MIZON Vita Lemon Sparkling Toner Skin Tightening Moisturizing Skin Glow, është një toner në kosistencë të lehtë xheli i formuluar për të ofruar hidratim dhe njëtrajtshmëri të tonit të lëkurës. Ky toner është i formuluar me ekstrakt të frutave agrume Citrus, të cilat kanë 10 herë më shumë përmbajtje të vitaminës C sesa fruti i limonit. Gjithashtu këto fruta përmbajnë polifenol, dhe flavonoide të quajtura Hesperidin dhe kanë efekt të mrekullueshëm antioksidues për lëkurën. Ndihmojnë në zbehjen e njollave kafe dhe mbajnë në kontroll sebumin e tepërt. Ndërkohë, ekstrakti i gjetheve të Aloe Barbadensis ka aftësi të forta anti-inflamatore, qetësuese dhe hidratuese. Nga ana tjetër, ekstrakt i gjetheve Camellia Sinensis: me aftësi mbrojtëse ndaj rrezeve ultraviolet, anti-inflamatore dhe antimikrobike, vjen goxha ndihmues në trajtimin e rosacea, akneve dhe dermatitit atopik. Ky toner është i përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës dhe sidomos për atë sensitive.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*150ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni 1-2 sprucime të tonerit në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

Përbërësit “magjik”

Citrus Unshiu,, ekstrakti i gjetheve të Aloe Barbadensis, ekstrakt i gjetheve Camellia Sinensis

Lista e plotë e përbërësve

Water, Methylpropanediol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Butylene Glycol, Bis-PEG-18 Methyl Ether Dimethyl Silane, PEG-60 HydrogenatedCastor Oil, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract(1, 000ppm), Panthenol, Portulaca Oleracea Extract, Xanthan Gum, Trehalose, Sodium Hyaluronate, Citrus Limon (Lemon) Peel Oil(20.9ppm), Prunus AmygdalusDulcis (Sweet Almond) Seed Extract, Saussurea Involucrata Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Hedera Helix (Ivy) Extract, Beta-Glucan, BHT, Sambucus Nigra Flower Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Flower Extract, Magnolia Liliflora Flower Extract, Plumeria Rubra Flower Extract, Lilium Tigrinum Extract, Fragrance, Limonene

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON Vita Lemon Sparkling Toner Skin Tightening Moisturizing Skin Glow

1,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI