-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPIT -
- Log in
Oferta vlen vetëm për produktet Neogen & Centellian24+.
Blini 4, merrni më të lirin falas 🎁
Shto 4 produkte në shportë dhe përfitoni më të lirin falas.
Blini 4, merrni më të lirin falas 🎁
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SUR.MEDIC™ Pink Vita Brightening Capsule Essence
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Janar 17 dhe Janar 18.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
SUR.MEDIC™ Pink Vita Brightening Capsule Essence është esenca perfekte për lëkurën që kërkon ndriçim, jetë dhe një pamje të shëndetshme “glow”. Formula përmban kapsula rozë vitaminash, të dukshme me sy të lirë, të cilat shpërthejnë gjatë aplikimit dhe çlirojnë përbërësit aktivë direkt në lëkurë, duke ofruar një efekt të menjëhershëm “brightening”. Një nga përbërësit kryesorë është Vitamina B12 (Cyanocobalamin), e cila jo vetëm i jep produktit ngjyrën karakteristike rozë, por ndihmon edhe në rigjallërimin e lëkurës, përmirësimin e tonit dhe rikthimin e shkëlqimit natyral. Krahas saj, Glutathione, një antioksidant shumë i fuqishëm, vepron në thellësi për të zbehur njollat kafe dhe për të njëtrajtësuar tonalitetin, duke e bërë lëkurën të duket më e pastër dhe më e ndritshme. Formula pasurohet më tej me një kompleks vitaminash si Vitamina C, Vitamina E dhe Coenzyme Q10, të cilat luftojnë radikalet e lira, mbrojnë lëkurën nga stresi oksidativ dhe ndihmojnë në ngadalësimin e shenjave të moshës, duke stimuluar vitalitetin dhe elasticitetin e saj. Për hidratim intensiv dhe afatgjatë, esenca përmban Hyaluronic Acid, i cili mban lëkurën të mbushur me lagështi dhe i jep një pamje më të lëmuar dhe më elastike. Por nuk mbaron me kaq! Një rol shumë të rëndësishëm luajnë edhe përbërësit qetësues dhe ushqyes si Ceramide NP, që forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës, Panthenol, që qetëson dhe ofron hidratim, si dhe ekstraktet botanike të Damask Rose, Sea Buckthorn dhe Moringa Oil, të njohura për vetitë e tyre ushqyese dhe antioksiduese. Falë këtij kombinimi, lëkurës jo vetëm që i kthehet vitaliteti i humbur, por bëhet edhe më e fortë dhe më rezistente ndaj faktorëve të jashtëm. E përshtatshme për të gjitha tipologjitë e lëkurës, kjo esencë do të nxjerrë në pah një lëkurë më të re dhe më të shndritshme, prandaj përgatituni për komplimentet që do të merrni!
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*32ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
Vitamina B12 (Cyanocobalamin), Glutation, Vitamina C, Vitamina E, Koenzim Q10, Acid Hialuronik, Ceramide NP, Panthenol, Ekstrakt Ruze Damask, Ekstrakt Murriz Deti (Sea Buckthorn), Vaj Moringa
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Polyglyceryl-4 Caprate, Caprylic/Capric Triglyceride, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Methylgluces-20, Glycerol Res-25PCA Isostearate, Acrylate/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Agar, Tromethamine, Trehalose, Sodium Hyaluronate, Adenosine, Nasturtium Extract, Xanthan Gum, Caprylyl Glyceride Cole, Ethylhexyl Glycerin, Melia Azadirachta Leaf Extract, Moringa Oleifera Seed Oil, Glutathione, Hippophae Rhamnoides Oil, Ceramide NP, Hydrolyzed Collagen, Rosa Damascena Flower Oil, Lactic Acid, Butylene Glycol, Rosa Damascena Extract, Rubus Idaeus Fruit Extract, Prunus Persica Fruit Extract, Rubus Fruticosus Fruit Extract, Panthenol, Hyaluronic Acid, Riboflavin, Cyanocobalamin, Sodium Ascorbate, Sodium Ascorbyl Phosphate, Ascorbic Acid, Ubiquinone, Tocopherol, Thiamine HCL, Inositol , Biotin, Beta-Carotene, Pyridoxine, Folic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Disodium EDTA, Fragrance
Zhvilluar nga Neogenlab, SUR.MEDIC™ është kujdestari personal i lëkurës suaj që siguron që çdo problematikë e lëkurës tuaj të jetë nën kontroll 24/7. Kjo markë ofron një zgjidhje të përditshme për lëkurën me konceptin e parë-ndihmës, e efektshme, e lehtë, e qasshme kudo, por mjaft fleksibile për tu përshtatur me gjendjen e përditshme të lëkurës suaj. Për çdo shqetësim të lëkurës, "Koral Secrets" ofron markën më të re të koleksionit SUR.MEDIC™.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE














