avancuar është i pasur me kompleksin inovativ MultiEx BSAM Plus, i cili përmban shtatë përbërës me bazë bimore (Centella, Çaj, Kamomil, Lakricë, Rozmarin, Kapakllakë dhe Luledroge japoneze) të cilët ndihmojnë në qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e skuqjes. Ky toner përmban gjithashtu 4% niacinamide, përbërës i cili balancon prodhimin e sebumit të tepërt, minimizon poret dhe zbeh njollat kafe, duke i dhënë lëkurës një pamje të freskët dhe të pastër. Ndërkohë, ekstrakti i krundeve të orizit ndihmon në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe zbehjen e hiperpigmentimit. Ky toner është ideal për ata që dëshirojnë të parandalojnë plakjen e parakohshme të lëkurës, të luftojnë hiperpigmentimin dhe njollat kafe, si dhe të zbehin shenjat post-akne. Ky version ka konsistencë të lehtë dhe është i përshtatshëm për lëkurën e yndyrshme dhe mikse. 

*150ml

Shpërndani