SKINFOOD Berry Glowing Sun Cream SPF 50+ PA++++ ofron mbrojtje të avancuar ndaj rrezet e diellit, ndërkohë që ushqen dhe rinovon thellë lëkurën, duke i dhënë asaj një shkëlqim natyral dhe freski të vazhdueshme. Formulimi i veçantë, i pasur me ekstraktin e Boronicës së Kuqe që ka vitamina C dhe E, do t’i japë lëkurës një pamje plot rrezatim, duke ndihmuar në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe zbehjen e hiperpigmentimit. Për më tepër, kompleksin BERRY-SHIELD™ që përfshin ekstrakte nga frutat e Morus Nigra (manushaqë e zezë), rrënjën e Berberis Vulgaris, luleshtrydhën e egër (Fragaria Chiloensis) dhe frutat e Lycium Chinense (goji), ndihmon në rikthimin e vitalitetit të lëkurës, duke kontribuar në rigjallërimin e saj dhe duke ruajtur një ton të njëtrajtshëm dhe të shëndetshëm. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit "magjik"
ekstrakt Boronice të Kuqe, kompleksi BERRY-SHIELD™
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dibutyl Adipate, Propanediol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Titanium Dioxide, Ethylhexyl Triazone, Polyglyceryl-3 Distearate, Niacinamide, Caprylylmethicone, Caprylic/Capric Triglyceride, Dicaprylyl Ethers, 1,2-Hexanediol, Diethylhexyl Butamido Triazone, Pentylene Glycol, Glycerin, Vaccinium Macrocarpon (Cranberry) Fruit Extract (10,000 ppm), Polymethylsilsesquioxane, Morus Nigra Fruit Extract, Lycium Chinense Fruit Extract, Berberis Vulgaris Root Extract, Fragaria Chiloensis (Strawberry) Fruit Extract (25 ppb), Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Abies Sibirica Oil, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Salvia Sclarea (Clary) Oil, Anthemis Nobilis Flower Oil, Juniperus Mexicana Oil, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Oil, Glyceryl Stearate, Behenyl Alcohol, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Microcrystalline Cellulose, Polyhydroxystearic Acid, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, Alumina, Stearic Acid, Cellulose Gum, Glyceryl Stearate Citrate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Adenosine, t-Butyl Alcohol, Butylene Glycol
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.