SKINFOOD Gold Caviar EX Cream është krijuar për ata që kërkojnë një zgjidhje të gjithanshme për rigjenerim, hidratim dhe shkëlqim. Formula unike përmban 10% ekstrakt caviar, një përbërës i pasur me acide yndyrore omega-3 dhe omega-6, të cilat ushqejnë intensivisht dhe hidratojnë lëkurën në thellësi. Ekstrakti i caviar-it ndihmon gjithashtu në forcimin e barrierës natyrale të lëkurës, duke minimizuar rrudhat dhe vijat e imëta, për një pamje më të re dhe më të gjallë. Ndërsa, ari i pastër që përfshihet në këtë formulë, jo vetëm që përmirëson elasticitetin e lëkurës duke nxitur prodhimin e kolagjenit, por gjithashtu i dhuron një shkëlqim natyral dhe të rafinuar. Ky përbërës i çmuar ofron gjithashtu mbrojtje kundër radikaleve të lira, si edhe ndihmon në qetësimin e irritimeve, duke nxitur rigjenerimin e qelizave. Por nuk mbaron me kaq! Formula është e pasuruar gjithashtu me gjalpë shea, i njohur për vetitë e tij të jashtëzakonshme hidratuese dhe qetësuese, që ofron një ndjesi rehatie të menjëhershme. Ky krem i plotë, gati në formë gjalpi, është ideal për ata që kërkojnë një trajtim të plotë dhe efektiv për të rikthyer shkëlqimin rinor dhe vitalitetin e lëkurës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*50ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme nga ana e spatulës dhe aplikojeni butësisht në lëkurë. Ndërsa me anë të sferës që është e strukturuar me perlë, masazhoni të gjithë fytyrën.
Përbërësit “magjik”
ekstrakt të pastër ari, 10% caviar, gjalpë shea
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Caviar Extract (10%), Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Glycerin, Cetearyl Alcohol, Dipropylene Glycol, Cyclohexasiloxane, Glyceryl Stearate, Cetearyl Olivate, Panthenol, Butylene Glycol, Sodium Hyaluronate, Yeast Extract, Hydrogenated Lecithin, Isopropyl Myristate, Caprylic/Capric Triglyceride, Triethylhexanoin, Sorbitan Olivate, C12-16 Alcohols, Dipentaerythrityl Hexahydroxystearate/Hexastearate/Hexarosinate, Palmitic Acid, Cetearyl Glucoside, Carbomer, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Tromethamine, Adenosine, Pentylene Glycol, Sodium Phytate, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Linolenic Acid, Linoleic Acid, Sorbitan Isostearate, Sucrose Palmitate, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil, Salvia Hispanica Seed Oil, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-10 Oleate, Colloidal Gold (50ppm), Glucose, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Acetyl Hexapeptide-8, Corallina Officinalis Extract, Palmitoyl Pentapeptide-4, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Fragrance
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.