SKINFOOD nuk zhgënjen as me maskën e saj, Egg White Pore Mask. E formuluar me ekstrakt nga albumina e marrë nga e bardha e vezës, rregullon mbiprodhimin e sebumit, paston thellësisht poret e bllokuara, dhe gjithashtu i tkurr dhe minimizon aparencën e tyre. Shumë efektive edhe në shpërbërjen e pikave të zeza. Menjëherë pas përdorimit do të shikoni rezultate dhe do ta ndjeni lëkurën të pastër dhe të butë.
*125gr
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të njomë dhe masazhoni lehtësisht me levizje rrethore. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Mbajeni për 10-15 min. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe të bollshëm. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
ekstrakt albumine (e bardha e vezës)
Lista e plotë e përbërësve
Water, Albumen Extract, Titanium Dioxide (Ci 77891), Glycerin, Bentonite, Cetearyl Alcohol, Kaolin, Glyceryl Stearate, Peg-100 Stearate, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Silica, Palmitic Acid, Stearic Acid, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Glyceryl Stearate Se, Polyvinyl Alcohol, Polysorbate 60, Pvp, Potassium Hydroxide, Sorbitan Stearate, Panthenol, Tocopheryl Acetate, Disodium Edta, Dipotassium Glycyrrhizate, Glycolic Acid, Sodium LactateSucrose, Malic Acid, Sodium Citrate, Urea, Tartaric Acid, Ethylhexylglycerin, Fragrance, Butylphenylmethylpropional
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.