SOME BY MI Cica Peptide Anti Hair Loss Derma Scalp Tonic, pjesë e linjës SOME BY MI Cica Peptide Anti Hair Loss Derma Scalp, do të forcojë rrënjën e flokëve duke parandaluar rënien e tyre. Përbërja e tij e pasur me 11 lloje të ndryshme peptidesh dhe ceramide ofron një ushqim të thellë për skalpin, duke e mbajtur atë të hidratuar dhe të shëndetshëm. Kjo formulë inovative ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e rënies së flokut, falë përbërësve si Biotina, që fuqizon fijet e flokut dhe rrit elasticitetin e tyre. Jo vetëm për rënien e flokut, por ky tonik ofron edhe një përvojë të qetësuese për ata me skalp të ndjeshëm. Përfshirja e Centella Asiatica dhe ekstraktit të gjethes së mentës qetëson irritimet dhe ndihmon në zvogëlimin e skuqjeve të skalpit. Në të njëjtën kohë, formula e tij unike përmban edhe acid salicilik, që ndihmon në eksfoljimin e skalpit dhe parandalon formimin e zbokthit, duke e mbajtur atë të pastër dhe të shëndetshëm. Përdorimi i rregullt i këtij toniku do të sjellë një ndryshim të ndjeshëm në shëndetin dhe pamjen e flokëve tuaja, duke i bërë ata më të forta, më të shëndetshëm dhe më të bukur.

Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me: SOME BY MI Cica Peptide Anti Hair Loss Derma Scalp Shampoo & SOME BY MI Cica Peptide Anti Hair Loss Derma Scalp Treatment.

Formula e saj nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për skalpin, si: paraben, sulfate, silikon, alkool, fragranca articiale dhe ngjyrues artificial.

*150ml

Tundeni shishen përpara përdorimit. Pas larjes së flokut sprucojeni tonikun afër skalpit që të shpërndahet në çdo pjesë të tij. Më pas masazhojeni butësisht me mollëzat e gishtave. Mund të përdoret dhe në flokë të thatë.

Përbërësit "magjik"

11 lloje peptide, ceramide, Centella asiatica, acid salicilik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Cocamidopropyl Betaine, TEA-Cocoyl Glutamate, Sodium Lauroyl Methylaminopropionate, Disodium Laureth Sulfosuccinate, Cocamide MEA, Sodium Chloride, Fragrance, Polyquaternium-10, Caprylyl Glycol, Hydroxyacetophenone, PPG-3 Myristyl Ether, Panthenol, Salicylic Acid, Menthol, Citric Acid, Niacinamide, Sodium Benzoate, Pentasodium Pentetate, Butylene Glycol, Gluconolactone, Aminomethyl Propanol, 1,2-Hexanediol, Biotin, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Mentha Viridis (Spearmint) Extract, Leonurus Sibiricus Flower/Leaf/Stem Extract, Nelumbo Nucifera Flower Extract, Houttuynia Cordata Extract, Artemisia Vulgaris Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Mentha Rotundifolia Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Hydrolyzed Wheat Protein, Hexapeptide-9, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tripeptide-5, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Oligopeptide, Tripeptide-1, Copper Tripeptide-1, Asiatic Acid, Asiaticoside, Acetyl Hexapeptide-8, Acetyl Tetrapeptide-2, Madecassic Acid, Madecassoside, Nonapeptide-1

SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

 

SOME BY MI Cica Peptide Anti Hair Loss Derma Scalp Tonic

1,300 ALL 2,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI