SKINFOOD Berry Moisturizing Sun Cream SPF 50+ PA++++ është një nga produktet më të njohura të markës, i dashur për formulimin e tij unik. Ky krem dielli është formuluar me ekstrakt boronice, një përbërës natyral që jo vetëm hidraton, por edhe ndihmon në ruajtjen e lagështisë së lëkurës gjatë gjithë ditës. Tekstura e tij e lehtë përthithet shpejtë në lëkurë pa lënë njolla të bardha, duke e bërë të përshtatshëm për përdorim të përditshëm. Përveçse mbron nga rrezet e dëmshme të diellit, ky krem ndihmon në parandalimin e rrudhave dhe përmirëson shkëlqimin e lëkurës, duke i dhënë një pamje të freskët dhe rinore. Formula vegane dhe e testuar dermatologjikisht e bën këtë krem ideal për të gjitha llojet e lëkurës, edhe për ato më të ndjeshme.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml

Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit "magjik"

ekstrakt Boronice 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dibutyl Adipate, Propanediol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Titanium Dioxide, Ethylhexyl Triazone, Polyglyceryl-3 Distearate, Niacinamide, Caprylylmethicone, Caprylic/Capric Triglyceride, Dicaprylyl Ethers, 1,2-Hexanediol, Diethylhexyl Butamido Triazone, Pentylene Glycol, Glycerin, Vaccinium Macrocarpon (Cranberry) Fruit Extract (10,000 ppm), Polymethylsilsesquioxane, Morus Nigra Fruit Extract, Lycium Chinense Fruit Extract, Berberis Vulgaris Root Extract, Fragaria Chiloensis (Strawberry) Fruit Extract (25 ppb), Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Abies Sibirica Oil, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Salvia Sclarea (Clary) Oil, Anthemis Nobilis Flower Oil, Juniperus Mexicana Oil, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Oil, Glyceryl Stearate, Behenyl Alcohol, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Microcrystalline Cellulose, Polyhydroxystearic Acid, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, Alumina, Stearic Acid, Cellulose Gum, Glyceryl Stearate Citrate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Adenosine, t-Butyl Alcohol, Butylene Glycol

SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.

SKINFOOD Berry Moisturizing Sun Crem SPF 50+ PA++++

1,600 ALL 2,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI