Nëse dëshironi një krem mbrojtës ndaj diellit 100% vegan, zgjidhja e duhur për ju është MARY & MAY CICA Soothing Sun Cream SPF50+ PA++++! Ky krem ka marrë certifikatën vegane nga Agjensia Koreane e përkujdesjes së lëkurës. Është i formuluar me filtra mbrojtës kimik dhe ofron mbrojtje maksimale ndaj rrezeve UV. Nga vetë emri që ka, kjo SPF është e formuluar me 10,000ppm F-CICA COMPLEX: 7 derivate të bimës centella asiatica të fermentuara me maja. Kjo përbërjw ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, duke ofruar qetësim të menjëhershëm! Gjithashtu kjo SPF ofron hidratim të trefishtë, njëtrajtësim të tonit të lëkurës dhe kujdeset për efektin antirrudhë të saj, falë përbërësve, si: inositol dhe acid hialuronik. Të dy, ofrojnë hidratim të thellë, ndërsa betaine, kujdeset për teksturën e lëkurës; niacinamide, ndihmojnë në reduktimin e mbiprodhimit të melaninës. Ka konsistecë të lehtë, dhe nuk lë aspak njollë të bardhë në lëkurë. Kjo SPF është ideale për të gjithë personat që kërkojnë një krem mbrojtës ndaj diellit i cili:
- Përhapet lehtësisht në lëkurë.
- Nuk lë aspak njollë të bardhë.
- Mund të aplikohet para përdorimit të fondatinës, sepse ofron hidratim të thellë dhe është krijon një bazë të mirë makeup-i.
- Bllokon të gjitha rrezet e dëmshme UVA & UVB.
- Ka formulë vegane.

*Ky krem mbrojtës ndaj diellit nuk përmban lëndë të parë, që ndikojnë në dëmtimin e shkëmbinjve koralorë, duke dhënë kështu kontributin e saj si Markë Kozmetike, në mbajtjen e një ekosistemi detar të shëndetshëm dhe të pastër.

Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit "magjik"

filtra mbrojtës kimik, F-CICA COMPLEX (7 derivate të bimës centella asiatica), nositol,  acid hialuronik, betaine, niacinamide.

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dibutyl Adipate, Propanediol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Polymethylsilsesquioxane, Ethylhexyl Triazone, Niacinamide, Methylene Bis-benzotriazolyl, etramethylbutylphenol, Coco-caprylate/caprate, Butylene Glycol, Caprylyl Methicone, Diethylhexyl Butamido Triazone, Glycerin, 1,2-hexanediol, Pentylene Glycol, Behenyl Alcohol, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Decyl Glucoside, Tromethamine, Fragrance, Carbomer, Acrylates/c10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sodium Stearoyl Glutamate, Polyacrylate Crosspolymer-6, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Xanthan Gum, Centella Asiatica Root Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Saccharomyces Ferment, T-butyl Alcohol, Tocopherol, Asiaticoside, Madecassoside, Betaine, Inositol, Madecassic Acid, Sodium Hyaluronate, Asiatic Acid

E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore. 

MARY & MAY CICA Soothing Sun Cream SPF50+ PA++++

1,600 ALL 2,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI