-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
ANUA Rice 70% Glow Milky Toner
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
ANUA Rice 70% Glow Milky Toner është toneri ideal për ata që kërkojnë shkëlqim dhe hidratim të thellë në rutinën e përditshme të kujdesit për lëkurën. Me 70% ujë orizi, ky toner i mrekullueshëm kombinon fuqinë natyrale të përbërësve të pasur me vitamina dhe minerale, duke i dhënë lëkurës një shkëlqim dhe një ndjesi të butë e të freskët që zgjat. Uji i orizit, i njohur për vetitë e tij antioksiduese dhe ndriçuese, ndihmon në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, përmirësimin e shenjave të moshës, elasticitetin dhe zbehjen e njollave të errëta (hiperpigmentimi). Nga ana tjetër, shtimi i ceramideve AP dhe NP në formulë ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës, duke bllokuar lagështinë dhe duke ofruar një mbrojtje shtesë kundër agresorëve të mjedisit. Ndërkohë, hialuronati i natriumit dhe betaina, në formulë, depërtojnë thellë në shtresat e lëkurës, duke e hidratuar atë në mënyrë të vazhdueshme dhe duke parandaluar tharjen. Ky kombinim ka një efekt qetësues, duke reduktuar inflamacionin, veçanërisht për lëkurën jashtëzakonisht sensitive dhe të irrituar.Me një teksturë të lehtë dhe krejtësisht jo ngjitëse, ky toner absorbohet menjëherë në lëkurë, duke lënë pas një ndjesi të freskët dhe të hidratuar. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për lëkurën e matur dhe për të luftuar hiperpigmentimin.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*250ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
70% ujë orizi, ceramide, hialuronati i natriumit, betaina,
Lista e plotë e përbërësve
Oryza Sativa (Rice) Bran Water, 1,2-Hexanediol, Oryza Sativa (Rice) Extract, Butylene Glycol, Glycerin, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Propanediol, Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Dipropylene Glycol, Oryza Sativa (Rice) Extract, Hydrolyzed Rice Protein, Oryza Sativa (Rice) Seed Protein, Ceramide NP, Glycerin, Diphenyl Dimethicone, Triethylhexanoin, Water, Hydrogenated Lecithin, Panthenol, Water, Methyl Gluceth-20, Betaine, Glycerin, Water, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Butylene Glycol, Propanediol, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Hydroxyacetophenone, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Carbomer, Tromethamine, Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Allantoin, Xanthan Gum, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Dextrin, Water, Sodium Lauroyl Lactylate, 1,2-Hexanediol, Ceramide NP, Ceramide AP, Phytosphingosine, Cholesterol, Xanthan Gum, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Ceramide Eop, Ascorbic Acid, Arbutin
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE