NARD Foot Shampoo është krijuar posaçërisht për pastrim të thellë dhe efektiv të këmbëve! Shkuma e këtij larësi largon papastërtitë dhe vret 99.9% të baktereve, duke parandaluar kështu aromën e pakëndëshme të këmbëve. Ky larës është i formuluar me ekstrakt Nard Himalayan, i cili arrin të zbusë lëkurën e këmbëve. Formulimi me acidin citrik largon butësisht qelizat e vdekura, ndërsa acidi hialuronik e mban lëkurën të hidratuar edhe pas larjes. Ekstrakti i pemës së çajit dhe mentes, ndihmojnë në relaksimin e këmbëve të lodhura, duke ofruar ndjesi freskie.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: CMIT/MIT, alkool, paraben, silikon, fragrancë artificiale.
*280ml
Aplikoni një sasi të përshtatshme dhe fërkojini butësisht këmbët tuaja me ujë të vakët. Shpëlajini dhe thajini plotësisht, duke parandaluar kështu rritjen e baktereve.
Përbërësit "magjik"
ekstrakt Nard Himalayan, acid citrik, acid hialuronik, ekstrakt i pemës së çajit, mente
Lista e plotë e përbërësve
Water, Sodium Lauryl Sulfate, Sodium Laureth Sulfate, Glycerin, Cocamide DEA, Lauramide DEA, Mentha Piperita (Peppermint) Oil, Hydroxyethyl Urea, Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract(98 ppm), Sodium Hyaluronate, Citric Acid, Sodium Chloride, Sodium Chloride, Centella Asiatica Extract, Menthol, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, Caprylyl Glycol, Cocamidopropyl Betaine, Disodium EDTA, Phenoxyethanol
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.