NEOGEN DERMALOGY Hyal Glow Rose Essence

3,500.00 ALL 2,400.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 26 dhe Gusht 27.

Përshkrimi

NEOGEN DERMALOGY Hyal Glow Rose Essence është esenca më e re nga koleksioni Koral Secrets, e krijuar për të dhuruar efektin “glow” dhe për ta bërë lëkurën të butë si petalet e trëndafilit. Me 74% ujë dhe ekstrakt trëndafili Damask, kjo esencë ndihmon në freskimin dhe rigjallërimin e lëkurës së lodhur, duke i rikthyer vitalitetin dhe shkëlqimin. Vaji i trëndafilit bullgar, i njohur për vetitë ushqyese dhe aromën e tij delikate, e zbut dhe ushqen thellësisht lëkurën. Përtej përbërësve floralë, kjo formulë përmban kompleksin me 8 lloje të acidit hialuronik, të cilët veprojnë në shtresa të ndryshme të epidermës për të ruajtur lagështinë, përmirësuar elasticitetin dhe lëmuar pamjen e përgjithshme të lëkurës. Përbërës të tjerë si niacinamide, panthenol dhe alantoina ndihmojnë në njëtrajtësimin e tonalitetit, forcimin e barrierës mbrojtëse dhe qetësimin e irritimeve. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë më sensitive.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurë, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.

*160ml

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

74% ujë dhe ekstrakt trëndafili Damask, vaj i trëndafilit bullgar, niacinamide, panthenol, alantoinë

Lista e plotë e përbërësve

Rosa Damascena Flower Water(74%), Glycerin, Cetyl Ethylhexanoate, Water, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Polysorbate 60, Propanediol, Coco-Caprylate/Caprate, Rosa Damascena Extract(1500ppm), Tromethamine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ethylhexylglycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Adenosine, Carbomer, Xanthan Gum, Allantoin, Panthenol, Hydrogenated Lecithin, Butylene Glycol, Rice Ferment Filtrate (Sake), Cucumis Sativus (Cucumber) Fruit Extract, Morus Alba Bark Extract, Phytosteryl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Ceramide 3, Cyanocobalamin, Zingiber Officinale (Ginger) Root Extract, Houttuynia Cordata Extract, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Hydrolyzed Collagen, Rosa Damascena Flower Oil(10ppm), Caprylyl Glycol, Prunus Armeniaca (Apricot) Fruit Extract, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, C12-16 Alcohols, Palmitic Acid, Psidium Guajava Fruit Extract, Saussurea Involucrata Extract, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Royal Jelly Extract, Maltodextrin, Prunus Serrulata Flower Extract, Centella Asiatica Extract, Prunus Persica (Peach) Fruit Extract, Hippophae Rhamnoides Oil, Achillea Millefolium Extract, Oryza Sativa (Rice) Bran Extract, Leontopodium Alpinum Flower/Leaf Extract, Milk Extract, Pearl Extract, Cholesterol, Propolis Extract, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Retinyl Palmitate, Lepidium Meyenii Root Extract, Sodium Hyaluronate(500ppb), Saccharide Hydrolysate, Stearic Acid, Glucose, Chondrus Crispus (Carrageenan) Extract, Melissa Officinalis Leaf Extract, Rubus Fruticosus (Blackberry) Fruit Extract, Nelumbo Nucifera Seed Extract, Tocopherol, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate(20ppb), Rutin, Hydroxycinnamic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid(2ppb), Sodium Acetylated Hyaluronate(2ppb), Squalane, Hyaluronic Acid(0.5ppb), Sodium Hyaluronate Crosspolymer(0.2ppb), Hydrolyzed Sodium Hyaluronate(0.2ppb), Potassium Hyaluronate(0.1ppb), Dunaliella Salina Extract, Disodium EDTA, Fragrance, Citronellol, Alpha-Isomethyl Ionone

Marka

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

Reviews

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

Shpërndani

3,500.00 ALL 2,400.00 ALL