SKINFOOD Gold Caviar Collagen Plus Hydrogel Mask ushqen lëkurën me lagështi të bollshme për të reduktuar pamjen e rrudhave dhe për ta hidratuar plotësisht. Ndryshe nga maskat e zakonshme prej pëlhure, kjo maskë vjen në formë gome, e cila përshtatet në mënyrë perfekte me konturet e fytyrës, duke mundësuar një depërtim më të thellë të përbërësve aktivë. E përbërë nga kompleksi Collagen Plus dhe ekstrakti i pastër i arit, kjo maskë ndihmon në rritjen e elasticitetit të lëkurës, duke e bërë atë më të fortë dhe më të lëmuar, ndërsa redukton rrudhat dhe linjat e holla, duke i dhënë fytyrës një pamje më të re, të freskët dhe me shkëlqim natyral. Collagen Plus, burimi kryesor i elasticitetit dhe hidratimit, depërton thellë në lëkurë falë kombinimit me ekstraktin e arit dhe kavjarit, duke përmirësuar dukshëm elasticitetin dhe duke reduktuar rrudhat dhe linjat e holla për një pamje rinore dhe të freskët. E përshtatshme për lëkurën e thatë, të dehidratuar dhe atë sensitive. Ky produkt është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*34gr

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin,  vendosni me kujdes maskën duke larguar filmin (shtresën sipërfaqësore) nga maska. Mbajeni të vendosur 30-40 minuta.

Përbërësit "magjik"

Collagen Plus, ekstrakt e ari, kavjar, 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Hydrolyzed Collagen Extract, Dipropylene Glycol, Glyceri:, Niacinamide, Caviar Extract, 1,2-Hexanediol, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Chondrus Crispus Powder, Chondrus Crispus, Panthenol, Cellulose Gum, Potassium Chloride, Allantoin, Algin, Polyethylene Terephthalate, Sucrose, Sodium Polyacrylate, Xanthan Gum, Polysorbate 20.
Butylene Glycol, Paeonia Sufiruticosa Root Extract, Centella Asiatica Extract, Adenosine, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Glyceryl Caprylate, Hydrolyzed Collagen, Ethylhexylglycerin, Dextrin, Pantolactone, Acrylates Copolymer, Styrene/Acrylates Copolymer, Phenyl Methicone, Polyvinyl Alcohol, Polyvinyl Butyral, Dimethicone, Gold, Polyglyceryl-10 Laurate,
Tripeptide-1, Colloidal Gold, Copper Tripeptide-1, Acetyl Tetrapeptide-S, Acetyl Tetrapeptide-2, Palmitoyl Pentapeptide 4, Palmitoyl Tripeptide-1,
Hexapeptide-9, Hexapeptide-11, Palmitoyl Tripeptide-S, Disodium EDTA, Fragrance, Iron Oxide Yellow(CI 77492), Iron Oxide Red(CI 77491), Aluminum Powder(CT 77000)

SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.

SKINFOOD Gold Caviar Collagen Plus Hydrogel Mask

950 ALL 1,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI