SKINFOOD Honey Rich Body Essence është një krem trupi i formuluar për të ofruar kujdes të avancuar për lëkurën, duke kombinuar hidratimin e thellë me ushqimin intensiv. Me përmbajtje të lartë mjaltë të pastër, kremi ndihmon në mbajtjen e lëkurës të butë dhe të shëndetshme, duke e mbrojtur nga thatësia dhe faktorët e jashtëm të dëmshëm. Përthithet shpejt, pa lënë ndjesi të yndyrshme, dhe mund të përdoret çdo ditë pas dushit ose sa herë që lëkura ka nevojë për hidratim. Përveç kësaj, aroma e ëmbël dhe e ngrohtë e mjaltit zgjat për orë të tëra, duke ju ofruar një ndjesi të freskët dhe të këndshme gjatë gjithë ditës. Aplikojeni në lëkurë të pastër dhe masazhojeni derisa të përthithet plotësisht. Për efekte maksimale sugjerohet të përdoret së bashku me: SKINFOOD Honey Rich Body Wash.

Formula e saj është vegane, e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*450ml

Aplikojeni gjatë kohës që lëkura është akoma e lagësht pas dushit. Masazhojeni mirë, deri sa të përthithet plotësisht. Vendosni një shtresë më shumë në zonat me më shumë qeliza të vdekura të lëkurës te bërrylat dhe thembra.





Përbërësit “magjik”

mjaltë

Lista e plotë e përbërësve

Water, Sodium Laureth Sulfate, Cocamidopropyl Betaine, Sodium Chloride, Decyl Glucoside, Glycerin, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Disodium Cocoamphodiacetate, Polysorbate 20, PEG-150 Distearate, Ethylhexylglycerin, Polyquaternium-7, Citric Acid, Butylene Glycol, Disodium EDTA, Hexylene Glycol, Sodium Carbonate, 1,2-Hexanediol, Honey Extract(150 ppm), Decyl Alcohol, Glucose, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter Extract, Beta-Glucan, Caprylyl Glycol, Sodium Benzoate, Fragrance

SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.

SKINFOOD Honey Rich Body Essence

1,500 ALL 2,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI