E formuluar me përbërës natyral për të ushqyer skalpin dhe gjatësinë e flokëve NARD Hair Loss Control Shampoo ofron pastrim të plotë dhe të thellë, duke i ndjerë flokët tuaj të freskët dhe të shëndetshëm. Shampoo ka kaluar të gjitha testimet rigoroze të aplikimit te persona të ndryshëm lidhur me efikasitetin e saj për forcimin e rrënjës së flokëve dhe minimizimin e rënies së tyre, duke shfaqur rezultate fantastike! Vaji i kokosit dhe ekstrakti i frutave Shikakai do të forcojnë rrënjën e flokëve si dhe do t'ju ofrojnë hidratim dhe elasiticitet. Ndërsa formulimi me 7 lloje përbërësish natyral si ekstrakt i lules Matricaria (lule kamomili), ekstrakt i gjetheve të rozmarinës dhe ekstrakt i livandos do t'ju ofrojnë qetësim të skalpit nga irritimet ose acarimet e faktorëve të jashtëm, si dhe do të largojnë të gjitha qelizat e vdekura për të pasur një skalp të shëndetshëm! Shampoo gjithashtu përmban 11 lloje të aminoacideve të cilat nxisin rritjen e flokëve të reja! 

Për efekt maksimal sugjerojmë kombinimin me: NARD Hair Loss Control Tonic & NARD Scalp Brush!

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.

*500ml/ 1000ml

Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët. 

Përbërësit "magjik"

vaji kokosi, ekstrakt i frutave Shikakai, ekstrakt i lules Matricaria (lule kamomili), ekstrakt i gjetheve të rozmarinës, ekstrakt livando

Lista e plotë e përbërësve

Argan Oil, Babassuamidopropyl Betaine extracted from babassu tree, Cocamidopropyl betaine, Cocamide MEA extracted from Coconut Oil, Hydrolyzed Collagen, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Keratin, Hydrolyzed Silk, Hydrolyzed Soy Protein, Hydrolyzed Wheat Protein, Jojoba Oil, Macadamia Seed Oil, Olive Oil, Spikenard Oil, Sunflower Seed Oil

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. 

NARD Hair Loss Control Shampoo

1,500 ALL 2,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI