Përmirësoni kujdesin e lëkurës tuaj me maskën SKINFOOD Lavender Food Mask, një trajtim i jashtëzakonshëm që ofron një përvojë të qetësuese dhe rigjallëruese. Ky maskë unike në formë xheli është e pasuruar me 10% ujë lule lavander, një përbërës i njohur për veprimin e tij anti-inflamator dhe qetësues. E kultivuar me kujdes në zonën e Provence në jug të Francës, ekstrakti i saj nxirret përmes një metode distilimi të veçantë, duke siguruar një ekstrakt sa më të pastër që ndihmon në riparimin e lëkurës së dëmtuar. Përveç ujit të lules së lavandrës, kjo maskë përmban gjithashtu në fprmulim edhe panthenol. Një agjent i fuqishëm hidratues që ndihmon në ruajtjen e nivelit të duhur të lagështisë në lëkurë, duke forcuar barrierën mbrojtëse të saj dhe duke e lënë atë të butë dhe elastike. Ky kombinim i përbërësve është veçanërisht efektiv në qetësimin e lëkurës së irrituar dhe të inflamuara nga aknet, si dhe në reduktimin e shenjave post-anke. E përshtatshme për të gjitha tipologjitë e lëkurës. 

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.

*120gr

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të njomë dhe masazhoni lehtësisht me levizje rrethore. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Mbajeni maskën për 10-15 min. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe të bollshëm. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret 1 herë ne javë.

Përbërësit "magjik"

10% ujë lule lavander, panthenol

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Water, Butylene Glycol, Panthenol, 1,2-Hexanediol, C12-14 Pareth-12, Tromethamine, Carbomer, Portulaca Oleracea Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower, Peucedanum Graveolens (Dill) Extract, Lactobacillus/Hibiscus Sabdariffa Flower Ferment Filtrate, Ethylhexylglycerin, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid

SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.

SKINFOOD Lavender Food Mask

1,600 ALL 2,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI