Nëse keni rënie të vazhdueshme të flokëve NARD Hair Plus Water Treatment do të forcojë rrënjën e tyre duke minimizuar rënien. Ky trajtim përmban ekstrakt Nard Himalayan për të ofruar qetësim të skalpit si dhe për t'a ushqyer këtë të fundit. Shumica e trajtimeve të flokut kryesisht janë në trajtë kremoze, por ky trajtim ka një konsistencë ujore në mënyrë që i gjithë formulimi të shpërndahet në skalp dhe flokë, duke depërtuar në secilën prej rrënjëve të flokut. Formulimi me 6 lloje të proteinave të hidrolizuara me prejardhje natyrale përmirësojnë elasticitetin e flokëve, si dhe bëjnë të mundur rigjenerimin e skalpit në rast se është i dëmtuar. Acidi hialuronik dhe ekstraktet e tjera bimore hidratojnë flokun për të mos e ndjerë aspak të thatë, ndërsa ekstrakti i bimës Artemisia Capillaris mban në kontroll sebumin e tepërt, duke e bërë kështu të përshtatshme për çdo lloj tipologjie.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për skalpin.

*250ml

Aplikoni një sasi të moderuar në skalp dhe flokë të lagur pas përdorimit të shampoo-s, duke e masazhuar për 10 sekonda. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt Nard Himalayan, 6 lloje proteinash të hidrolizuara, ekstrakti i bimës Artemisia Capillaris.

Lista e plotë e përbërësve

Alcohol Denat., Propylene Glycol, Myristyl Alcohol, Water, Behentrimonium Chloride, Steartrimonium Chloride, Isopropyl Alcohol, Fragrance, Cetrimonium Chloride, Menthol, Salicylic Acid, Panthenol, Aminomethyl Propanol, Sodium PCA, Sodium Lactate, Arginine, Aspartic Acid, , PCA, Glycine, Alanine, Serine, Valine, Threonine, Proline, Isoleucine, Histidine, Phenylalanine, Acacia Concinna Fruit Extract, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Hydrolyzed Silk, Phenoxyethanol, Hydrolyzed Keratin, Hydrolyzed Wheat Protein, Sodium Benzoate, Hydrolyzed Collagen, Caprylyl Glycol, Tropolone, Glycerin, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract(0.3 ppm), Ethylhexylglycerin, Dimethicone, Trisiloxane, Glutamic Acid, Leucine, Lysine, Tyrosine, Methionine, Cysteine, Freesia Refracta Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Extract, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Monarda Didyma Leaf Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Camellia Japonica Flower Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Salvia Officinalis (Sage) Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, Allium Cepa (Onion) Bulb Extract, Artemisia Capillaris Extract, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract, Limonene, Linalool

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. 

NARD Hair Plus Water Treatment

1,350 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI