SOME BY MI PDRN Spirulina Soothing Repair Serum

2,600.00 ALL 1,800.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 26 dhe Gusht 27.

Përshkrimi

SOME BY MI PDRN Spirulina Soothing Repair Serum është serumi që çdokush do ta pëlqente falë përbërjes dhe konsitencës së tij! Megjithëse përmban një përbërje tepër të pasur dhe të koncentruar, tekstura e tij është jashtëzakonisht e lehtë dhe ujore, duke u përthithur shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse. Ky serum bashkon fuqinë rigjeneruese të PDRN-së, një përbërës i avancuar që nxit rigjenerimin e qelizave dhe forcon barrierën e lëkurës me vetitë antioksiduese dhe qetësuese të spirulinës, e cila ndihmon në reduktimin e irritimeve dhe rikthen shkëlqimin natyral të fytyrës. Formula është pasuruar gjithashtu me aminoacide detare dhe sekrecion kërmilli, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e tonit të lëkurës, elasticitetit dhe ofrojnë hidratim të thellë dhe afatgjatë. Me një teksturë të lehtë dhe përthithje të shpejtë, ky serum është ideal për përdorim të përditshëm, si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje, dhe i përshtatet në mënyrë të përkryer edhe lëkurës më të ndjeshme. Ky serum do të nxjerrë në pah një lëkurë më të re dhe të shndrritshme, prandaj po ju paralajmërojmë të jeni gati për komplimentet që do të merrni!

Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

PDRN, spirulinë, aminoacide detare, sekrecion kërmilli

Lista e plotë e përbërësve

Water Aqua, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycereth-26, Niacina mide, Propanediol, Glycerin, Methy propanediol, Caprylic/Capric Trig lyceride, Hydrogenated Vegetable Oi, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Coptis Japonica Root Extract, Tetrahydroxypropyl Ethylenediamine, Adenosine, Disodium EDTA, Malachite Extract, Spiru lina Platensis Extract, Sodium Hyalurenate, Gellan Gum, Trisodium Ethy lenediamine Lisuccinate, Agar, Melia Azadirachta Leaf Extract, Argin ine, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Xanthan Gum, Glycine, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Eclipta Prostrata Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Amber Pow der, Corallina Officinalis Extract, Curcuma Longa (Turmeric] Root Ext ract, Moringa Oleifera Seed Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Dil, Sodium DNA, Glutamic Acid, Codium Tomentosum Extract, Undaria Pinnatifida Extract, Sodium Lactate, Carbomer, Polysorbate 20, Porp nyra Yezoensis Extract, Laminaria Saccharina Extract, Laminaria Dig itata Extract, Palmitoyl Tripeptide-5, Laminaria Japonica Extract, Ent eromorpha Compressa Extract, Sargassum Fulvellum Extract, Sarga ssum Fusiforme Extract, Palmitoyl Pentapeptide-4

Marka

SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

Reviews

Shpërndani

2,600.00 ALL 1,800.00 ALL