I ndjeni flokët tuaj të hollë, të pashëndetshëm dhe jo me volum? NARD Styling Volume Spray e formuluar me 5 lloje të ndyrshme proteinash dhe 22 lloje aminoacidesh do t'ju ofrojë volum flokëve tuaja duke i ndjerë ata të freskët. Nga ana tjetër formulimi me vaj argani dhe ekstraktin e fasules së zezë ofron ushqim dhe elasticitet, duke forcuar fijen e flokëve. Jo vetëm voluminoz, por ky spray ju ndihmon edhe në mosrënien e flokëve tuaj dhe gjithashtu ju ndihmon të ruani formën e kaçurrelave. Ndërsa acidi hialuronik dhe uji i bimës mugwort mundëson balancimin e yndyrës dhe hidratimit në flokët tuaj. Gjithashtu spray-n mund t'a aplikoni para përdorimit të pajisjeve stiluese duke ju mbrojtur flokët nga djegia e tyre.
*200ml
Shkundeni mirë spray-n përpara përdorimit, dhe aplikojeni në një distancë prej 15cm nga flokët tuaj.
Përbërësit "magjik"
5 lloje të ndryshme proteinash, 22 lloje aminoacide, vaj argani, ekstrakt i fasules së zezë
Lista e plotë e përbërësve
Alcohol Denat., Acrylates/Octylacrylamide Copolymer, Water, Aminomethyl Propanol, Menthol, Salicylic Acid, Panthenol, Argania Spinosa Kernel Oil, Aspartic Acid, Arginine, Alanine, Asparagine, Cystine, Glutamic Acid, Glycine, Glutamine, Histidine, Isoleucine, Leucine, Lysine, Methionine, Ornithine, Phenylalanine, Proline, Serine, Taurine, Threonine, Tryptophan, Tyrosine, Valine, Avena Sativa (Oat) Protein Extract, Glycine Soja (Soybean) Protein, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Amaranth Protein, Hydrolyzed Cottonseed Protein, Hydrolyzed Potato Protein, Hydrolyzed Fucus Vesiculosus Protein, Oryza Sativa (Rice) Seed Protein, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Protein, , Artemisia Capillaris Extract, Olea Europaea (Olive) Fruit Extract, Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Sodium Hyaluronate, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Ethylhexylglycerin, Fragrance Citronellol, Limonene, Eugenol, Linalool
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.