NARD Mild Ceramide Cream, pjesë e linjës së njohur NARD Mild Ceramide, është një krem i pasur dhe i formuluar me kujdes që jo vetëm që ushqen lëkurën e fytyrës, por falë formulës së tij të plotë dhe përbërësve të zgjedhur me kujdes, është gjithashtu i përshtatshëm për të hidratuar dhe rigjeneruar edhe lëkurën e trupit. Ky krem është një zgjedhje e shkëlqyer për ata që kërkojnë një produkt multifunksional, i cili mbron dhe forcon barrierën natyrore të lëkurës, falë formulimit me keramide dhe pantheol. Por nuk mbaron me kaq! Formulim i tij përmban gjithashtu 6 lloje të ndryshëm të vajrave bimorë natyralë si vaj ulliri dhe avokado që ushqejnë intensivisht lëkurën. Ndërsa formulimi me ekstrakt të bimës centella asiatica, ofron qetësim të lëkurës së irrituar dhe asaj sensitive. Ky krem është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, dhe i sigurtë për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe për fëmijët.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*160 ml
Për fytyrën: Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Për trupin: Aplikojeni gjatë kohës që lëkura është akoma e lagësht pas dushit. Masazhojeni mirë, deri sa të përthithet plotësisht. Vendosni një shtresë më shumë në zonat me më shumë qeliza të vdekura të lëkurës te bërrylat dhe thembra.
Përbërësit "magjik"
keramide, panthenol, 6 lloje vajrash bimorë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetearyl Alcohol, Methylpropanediol, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Hydrogenated Polydecene, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Glyceryl Stearate SE, Arachidyl Alcohol, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Behenyl Alcohol, Arachidyl Glucoside, Sorbitan Stearate, Beeswax, Cetearyl Glucoside, Sorbitan Olivate, Carbomer, Panthenol, Betaine, Ethylhexyl Palmitate, Dipropylene Glycol, Cetyl Ethylhexanoate, Ceramide NP(200 ppm), Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Hydrogenated Lecithin, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Portulaca Oleracea Extract, Nymphaea Alba Flower Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Extract, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Artemisia Vulgaris Extract, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Acetylated Hyaluronate, Centella Asiatica Extract, Allantoin, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Hydroxyacetophenone, Pentylene Glycol, Tocopherol, Disodium EDTA, Tromethamine
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.