NUMBUZIN No.1 Pure Full Calming Toner është një tonik i jashtëzakonshëm, i krijuar posaçërisht për lëkurën shumë sensitive dhe atë me rosacea. Ky produkt ofron qetësim të menjëhershëm për lëkurën e irrituar dhe të ndjeshme, ndihmon në minimizimin e skuqjeve dhe ofron një ndjesi freskie. Formula e tij e pasuruar me 93% ekstrakte bimore, përfshin tre ekstrakte kryesore në përqendrime të larta deri në 930,000 PPM. Në vend të ujit të zakonshëm, formula e këtij toneri është e pasuruar me 93% ekstrakte bimore, të cilat përfshijnë: Ekstraktin e Houttuynia Cordata (28.1%), i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore dhe antibakteriale; Ekstraktin e Centella Asiatica (39.2%), që nxit rigjenerimin e lëkurës dhe qetësimin e saj; dhe Ekstraktin e Glycyrrhiza Uralensis (25.7%), i cili ndihmon në uljen e irritimeve dhe përmirësimin e tonit të lëkurës. Për më tepër, toneri ofron hidratim të thellë falë përbërësve shtesë si Ekstrakti i Hyacinthus Orientalis dhe Ekstrakti i Polygonum Multiflorum, që kontribuojnë në rigjenerimin dhe ushqimin e lëkurës. Ky toner është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, dhe është i sigurtë për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, frangrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*100ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit "magjik"
Ekstrakt Houttuynia Cordata, Ekstrakt Centella Asiatica, Ekstrakt Glycyrrhiza Uralensis, Ekstrakt Hyacinthus Orientali, Ekstrakt Polygonum Multiflorum,
Lista e plotë e përbërësve
Centella Asiatica Extract (39.2%), Houttuynia Cordata Extract (28.1%), Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract (25.7%), 1,2-Hexanediol, Dipropylene Glycol, Propanediol,Butylene Glycol, Glycerin, Hyacinthus Orientalis (Hyacinth) Extract, Polygonum Multiflorum Extract, Carbomer, Hydroxyethylcellulose, Arginine, Allantoin, Disodium EDTA, Nymphaea Alba Flower Extract, Betaine, Panthenol
Numbuzin është një markë koreane e njohur për përqendrimin e saj në krijimin e produkteve të personalizuara të kujdesit të lëkurës, bazuar në nevojat specifike të lëkurës së çdo individi. Emri "numbuzin" vjen nga ideja e numërimit të produkteve, ku secili produkt përfaqëson një numër dhe zgjidhet në varësi të llojit të lëkurës dhe problematikës që përdoruesi dëshiron të trajtojë.
Kjo markë është bërë e njohur për produktet e saj të serumit dhe esencave që janë shumë të vlerësuara në komunitetin e kujdesit të lëkurës, veçanërisht për përbërësit cilësorë dhe efektivitetin e tyre. Numbuzin fokusohet në formulime që japin rezultate të shpejta dhe janë të thjeshta për t'u përdorur, duke ofruar një përvojë praktike dhe efektive për përdoruesit.
Produktet e tyre përfshijnë serume, tonikë, kremra hidratues dhe esenca, të cilat përmbajnë përbërës të njohur për efektet e tyre të dobishme, si niacinamide, qeliza staminale, acid hialuronik dhe ekstrakte bimore të përzgjedhura. Ata synojnë të ofrojnë zgjidhje për një gamë të gjerë të problemeve të lëkurës, përfshirë hiperpigmentimin, teksturën e pabarabartë të lëkurës, dhe lëkurën e dehidratuar.