A e keni ndjerë ndonjëherë buzët tuaja të thata dhe të ashpra, sikur kanë humbur butësinë e tyre natyrale? SKINFOOD Avocado & Sugar Lip Scrub është miku ideal për t’i rikthyer buzëve tuaja butësinë, duke i bërë të duken të freskëta dhe të hidratuara. I krijuar me kujdes nga ekstrakti i avokados dhe gjalpi shea, ky scrub delikat largon me ëmbëlsi qelizat e vdekura dhe ushqen thellësisht buzët, duke u dhuruar një ndjesi mëndafshi që ju llaston. Përdoreni për të përgatitur buzët para aplikimit të buzëkuqit tuaj të preferuar ose si një trajtim i përditshëm mbrëmës për të ruajtur një pamje të shkëlqyeshme dhe të freskët. Për efekte më maksimale do ju sugjeronim që ta shoqëroni së bashku me SKINFOOD Avocado & Olive Lip Balm. Ky kombinim do të sigurojë që buzët tuaja të jenë gjithmonë të ushqyera dhe plot hidratim.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: paraben, sulfate, alkool, silikon, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.
*14gr
Aplikoni një sasi të konsiderueshme mbi buzë dhe masazhojini ato butësisht. Lëreni përbërjen të qëndrojë për disa minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.
Për rezultat më të mirë, përdoreni pas eksfolimit me scrub-in, përdorni një balm buzësh si SKINFOOD Avocado & Olive Lip Balm .
Përbërësit "magjik"
ekstrakt avokdo dhe gjalpë shea,
Lista e plotë e përbërësve
Sucrose, Cetyl Ethylhexanoate, Hydrogenated Polydecene, Isononyl Isononanoate, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Beeswax, Hydrogenated Styrene/Isoprene Copolymer, Disteardimonium Hectorite, Euphorbia Cerifera (Candelilla) Wax, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Caramel, Silica Silylate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Phenoxyethanol, Fragrance, Citrus Aurantifolia (Lime) Oil, Tocophero
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.