Pastrues fytyre vajor

ABIB Pore Cleansing Oil Heartleaf Oil-Wash është larës vajor i specializuar për të depërtuar thellësisht në pore dhe në të gjitha shtresat e lëkurës për pastrim sa më të thellë! Ky larës vajor është i formuluar me ekstrakt të bimës heartleaf, e mbledhur në malin Jiri. Kjo bimë njihet për vetitë qetësuese, për lëkurën e irrituar, mban në kontroll sebumin e tepërt, lëmon teksturën e saj, dhe e lë gjithmonë të hidratuar. Nga ana tjetër formulimi me përbërësin aktiv PHA, bën të mundur eksfolimin e butë duke u kujdesur në largimin e të gjitha qelizave të vdekura. Ndërsa ekstrakti i lëvores së gështenjës dhe bimës së livandos ndihmojnë në minimizimin e poreve dhe largimin e pikave të zeza. Formulimi i këtij larësi vajor me 6 lloje të ndryshme të vajrave natyral me bazë bimore, si: vaj nga farat e lulediellit, vaj jojoba, vaj kamelia, vaj avokado, vaj nga krundet e orizit dhe vaj makadamia, shpërbëjnë në mënyrë të menjëhershme makeup-in dhe filtrat e SPF-së. Konsistenca e tij vjen vajor në ujore, pra trajtë shumë e lehtë duke e bërë të emulsifikohet shumë lehtë gjatë shpëlarjes me ujë. Përjetoni pastrimin e thellë dhe të butë të lëkurës me këtë larës kaq unik! I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, dhe është i sigurtë për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*200ml

Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke përfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt nga bima Heartleaf, PHA, 6 lloje vajrash natyral, ekstrakti i lëvores së gështenjës, ekstrakt i bimës së livandos.

Lista e plotë e përbërësve

Cetyl Ethylhexanoate, Sorbeth-30 Tetraoleate, Triethylhexanoin, Caprylic/Capric Triglyceride, Ethylhexyl Palmitate, Helianthus Annuus (Sunfl ower) Seed Oil, Isopropyl Palmitate, Polyisobutene, Houttuynia Cordata Extract, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Oryza Sativa (Rice) Bran Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Gluconolactone, Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Pogostemon Cablin Oil, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Salvia Sclarea (Clary) Oil, Anthemis Nobilis Flower Oil, Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Tocopherol

ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.

Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.

Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.

ABIB Pore Cleansing Oil Heartleaf Oil-Wash

1,900 ALL 3,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI