SOME BY MI Beta Panthenol Repair Serum përmban formulën inovative Beta-Panthenol™️, një kombinim unik i D-panthenolit dhe beta-sitosterolit, që forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës, rrit nivelin e hidratimit dhe qetëson inflamacionin, duke e bërë lëkurën të duket më e re dhe e hidratuar. Gjithashtu serumi ka në përbërje niacinamide, një formë e vitaminës B3, e cila luan një rol shumë të veçantë në ndërtimin e proteinave të lëkurës. Niacinamidet njihen për vetitë e fuqishme që kanë në tkurrjen e madhësisë së poreve, trajtimin e hiperpimentimit post-akne, si edhe nxitjen e prodhimit të kolagjenit dhe vetëshërimin e lëkurës. Nga ana tjetër formulimi i këtij serumi me adenosine do të ndihmojë në qetësimin, shërimin si edhe në mbrojtjen e barrierës së lëkurës nga agresorët e jashtëm si dhe nga radikalet e lira. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht të thatë dhe dehidratuar.

Formula e tij është pa fragrancë dhe ngjyrues artificial, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, sulfate, produkte shtazore, vaj mineral dhe silikon.

*30ml

 

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

Përbërësit "magjik"

Beta-Panthenol™️ (D-panthenol & beta-sitosterol), niacinamide, adenozinë

Lista e plotë e përbërësve

Purified Water, 2, 3-Butanediol, Panthenol (50, 000 ppm), Dipropylene Glycol, Polyglyceryl-6 Stearate, Betaine, Octyldodecanol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Candida Bombicola / Glucose / Methyl Rape Cidate Fermented Product, Beta-Sitosterol (5, 000ppm), Squalane, Vinyl Dimethicone, Polyglyceryl-6 Behenate, Jojoba Ester, Glyceryl Stearate, Stearyl Alcohol, Cetyl Alcohol, Carbomer, Tocopherol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Phytosterol, Meadowfoam Seed Oil, Sunflower Seed Wax, Sodium Stearoyl Glutamate, Canola Oil, Tromethamine, Argan Kernel Oil, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Stearate, Sodium Surfactin, Dipotassium Glycyrrhizate, Sorbitan Olivate, Adenosine, Cetearyl Olivate, Citric Acid, Musa Sapientum (Banana) Fruit Extract, Rosa Damask Rose Water, Sodium Phytate, Pyrus Communis Fruit Extract, Prunus Domestica Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Cucumis Melo (Melon) Fruit Extract, Polyglycerin-3, Beta-Glucan, Hedera Helix Leaf/Stem Extract, Cetearyl Alcohol, Stearic Acid, Propanediol, Ceramide NP, Ceramide NS, Phytosphingosine, Cholesterol, Lactococcus fermentation lysate, Ceramide AS, Ceramide AP, Bifida fermentation lysate, Lactobacillus fermentation lysate, Ceramide EOP

 

SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

Customer Reviews

No reviews yet Write a review

SOME BY MI Beta Panthenol Repair Serum

1,700 ALL 2,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI