-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SKINFOOD Mint Spa Hand Mask (1.pc)
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Duart e ashpra dhe të vrazhda janë gjithmonë shumë të bezdisshme, dhe aspak të rehatshme. Madje ato janë më të predispozuara ndaj ndotjes së ajrit dhe rrezatimit diellor, duke bërë që lëkura të ketë predispozitë më të lartë për t'u tharë dhe rrudhosur. SKINFOOD Mint Spa Hand Mask (1.pc) do t'ju ofrojë një trajtim intensiv 1-20 minutësh, kujdesit të duarve në kushte shtëpie duke i shndërruar duart tuaja të thata, në duar plot hidratim dhe shkëlqim. Maskat janë të formuluara me gjalpë shea dhe vaj ulliri për të ofruar hidratim të plotë dhe të thellë. Nga ana tjetër formulimi i tyre me ekstrakte të limonit, portokallit dhe mente do t'ju ndihmojnë në njëtrajtësimin e tonit, duke zbehur hiperpigmentimin e shkaktuar nga rrezet e dëmshme të diellit UV. Ushqyes jo vetëm për duart, por edhe për kutikulat e ndjeshme dhe thonjtë tuaj! Teksa trajtoni duart lehtësisht mund të përdorni dhe smartphone tuaj, duke u relaksuar nga aroma fantastike e këtyra maskave!
*8gr x 2 copë
Pasi të keni larë duart, ndani dorezat në mes përgjatë vijave të ndara dhe më pas i vendosni në duar të pastra dhe të thata. Mbajini për 10-20 minuta, dhe thjesht hiqini nga duart tuaja, duke i masazhuar këto të fundit me njëra tjetrën, për të përthithur esencën e mbetur.
Përbërësit "magjik"
gjalpë shea, vaj ulliri, ekstrakt limoni, portokalli, mente
Lista e plotë e përbërësve
water, glycerin, cetyl ethylhexanoate, polyglyceryl-3 methylglucose distearate, cetearyl alcohol, butyrospermum parki (shea) butter, olea europea (olive) fruit oll, glyceryl stearate, 12-hexanediol, palmitic acid, but y lene gly col capryly l gly col stearic acid, arginine, car-bomer, allantoin, tocopheryl acetate, panthenol, illicium verum (anise) fruit extract, disodium edta, sodium citrate, pyrus malus (apple) fruit extract, vitis vinifera (grape) fruit extract, myri-stic acid, prunus mume fruit extract, carica papaya (papaya) fruit extract, citrus aurantifolia (lime) fruit extract, citrus limon (lemon) fruit extract, arachidic acid, citrus aurantium dulcis (orange) fruit extract, mentha suaveolens leaf extract, mentha piperita (peppermint) leaf extract, mentha spicata leaf extract, oleic acid, fragrance, citronellol, limonene, hexyl cinnamal, linalool
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE