-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
TIRTIR Milk Skin Toner
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
TIRTIR Milk Skin Toner është zgjidhja e përsosur për të gjitha llojet e lëkurave që kanë humbur elasticitetin dhe vitalitetin e tyre. Ky toner i avancuar është i pasur me kompleksin inovativ MultiEx BSAM Plus, i cili përmban shtatë përbërës me bazë bimore (Centella, Çaj, Kamomil, Lakricë, Rozmarin, Kapakllakë dhe Luledroge japoneze) të cilët ndihmojnë në qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e skuqjes. Ky toner përmban gjithashtu 4% niacinamide, përbërës i cili balancon prodhimin e sebumit të tepërt, minimizon poret dhe zbeh njollat kafe, duke i dhënë lëkurës një pamje të freskët dhe të pastër. Ndërkohë, ekstrakti i krundeve të orizit dhe ceramidet veprojnë si qetësues dhe hidratues të fuqishëm, duke ndihmuar në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe zbehjen e hiperpigmentimit. Ky toner është ideal për ata që dëshirojnë të parandalojnë plakjen e parakohshme të lëkurës, të luftojnë hiperpigmentimin dhe njollat kafe, si dhe të zbehin shenjat post-akne. Ky version ka konsistencë më të plotë e të përqëndruar dhe është i përshtatshëm për lëkurën e dehidratuar dhe të thatë.
*150ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, mund ta përdorni në vend të tonerit ose të esencës. Merrni një sasi të vogël në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
MultiEx BSAM Plus (Centella, Çaj, Kamomil, Lakricë, Rozmarin, Kapakllakë dhe Luledroge japoneze), 4% niacinamide, ekstrakti i krundeve të orizit, ceramide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Niacinamide, Anthemis Nobilis Flower Extract, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Oryza Sativa (Rice) Bran Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Betaine, Panthenol, Allantoin, Sodium PCA, Adenosine, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Carbomer, Arginine, Illicium Verum (Anise) Fruit Extract, Alchemilla Vulgaris Extract, Amaranthus Caudatus Extract, Olea Europaea (Olive) Leaf Extract, Veronica Officinalis Extract, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Cynara Scolymus (Artichoke) Leaf Extract, Avena Sativa (Oat) Kernel Extract, Sambucus Nigra Flower Extract, Beta-Glucan, Ceramide NP, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Laminaria Japonica Extract, Copper Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8
TIRTIR është një markë koreane e njohur për kujdesin e lëkurës, e cila fokusohet në përdorimin e përbërësve natyralë dhe formulimeve inovative. TIRTIR thekson përdorimin e përbërësve natyralë në produktet e saj, duke siguruar që ato të jenë pa kimikate të dëmshme, dhe është e njohur për teknologjitë e saj të avancuara në kujdesin e lëkurës dhe formulimet unike të produkteve. Marka ofron një gamë të gjerë produktesh për kujdesin e lëkurës, përfshirë pastruesit, tonerët, serumet, maskat dhe hidratuesit, që adresojnë probleme të ndryshme të lëkurës. Disa nga produktet më të njohura të TIRTIR përfshijnë ampulën Collagen Core, esencën Ginseng Essence Water dhe linjën Milk Skin.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE