KLAVUU Revitalizing Pearl Treatment Toner, është produkti ideal për këdo që kërkon një toner me efekt rivitalizues dhe zbardhues, për t’i dhuruar lëkurës pamjen e perlave. Përbërësit e këtij toneri janë të përzgjedhur me kujdes për të ofruar rezultate sa më efektive. Kompleksi i algave të detit, i pasur me minerale dhe vitamina, ndihmon në ushqyerjen dhe revitalizimin e lëkurës. Ekstrakti i perlave koreane kontribuon në ndriçimin dhe zbardhimin e lëkurës, duke i dhënë një shkëlqim natyral. Acid hialuroniku si një përbërës i fuqishëm mban lëkurën të freskët dhe të hidratuar gjatë gjithë ditës. Ndërkohë, formulimi me niacinamide ndihmon në njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës dhe minimizimin e njollave të errëta, ndërsa adenosina falë vetive anti-rrudhë që ka, ndihmon në zvogëlimin e pamjes së vijave të holla dhe rrudhave. Së bashku, këta përbërës punojnë në harmoni për të njëtrajtësuar tonalitetin e lëkurës dhe për të minimizuar pamjen e rrudhave dhe vijave të holla, si dhe për të rritur nivelin e lagështirës së lëkurës. Por, nuk mbaron me kaq! Ky toner ka gjithashtu veti të buta eksfoliuese, duke larguar qelizat e vdekura të lëkurës dhe papastërtitë e grumbulluara në pore. Kjo falë përbërësit natyral si uji i mollës. Tekstura e tij në trajtë qumështi dhe absorbimi i shpejtë në lëkurë e bëjnë këtë produkt të domosdoshëm në rutinën tuaj të përditshme. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë mature dhe kundër hiperpigmentimit. 

 Për të përfituar efektet maksimale në lëkurë, këshillohet të përdoret së bashku me kremin hidratues: KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Cream, serumin KLAVUU White Pearlsation Special Divine Pear Serum dhe  kremin e syve: KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Eye Cream.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, slikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.

*140ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, aplikoni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

Ekstrakti i perlave koreane, niacinamide, adenosinë, acid hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Butylene Glycol, Niacinamide, Pentylene Glycol, Mineral Water, Pyrus Malus (Apple) Fruit Water, Pearl Extract, Codium Tomentosum Extract, Enteromorpha Compressa Extract, Macrocystis Pyrifera (Kelp) Extract, Ecklonia Cava Extract, Gelidium Amansii Extract, Laminaria Japonica Extract, Sea Whip Extract, Chlorella Minutissima Extract, Spirulina Platensis Extract, 1,2-Hexanediol, Diphenyl Dimethicone, Propanediol, Dipropylene Glycol, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Triethylhexanoin, Dimethicone, Octyldodeceth-16, Hydrogenated Lecithin, Adenosine, Lecithin, Sodium Hyaluronate, Polyglutamic Acid, Caprylyl Glycol, Xanthan Gum, Phenoxyethanol, Fragrance

 Marka luksoze koreane KLAVUU ka një emërtim të veçantë nga fjalët suedisht "klar" ("paster"), and "vuu" ("pamje"). Produktet e prodhuara nga brand-i, më së shumti janë të formuluar nga ekstrakt të perlave të marra nga ishulli Jeju. Produktet e saj targetojnë problematika të ndryshme të lëkurës, si: hiperpigmentimi, purifikimi, mbrojtja UV, hidratimi, reduktimi i akneve, dhe kujdesi ndaj lëkurës së trupit në përgjithësi. Të gjitha produktet KLAVUU prodhohen në Kore, duke përfshirë 2 produktet "Bestseller" të saj, që janë: KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Cream dhe KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Eye Cream, që rreshtohen me krenari në koleksionin KORAL SECRETS!

KLAVUU Revitalizing Pearl Treatment Toner

2,200 ALL 3,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI