SOME BY MI Cica Peptide Anti Hair Loss Derma Scalp Treatment është një trajtim i përqendruar dhe efektiv për të luftuar rënien e flokëve. Ky trajtim inovativ jo vetëm që ndihmon në zbutjen e simptomave të rënies së flokëve, por gjithashtu forcon dhe rigjeneron skalpin falë përbërjes së tij të avancuar me Black Complex™. Me një formulë të pasur që përmban 11 lloje peptidesh dhe ceramide, ky trajtim e furnizon skalpin tuaj me ushqim duke i hidratuar dhe parandaluar këputjen e flokëve. Nga ana tjetër, formulimi me centella asiatica dhe ekstrakti i gjethes së mentes ofrojnë qetësi dhe freski për skalpin, duke ndihmuar në lehtësimin e irritimeve dhe skuqjes.

Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me: SOME BY MI Cica Peptide Anti Hair Loss Derma Scalp Shampoo & SOME BY MI Cica Peptide Anti Hair Loss Derma Scalp Tonic. 

Formula e saj nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për skalpin, si: paraben, sulfate, silikon, alkool, fragranca articiale dhe ngjyrues artificial.

*50ml

Pasi të keni shpëlarë shampon nga flokët, aplikojeni në gjithë gjatësinë e flokut, nga rrënja te majat. Lëreni për 2-3 minuta dhe shpëlajini mirë flokët.
Këshillë: Është më efektiv, nëse pas aplikimit vendosni një kapuç dushi, që flokët ta përthithin sa më mirë! 

Përbërësit "magjik"

Black Complex ™, 11 lloje peptide, ceramide,centella asiatica,

Lista e plotë e përbërësve

Water, Cocamidopropyl Betaine, TEA-Cocoyl Glutamate, Sodium Lauroyl Methylaminopropionate, Disodium Laureth Sulfosuccinate, Cocamide MEA, Sodium Chloride, Fragrance, Polyquaternium-10, Caprylyl Glycol, Hydroxyacetophenone, PPG-3 Myristyl Ether, Panthenol, Salicylic Acid, Menthol, Citric Acid, Niacinamide, Sodium Benzoate, Pentasodium Pentetate, Butylene Glycol, Gluconolactone, Aminomethyl Propanol, 1,2-Hexanediol, Biotin, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Mentha Viridis (Spearmint) Extract, Leonurus Sibiricus Flower/Leaf/Stem Extract, Nelumbo Nucifera Flower Extract, Houttuynia Cordata Extract, Artemisia Vulgaris Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Mentha Rotundifolia Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Hydrolyzed Wheat Protein, Hexapeptide-9, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tripeptide-5, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Oligopeptide, Tripeptide-1, Copper Tripeptide-1, Asiatic Acid, Asiaticoside, Acetyl Hexapeptide-8, Acetyl Tetrapeptide-2, Madecassic Acid, Madecassoside, Nonapeptide-1

SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

 

SOME BY MI Cica Peptide Anti Hair Loss Derma Scalp Treatment

550 ALL 900 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI