BIODANCE Bio Collagen Real Deep Mask, është maska më e diskutuar dhe virale në TikTok për shkak të rezultateve të mrekullueshme që ofron. Por çfarë e bën të veçantë këtë maskë? Ndryshe nga shumica e maskave të tjera që mbahen për një periudhë të shkurtër kohe kjo "Sheet Mask" prej gome kthehet në një shtresë transparente pas 3 orësh dhe mund të mbahet gjatë kohës që ju flini në mënyrë që të veprojë gjatë gjithë natës. Formulimi i saj përmban kolagjen bio, i cili ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës dhe në zvogëlimin e dukshëm të rrudhave dhe linjave të holla. Por kjo nuk është gjithçka! Përveç kësaj, kjo maskë përmban edhe acid oligo-hyaluronik, i cili shkon përtej hidratimit të sipërfaqes së lëkurës duke penetrur në shtresat më të thella për një hidratim të thellë. Në krah të kësaj, kolagjeni ultra i vogël qëndron si një shpëtimtar për poret e zgjeruara, ndërsa shtimi me probiotik të ndryshëm forcojnë barrierën e lëkurës, duke e mbajtur atë të shëndetshme. Pra çfarë na ofron kjo maskë? Hidratim? Po. Rafinim? Po. Forcim i barrierës së lëkurës? Po. Minimizim poresh? Po. Benefite të cilët nuk janë për t’u neglizhuar! 

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*34gr

Pasi të keni mbaruar me të gjithë rutinën tuaj, vendoseni maskën në lëkurë dhe mbajeni minimalisht deri 4 orë, derisa maska të kthehet në një shtresë transparente.

Këshillë: Për më shumë efekte dhe nëse nuk jeni person që lëvizni shumë gjatë gjumit, sugjerojmë që maska të mbahet gjatë gjithë kohës që ju flini. 

Përbërësit "magjik"

kolagjen

Lista e plotë e përbërësve

Water, Galactomyces Ferment Filtrate, Glycerin, Acrylates Copolymer, Niacinamide, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Chondrus Crispus Extract, Betaine, Algin, Dipropylene Glycol, Agar, Hydroxyacetophenone, 1,2-Hexanediol, Potassium Chloride, Polyglyceryl-10 Laurate, Caprylyl Glycol, Sucrose, Butylene Glycol, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Adenosine, Disodium EDTA, Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract, Rosa Damascena Flower Water, Iris Florentina Root Extract, Cucumis Melo (Melon) Fruit Extract, Hedera Helix (Ivy) Leaf/Stem Extract, Collagen Extract, Dipotassium Glycynhizate, Bifida Ferment Filtrate, Tocopherol, Lactobacillus Ferment, Lactobacillus Ferment Lysate

Ndryshe nga markat e tjera koreane të përkujdesjes së lëkurës, DR.JART+ arriti suksesin e tij të madh, më parë në tregun amerikan, sesa në vendin e origjinës falë vizionit të themeluesit Lee Jin-Wook. Gjithçka nisi me hapjen e dyqanit të tyre të parë në “Fifth Avenue” në New York, e më pas me bashkëpunimin me gjigandin e rrjetit të dyqaneve Sephora. Bashkëthemeluesi i kësaj marke është Dr. Sung-Jae Jung, një ekspert dermatolog që gjatë karrierës së tij kishte zhvilluar shumë kërkime shkencore mbi problematikat e lëkurës së pacientëve të tij. Kështu lindi edhe emri DR.JART+, që nënkupton “Dr. Jung i bashkohet artit të përkujdesjes së lëkurës”. Për këtë markë punojnë një grup i madh dermatologësh, që vazhdojnë kërkimet shkencore për formulime sa më inovative që ndihmojnë në parandalimin e procesit të plakjes dhe i adresohen të gjithë tipeve të lëkurës.

BIODANCE Bio Collagen Real Deep Mask

400 ALL 550 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI