Pastrues fytyre "micellar" pa shpëlarje


SKINFOOD Milk Shake Point Makeup Remover është një pastrues i përkryer për grimin, i krijuar me një pH të ulët për të ruajtur ekuilibrin natyral të lëkurës. Ky produkt unik vjen me një formulë dypjesëshe, ku njëra pjesë është e lëngshme, ndërsa tjetra ka një teksturë të ngjashme me qumështin, e cila përqafon lëkurën me butësi. I pasuruar me proteinën e qumështit dhe qumështin e fermentuar të sojës, ky pastrues jo vetëm që largon grimin me lehtësi, përfshirë dhe atë waterproof, por njëkohësisht hidraton lëkurën, duke i ofruar një ndjesi të këndshme freskie dhe butësie. Falë formulës së tij të kujdesshme, është ideal edhe për lëkurat shumë sensitive, duke mos shkaktuar asnjë irritim në lëkurë, sy apo buzë gjatë procesit të pastrimit. Një përvojë e pasur dhe zbutëse që lë lëkurën tuaj të freskët dhe të pastër, gati për kujdesin e mëtejshëm të bukurisë...

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon, fragrancë artificiale.

*160ml

Fillimisht shkundeni produktin dhe në një tampon pambuku, hidhni një sasi të konsiderueshme të larësit dhe masazhojeni fytyrën lehtësisht duke hequr çdo mbetje papastërtie. Përsëriteni procesin derisa ta ndjeni lëkurën plotësisht të pastër. Sipas dëshirës, mund ta shpëlani fytyrën me ujë të vakët.

Përbërësit "magjik"

proteinë qumështi, qumështi i fermentuar i sojës

Lista e plotë e përbërësve

Purified Water, Isohexadecane, Cyclopentasiloxane, Cyclohexasiloxane, Propylene Glycol, PPG-13-Decyltetradeceth-24, Sodium Chloride, Milk Protein Extract (375mg), Lactobacillus/Soymilk Ferment Filtrate, C12-14 Pareth-12, Sodium Citrate, Citric Acid, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin

SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.




SKINFOOD Milk Shake Point Makeup Remover

1,200 ALL 1,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI